![Goditje e rëndë për Rusinë, lëshohet urdhër](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667baf752c3ad.jpeg)
Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash
![Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-667a7da9e5090.jpg)
Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...
![Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-667a7cf9581b9.png)
Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”
![Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-667a7c99f3a6c.jpg)
Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë
![Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-667a7bb7200c6.jpg)
Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët
![Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-6679302e1c7bf.jpg)
Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...
![Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-66792fc02fb91.jpg)
Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore
![Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-66792f3be7586.jpg)
Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave
![Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-144-80-66792edb3fa97.jpg)
Netanyahu kundër ndalimit të luftës gjatë ditës me qëllim hyrjen e ndihmave në Gazë
![](https://sot.com.al/images/s.jpg)
Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Qershor 2024
![Netanyahu kundër ndalimit të luftës gjatë ditës me](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-800-0-27c78bce8cd68ea862c9ba060d3b7bde.png)
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi planet e shpallura nga ushtria izraelite të dielën se do të ndalojë luftimet gjatë orëve të ditës përgjatë një rruge në Gazën jugore, për të mundësuar hyrjen e një sasie të madhe të ndihmave humanitare për palestinezët.
Ushtria tha se pauza që filloi në orën 8:00 të mëngjesit, do të jetë në fuqi deri në orën 19:00 dhe do të zbatohet çdo ditë deri në një njoftim tjetër.
“Kur kryeministri dëgjoi njoftimet për një pauzë humanitare prej 11-orësh, ai iu drejtua sekretarit të tij ushtarak dhe ia bëri të qartë se kjo ishte e papranueshme për të”, tha një zyrtar izraelit.
Ushtria saktësoi se operacionet normale do të vazhdojnë në qytetin Rafah, objektiv kryesor i operacionit të saj në jug të Gazës, ku të shtunën mbetën të vrarë tetë ushtarë izraelitë.
Reagimi i kryeministrit Netanyahu nxjerr në pah tensionet politike lidhur me çështjen e ndihmave që hyjnë Gazë, ku organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar për një krizë humanitare në rritje.
Ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, i cili drejton një nga partitë fetare nacionaliste në koalicionin qeverisës të zotit Netanyahu e kundërshtoi idenë e një pauze taktike, duke thënë se kushdo që e vendosi ishte një “i marrë” që duhet të pushohej nga puna.
“Pauza taktike” e shpallur nga ushtria, e cila zbatohet në një hapësirë prej rreth 12 kilometrash në zonën e Rafahut, është shumë larg nga një armëpushim i plotë në territorin e rrethuar, që është kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë aleatin kryesor të Izraelit, Shtetet e Bashkuara. Nëse qëndron, ndalimi i kufizuar i luftimeve mund të ndihmojë në trajtimin e disa prej nevojave të mëdha të palestinezëve, të cilat janë shtuar edhe më shumë javët e fundit me sulmin e Izraelit në Rafah.
Pauza synon të lejojë kamionët e ndihmave të arrijnë në vendkalimin e afërt të kontrolluar nga Izraeli, Kerem Shalom, hyrja kryesore për ndihmën dhe të udhëtojnë të sigurt në autostradën Salah a-Din, një rrugë kryesore veri-jug, tha ushtria. Vendkalimi është përballur me bllokadë që kur trupat tokësore izraelite u zhvendosën në Rafah në fillim të majit.
COGAT, mekanizmi ushtarak izraelit që mbikëqyr shpërndarjen e ndihmave në Gaza, tha se rruga do të rriste rrjedhën e ndihmës në pjesë të tjera të Gazës, duke përfshirë Khan Younisin, Muwasin dhe Gazën qendrore. Gaza veriore e goditur rëndë, e cila ishte një objektiv i hershëm në luftë, po mbështetet nga ndihmat që hyjnë nga një vendkalim në veri.
Ushtria tha se pauza u vendos pas diskutimeve me Kombet e Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmës.
Por, agjencitë e ndihmës, përfshirë OKB-në, nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
Pauza përgjatë rrugës jugore po ndodhë ndërsa Izraeli dhe Hamasi po shqyrtojnë propozimin e fundit për një armëpushim, një plan që u shpalos me hollësi nga presidenti Joe Biden, në përpjekjen më të përqendruar diplomatike të administratës për ndalimin e luftimeve dhe lirimin e pengjeve të marra nga grupi militant. Ndërsa presidenti Biden e përshkroi propozimin si një plan izraelit, Izraeli nuk e ka mbështetur plotësisht atë dhe Hamasi ka kërkuar ndryshime, që duken të papranueshme për Izraelin.
Fushata ushtarake e Izraelit kundër grupit militant Hamas, e nxitur nga sulmi i grupit me 7 tetor, e ka zhytur Gazën në një krizë humanitare, me OKB-në që raporton uri të përhapur dhe qindra mijëra njerëz në prag të urisë. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Izraelit të bëjë më shumë për të lehtësuar krizën dhe ka thënë se luftimet e vazhdueshme, përfshirë ato në Rafah, kanë ndërlikuar dërgesat e ndihmave gjatë gjithë luftës.
Nga 6 maji deri më 6 qershor, OKB-ja merrte mesatarisht 68 kamionë ndihma në ditë, sipas të dhënave nga zyra humanitare e OKB-së, e njohur si OCHA. Kjo sasi ishte më pak nga 168 kamionë në ditë në muajin prill dhe shumë më pak se 500 kamionë në ditë, që grupet e ndihmës thonë se nevojiten.
Rrjedha e ndihmave në Gazën jugore ra bashkë me rritjen e nevojave humanitare. Më shumë se 1 milion palestinezë, shumë prej të cilëve tashmë ishin zhvendosur, u larguan nga qyteti Rafah pas sulmit, duke u grumbulluar në pjesë të tjera të Gazës jugore dhe qendrore. Shumica tani lëngojnë në kampet me tenda të shkatërruara, duke përdorur llogoret si tualete, me ujërat e zeza që rrjedhin nëpër rrugë.
COGAT-i thotë se nuk ka kufizime për hyrjen e kamionëve. Ai thotë se më shumë se 8,600 kamionë të të gjitha llojeve, si ata me ndihma ashtu edhe ata tregtar, hynë në Gazë nga të gjitha vendkalimet nga 2 maji deri më 13 qershor, mesatarisht 201 në ditë. Por pjesa më e madhe e ndihmës është grumbulluar në vendkalime dhe nuk ka arritur në vend.
Një zëdhënës i COGAT-it, Shimon Freedman, tha se është faji i OKB-së që ngarkesat e saj u grumbulluan në anën e Gazës në Kerem Shalom. Ai tha se agjencitë kanë “probleme themelore logjistike që nuk i kanë zgjidhur” veçanërisht mungesën e kamionëve.
OKB-ja mohon akuzat e tilla. Ajo thotë se luftimet midis Izraelit dhe Hamasit shpesh e bëjnë shumë të rrezikshme që kamionët e OKB-së brenda Gazës të udhëtojnë në Kerem Shalom, i cili është afër kufirit me Izraelin.
Marrëveshja e re synon të zvogëlojë nevojën për bashkërendimin e dërgesave duke ofruar një “dritare” 11-orëshe të pandërprerë çdo ditë për kamionët, që të lëvizin brenda dhe jashtë vendkalimit.
Nuk ishte e qartë nëse ushtria do të ofrojë siguri për kamionët e ndihmës ndërsa ata lëviznin përgjatë autostradës./VOA
Më të lexuarat
![Goditje e rëndë për Rusinë, lëshohet urdhër](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667baf752c3ad.jpeg)
![Tensionohet situata/ Moska kërcënon Perëndimin: Nëse e](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-aeacbefeec35f22d2904d2c737b5b3a5.webp)
Tensionohet situata/ Moska kërcënon Perëndimin: Nëse e nënvlerësoni vendosmërinë tonë, do të...
![Rusia bllokoi mediat italiane, reagon menjëherë ministria e Jashtme e](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667b0ad76177a.png)
Rusia bllokoi mediat italiane, reagon menjëherë ministria e Jashtme e Italisë
![Ngjarje e rëndë/ Sulm me thikë pranë një shkolle,](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-f2e32b2c4367b7fd2cd9f39da21d8df0.webp)
Ngjarje e rëndë/ Sulm me thikë pranë një shkolle, raportohet për tre të vrarë
![“Izraeli duhet të shmangë hapjen e një fronti të ri me](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-a1545cdfc18ecb82b1ec317065a2e5c0.jpg)
“Izraeli duhet të shmangë hapjen e një fronti të ri me Hezbollahun”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Një luftë tjetër midis tyre mund të shndërrohet në…
![Plas debati në Parlamentin spanjoll, deputeti i “Junts”](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-f707c984d45263529c3085b019c036a2.jpeg)
Plas debati në Parlamentin spanjoll, deputeti i “Junts” bën thirrjen e fortë: Kosova është shtet i pavarur, Qeveria e Spanjës duhet ta njohë
![Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE/](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-857743f175954f15d82f47aa6cb4cf4f.jpg)
Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE/ Zelensky: Projekti evropian është i kompletuar vetëm me…
![Video/ Fitoi xhekpotin 3.5 milionë dollarë në kazino, burrit i](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-f64a5a54d5c9bd921a4034c9c084d164.jpg)
Video/ Fitoi xhekpotin 3.5 milionë dollarë në kazino, burrit i ndodh e papritura
![“Franca do të shkonte në luftë civile](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-a6b9e2fe77dfb8c3d18e418327e86036.jpg)
“Franca do të shkonte në luftë civile nëse…”/ Presidenti Macron përballet me kritika të ashpra! Marine Le Pen: Të gjithë e kanë kuptuar se ai është kaosi
![Qytetarët i vënë flakën Parlamentit pas miratimit të](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667ae12acd8a5.jpg)
Qytetarët i vënë flakën Parlamentit pas miratimit të rritjes së taksave, raportohet për 10 të vdekur
![Krime lufte në Ukrainë, Haga bën lëvizjen e papritur ndaj](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-0b36b415441f0eef078e9e2aa0c9861a.jpg)
Krime lufte në Ukrainë, Haga bën lëvizjen e papritur ndaj të besuarve të Putinit, ja çfarë pritet
![‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë](https://cdnimpuls.com/sot.com.al/media3/-247-165-667ad51771d92.jpg)