BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Kultura

Artan Imami: “Nuk do të gënjejmë kurrë!” një komedi kontemporane, ku publiku gjen vetveten

Artan Imami: “Nuk do të gënjejmë kurrë!”

Aktorët Artan Imami dhe Ema Andrea vijnë në komedinë sentimentale “Nuk do të gënjejmë kurrë!”. Vepër e autorit Eric Assous nën interpretimin e dy artistëve të njohur për të mos u humbur. Ema Andrea dhe Artan Imami në shfaqjen “Nuk do të gënjejmë kurrë” vijnë në role si një çift i martuar prej 25 vjetësh që veç të qeshurave, do ta gjejnë veten shumë njerëz. Në intervistën për gazetën “SOT” si regjisor Artan Imami tregon për punën me komedinë që këtë herë nuk shfaqet në një sallë, por në një ambient të hapur për publikun. Kjo vepër po shfaqet në sheshin pas Teatrit të Kukullave, ku këto mbrëmje vere për publikun  ngjarjet e saj përcillen përmes dy artistëve të njohur. Regjisor dhe aktor Artan Imami thotë se në komedi janë një mori surprizash, gjërash për të qeshur, por ka dhe momente dramatike. Ai tregon se bashkë me aktoren Ema Andrea janë në këtë komedi në një orë e gjysmë në një dialog, i cili është i përsosur. Vepra është përkthyer nga Anxhela Çikopano, as/regji Florenca Bellova, skenografia Aldi Rusi. Vepra që është shfaqur disa mbrëmje në Tiranë do të vijojë dhe këtë mbrëmje tek sheshi pas Teatrit të Kukullave me interpretimin e dy aktorëve të njohur të teatrit.

-Në skenën teatrore me regjinë tuaj ju keni sjellë vepra të autorëve të njohur. Vepra që kanë përcjellë mesazhe, si dhe kanë qenë me interpretimin e aktorëve të njohur të teatrit në vendin tonë. Këtë herë ju erdhët si regjisor me komedinë “Nuk do të gënjejmë kurrë!”. Vepër e autorit të njohur Eric Assous, ku jeni në rol së bashku me aktoren Ema Andrea. Kjo premierë erdhi për publikun jo në një sallë teatri, por në një ambient jashtë, ku dhe po vijon të shfaqet. Pse kjo zgjedhje?

Komedia “Nuk do të gënjejmë kurrë” po shfaqet për publikun, por sigurisht që do të vijojë dhe sezonin që vjen, pasi tani kemi dhe Kampionatin Europian të Futbollit. Por shfaqja do të rikthehet mendoj në muajin shtator dhe tetor për publikun në salla të mbyllura. Tani ne shfaqjen tonë po e japim për publikun tek sheshi pas Teatrit të Kukullave në Tiranë. Kjo vjen edhe për shkak të programacionit të sallave të mbyllura të teatrove, që janë të prenotuara prej shumë kohësh. Ose të shtosh një skenë të re në Tiranë, është sikur të shtosh 200 salla të reja në Paris.

Artan Imami: “Nuk do të gënjejmë kurrë!”

-Ju vini si regjisor në këtë vepër. Por pse sipas jush tek komedia “Nuk do të gënjejmë më kurrë!” publiku gjen vetveten?

Tek komedia “Nuk do të gënjejmë kurrë!” publiku gjen vetveten. Nuk ka njeri në botë që mos të ketë hasur dilemën: A duhet treguar gjithçka në historikun e një marrëdhënieje apo heshtja ndonjëherë është më inteligjente, më e zgjuar. Nëse mund ta quajmë hipokrizi apo mund ta quajmë zgjuarsi se si ndërtohet apo si mbahet një marrëdhënie midis një çifti, dhe në rastin konkret një çifti me 25 vjet martesë.

-Në komedinë “Nuk do të gënjejmë kurrë!” ju dhe aktorja Ema Andrea vini në role si një çift i martuar prej 25 vjetësh që veç të qeshurave, do ta gjejnë veten shumë njerëz. Një komedi nga Eric Assous, por çfarë mund të na thoni më shumë për bashkëpunimin tuaj me aktoren e njohur Ema Andrea në shfaqjen e radhës që ju sillni si regjisor për publikun?

“Nuk do të gënjejmë kurrë!” është një komedi kontemporane. Në shfaqje është një çift që luhet në skenë nga unë dhe aktorja Ema Andrea, që kanë dhe një fëmijë të rritur dhe e gjithë historia vërtitet tek një gënjeshtër e bardhë. Historia është që gruaja bën një aksident të vogël dhe befas ai që bëri aksident, që përplasi makinën është kushërirë me një ish komshie që kanë pasur këta 25 vjet më parë, për të cilën bashkëshortja dyshon se burri i vet ka pasur një marrëdhënie. Por që këtu fillon dhe një mori surprizash, gjërash për të qeshur, por ka dhe momente dramatike. Unë dhe Ema Andrea jemi në këtë komedi në një orë e gjysmë në një dialog, i cili është matematikisht i përsosur, inteligjent dhe i thellë.  

-Në këtë hapësirë jashtë që ju e shfaqni komedinë, kur flasim për publikun nga sa mund të shihet?

 Kur kemi vënë shfaqjen teatrore “Shtëpiakë të dëshpëruar” mesatarisht ka qenë diku te 200 veta spektatorë. Por tek kjo shfaqje e fundit që po vëmë tani në atë hapësirë, publiku vërtitet diku te 100 spektatorë. Tani është edhe orari që ne fillojmë shfaqjen në orën 19:00 për publikun, vjen edhe Kampionati Europian i Futbollit dhe është pak e komplikuar. Por do të rikthehemi në muajt në vazhdim dhe mendoj që në vëniet e saj do ketë minimalisht 5 mijë deri 6 mijë spektatorë si shfaqje .

-Një sukses i juaji në teatër si regjisor  ka qenë dhe komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar”, ku ju ishit dhe si aktor në skenë bashkë me Gentian Zenelaj dhe Indrit Çobanin. Një komedi franceze që veç Tiranës ka qenë në skena të ndryshme nëpër Shqipëri dhe është mirëpritur nga publiku. Por a do të rikthehet sërish?

Komedia “Shtëpiakë të dëshpëruar” ka arritur deri në 80 shfaqje deri tani dhe ka kapur 25 mijë spektatorë në gjithë Shqipërinë. Sigurisht që do të vijojmë ta japim dhe këtë shfaqje për publikun, por tani Genti është goxha i impenjuar.

-Ju po e vijoni aktivitetin tuaj me teatrin si aktor dhe si regjisor. Por zgjedhja juaj këto kohë kanë qenë veprat që janë shkruar nga autorë të njohur dhe mes tyre dhe ata francezë. Çfarë keni parë tek kjo dramaturgji, që ju e sillini përmes shfaqjeve tuaja për publikun?

Po, është e vërtetë. U bënë disa autorë francezë, veprat e të cilëve po i vëmë në skena për publikun. Por kjo sepse komedia alla franceze ka pasur shumë sukses në publikun shqiptar. Janë komedi popullore, janë shumë argëtuese, pavarësisht temave, të cilat janë sigurisht të thella moralisht  dhe kontemporane. Por është letërsi jashtëzakonisht e mirë. Janë komedi që janë parë nga miliona spektatorë live. Janë komedi fituese të çmimeve “Molier” më prestigjioze që ekzistojnë.

Intervistoi: Julia Vrapi