BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Kultura

“Djali i diskos” filmi më i mirë në festivalin “Dea Open Air”, regjisori Giacomo Abbruzzese: Në filmin tim të radhës do ta bëj Shqipërinë protagoniste

“Djali i diskos” filmi më i mirë në festivalin

Festivali “Dea Open Air” përfundoi mbrëmjen e së enjtes, ku filmi më i mirë u shpall “Djali i diskos” nga regjisori Giacomo Abbruzzese. Në edicionin e 11-të garuan këtë vit 39 filma nga 25 shtete për çmimet e festivalit, që u mbyll me atmosferën e mbrëmjes gala. Edhe këtë edicion festivali i solli një tjetër atmosferë kryeqytetit, ku përmes tij për publikun u sollën prodhime të ndryshme filmash dhe në fokus të tyre këtë vit ishte vendosur individi me të gjitha problematikat e tij. Regjisori Giacomo Abbruzzese përmes një video përshëndetëse tha se shpreson që në projektin e tij të ardhshëm të jetë protagonist vendi ynë. “Falenderoj shumë jurinë për vlerësimin me këtë çmim, gjithashtu një falenderim i veçantë shkon për “Dea Film Festival” që më bëri ftesën, për të marr pjesë. Ne bashkë jemi dy vende miq. Në filmin tim të radhës, do ta bëj Shqipërinë protagoniste dhe ndoshta vitin tjetër mund të jem sërish me filmin tim atje”, tha ai ndër të tjera. Për drejtoreshën artistike Mirela Oktrova ky edicion, që u mbajt nga datat 9-13 qershor për herë të njëmbëdhjetë bëri bashkë të gjithë rreth kinemasë cilësore. “Me 39 filma nga 25 vende të botës dhe rreth 30 kineastë të ftuar nga 15 syresh”, u shpreh drejtoresha artistike e festivalit Mirela Oktrova. Në hapje të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, drejtori i festivalit Edmond Topi tha se kineastët i kanë thënë të gjitha në këto 5 ditë, me 39 filmat e tyre. “Mua më mbetet një falenderim shumë i madh, për të gjithë ju që keni ndjekur filmat çdo ditë, për kineastët që erdhën, që punuan. Nuk e dimë si do vazhdojmë, por Universiteti i Arteve që na ka rritur të gjithëve, ka qenë mbështetja jonë për 6 vite. Unë gjithmonë mendoj se nuk do ta bëjmë më këtë festival, por jam i sigurt se që nesër nisim edicionin e 12-të”, u shpreh drejtori i festivalit.

 Filmat e vlerësuar dhe aktorët

Të nominuar në kategorinë e filmit më të mirë me metrazh të gjatë ishin: Djali i Diskos - Giacomo Abbruzzese - Itali, Francë, Belgjikë, Poloni 2023; Dulçinea - Artur Serra Araujo - Portugali 2023; Okarina - Alban Zogjani - Kosovë 2023. Sipas zyrës së shtypit të festivalit, konkurrimi në këtë program u ndoq nga juria e filmit me metrazh të gjatë, e përbërë nga: Frank Dohmann (kryetar- Gjermani), Chema Gonzalez (anëtar- Spanjë), Ylli Pepo (anëtar- Shqipëri), Marco Morini (anëtar- Itali), Naser Shatrolli (anëtar- Kosovë), ku kupa “Dea” shkoi për “Djali i diskos” (Disco Boy )- Giacomo Abbruzzese. Ky film u vlerësua me motivacionin si filmi që shoqëron protagonistët e tij në një botë të rrezikshme dhe distopike, në të cilën, pavarësisht nga të gjitha pengesat e paimagjinueshme, ka ende një hapësirë të vogël për vetëvendosje dhe reagim njerëzor. Filmi “Influenza”- Feliks Shaeffer (Gjermani) fitoi çmimin special të festivalit. Kupa “Dea” për filmin studentor më të mirë shkoi për: Sera “Greenhouse”- George Georgakopoulos - Greqi 2023. Filmi i shkurtër më i mirë u shpall: Motrat - Jordi Sanz Angrill - Spanjë 2023. Çmimi special i medias në konkurrimin e filmit të shkurtër shkoi për “Akuariumi” - Gianluca Zonta - Itali 2024, ndërsa për filmin me metrazh të gjatë shkoi për “Okarina” - Alban Zogjani - Shqipëri 2023. Kupa “Dea” për aktorin më të mirë në filmin me metrazh të gjatë ishte për Jehon Gorani në filmin “Okarina”. Në kategorinë “Dea” për skenarin më të mirë në filmin me metrazh të gjatë, çmimin e mori Artur Serra Araujo - Dulcinea - Portugali 2023, ndërsa në kategorinë “Dea” për regjinë më të mirë në filmin me metrazh të gjatë, kupa “Dea” shkoi për Alexandra Likhacheva - Kretsul - Moldavi 2023. Në vijim gjatë mbrëmjes gala u ndanë dhe të tjerë çmime.