BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Kultura

“Fatalita” balet premierë me katër tablo me koreografi nga Toni Candeloro, vepra përcjell një mesazh sensibilizues për shoqërinë

“Fatalita” balet premierë me katër tablo me koreografi nga

Baleti “Fatalita”, një vepër që përcjell mesazh sensibilizues për shoqërinë do të shënojë premierën në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Kalendari artistik këtë muaj qershori përmban dhe këtë premierë baleti me koreografi nga Toni Candeloro. Kjo bëhet me dije nga vetë institucioni që ka ndarë dhe disa informacione rreth kësaj premiere. “Fatalita”, është balet premierë me katër tablo, me koreografi të Candeloros që do të jetë në skenë më 25 dhe 26 qershor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. “Katër kryevepra botërore, “Romeo and Juliet”, “Carmen”, “La Traviata” dhe “Anna Karenina”, ku heroina është gruaja që vdes, përmblidhen në një balet nga koreografi i shquar italian, Toni Candeloro. Vepra përcjell një mesazh sensibilizues për shoqërinë: Stop dhunës dhe nënshtrimit të gruas, që fundi i saj të mos jetë fatal!”, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit (TKOB). Baleti “Fatalita” që do të jetë në skenë për dy mbrëmje me radhë vjen i realizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Toni Candoloro është një nga balerinët italianë më të spikatur në skenën evropiane të ditëve tona. Karrierën e tij ka nisur në Arena di Verona. Kritika e ka vlerësuar shumë edhe për idetë e tij krijuese në botën e spektaklit, teatrit dhe festivaleve të ndryshme.

Muzika dhe artistët në skenë

Muzika në balet mban emrin e autorëve të njohur botërorë. “Fatalita” balet premierë me katër tablo me koreografi nga Toni Candeloro ka muzikën e autorëve Sergei Prokofiev, Giuseppe Verdi, Pyotr Ilych Tchaikovsky, Georges Bizet dhe Yury Shadrin. Koreografia nga Candeloro dhe subjekt nga Enada Hoxha. Në shfaqje janë trupa baletit e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Kostumografia nga Edlira Qyshka, video dizanjer Forian Çanga. Balet maestër Alisa Gjoni, Eltion Merja. Solistë në vepër janë Enada Hoxha, Gioacchino Starace, Marcos Rodriguez, Dion Gjinika, Kevin Lila dhe Ervis Koceku. Trupa e baletit e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit ka realizuar në skenë edhe kryevepra të baleteve botërore dhe shqiptare si brenda dhe jashtë vendit dhe këtë herë do të jetë në skenë me premierën “Fatalita”. Vepra e baletit premierë që do të vijë në skenë gjatë këtij muaji është në vijim dhe të tjera aktiviteteve në skenën e TKOB-së. Në vijim të aktiviteteve, në vazhdën e bashkëpunimit me Konservatorin e Potenzës, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit po sjell edhe gjatë këtij muaji koncerte kushtuar muzikës së dhomës me festivalin “AlBa”, ku interpretojnë artistë italianë. Muaji i parë i stinës së verës nisi në TKOB me kryeveprën e kompozitorit italian Giacomo Puccini, “Madama Butterfly”. Pesë net të produksionit të ri të “Festival Puccini”, në kuadër të 100-vjetorit të vdekjes së gjeniut të Torre del Lago.