BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Kultura

Kërkime arkeologjike në kuadër të projektit “Kontekstualizimi i Neolitit në fushën e Korçës”

Kërkime arkeologjike në kuadër të projektit

Gjatë muajit tetor, Instituti i Arkeologjisë në bashkëpunim me Universitetin e Këlnit (Gjermani) dhe Universitetin e Nju Jorkut në Buffalo (SHBA), ndërmorën kërkime arkeologjike në kuadër të projektit “Kontekstualizimi i Neolitit në fushën e Korçës”, nën drejtimin e dr. Edlira Andoni, dr. Jana Anvari dhe dr. Patrick Willet. Akademia e Studimeve Albanologjike pjesë e së cilës është dhe Instituti i Arkeologjisë shprehet se nëpërmjet vëzhgimeve sipërfaqësore dhe studimit gjeofizik, ky projekt synon të përcaktojë madhësinë dhe strukturat e vendbanimeve neolitike në fushën e Korçës, si dhe raportin që kanë këto vendbanime me peizazhin. “Vëzhgimi sipërfaqësor (survej) i hapësirës së vendbanimeve neolitike i parapriu studimit gjeofizik me qëllim përcaktimin e vendndodhjeve të vendbanimeve neolitike. Nëpërmjet studimit gjeomagnetik  synojmë të përcaktojmë veçoritë kryesore arkitekturore të vendbanimeve nën sipërfaqe,  shtrirjen  e  tyre, evidentimin  e kanaleve rrethuese, gropat  e mëdha dhe banesat e djegura, pa kryer gërmime arkeologjike. Pas përpunimit të të dhënave të studimit gjeofizik, rezultatet do të prezantohen në konferencën vjetore të Institutit të Arkeologjisë”, thuhet nga Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA). Materiali arkeologjik i grumbulluar dhe përpunimi i tij paraprak kanë ofruar informacion jo vetëm për praninë e vendbanimeve neolitike, por edhe të periudhave të tjera prehistorike dhe historike. Akademia e Studimeve Albanologjike ( ASA) bën me dije më tej se pjesë e rëndësishme e ekipit ishin studentë të Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore të Universitetit të Tiranës dhe studentë të Departamentit të Arkeologjisë të Universitetit të Këlnit. Ky projekt në fushën e arkeologjisë vjen në vijim dhe të atyre, që janë bërë me dije më parë nga ASA.