BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Kultura

Komedia e zezë “Na ishte një herë” produksion i teatrit të Korçës vjen në skenën e Tiranës

Komedia e zezë “Na ishte një herë” produksion i

Shfaqja teatrore “Na ishte një herë” i vendos ngjarjet në shtet totalitar të paspecifikuar. Vepër me regji nga Fatos Berisha, që në skenën teatrore vjen me interpretimin e katër aktorëve. Pas premierës që pati në qytetin e Korçës, komedia e zezë produksion i teatrit “Andon Zako Çajupi” u shfaq edhe në Tiranë tek salla e madhe te “ArTurbina”. Një shfaqje tronditëse dhe me shumë emocion që ngjiti në skenë aktorët e rinj të teatrit Silvio Goskova, Juxhin Plovishti, Xhuliano Brisku dhe Antonio Tole. Në një shtet totalitar të paspecifikuar, një shkrimtar dhe vëllai i tij me aftësi të kufizuara mendore merren në pyetje nga dy oficerë policie, pasi historitë e shkruara nga i pari kanë ngjashmëri me një sërë vrasjesh fëmijësh. Një labirint rrëfimesh, ku realiteti dhe iluzioni, e tashmja dhe e kaluara ngatërrohen në një histori komplekse, emocionuese dhe të tmerrshme për jetën, artin, politikën, shoqërinë, dhunën në familje dhe krijimtarinë. Vepra produksion i teatrit “Andon Zako Çajupi” në qytetin e Korçës vetëm për një natë erdhi në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” në Tiranë, por për publikun ajo pritet të vijojë edhe në skena të tjera. Me rol në këtë vepër erdhi dhe aktori Xhuliano Brisku, ku drama “Na ishe njëherë” me regji nga Fatos Berisha është dhe shfaqja e parë që ai interpreton si aktor i trupës artistike të teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës. Këtë herë për publikun erdhi në skenë me rolin e Tupolskit, por më parë ka shprehur se është një dramë tronditëse si për artistët që janë në role, por dhe për spektatorët. Regjisori nga Kosova Fatos Berisha i njohur për aktivitetin e tij në fushën e tetarit këtë herë solli në skenë veprën me interpretimin e katër aktorëve të rinj, por edhe më parë nuk ka munguar me shfaqjet e tij që ka sjellë në teatrin e Tiranës. Regjisori Fatos Berisha, i cili solli këtë premierë më parë në skenën e qytetit të Korçës gjithashtu më herët në reagimet e tij ka vlerësuar shumë dhe bashkëpunimet që bëhen në fushën e teatrit. Në fushën e teatrit si regjisor ai ka sjellë vepra që kanë trajtuar problematika të ndryshme dhe kanë përcjellë mesazhe të publiku, por aktivitetin e tij e ka edhe në fushën e kinematografisë.

Shfaqjet këtë sezon te “ArTurbina”

Vepra që është produksion i teatrit të qytetit të Korçës dhe erdhi për një mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” në Tiranë është në vijim dhe të tjera shfaqjeve teatrore që janë vënë në këtë skenë. Herë pas here në sallën e madhe te “ArTurbina” vijnë për publikun produksione të ndryshme teatrore. Ato janë jo vetëm produksione të vetë Teatrit Kombëtar në Tiranë, por dhe bashkëpunime të tjera shfaqjesh. Te skena e “ArTurbina” janë vënë një sërë shfaqjesh që kanë pasuruar jetën artistike të kryeqytetit, por nuk kanë munguar dhe festivale të ndryshme të teatrit.