BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Kultura

Promovim botimesh me krijimtarinë e Ramadan Sokolit, si dhe koncert me veprat e tij në Universitetin e Arteve

Promovim botimesh me krijimtarinë e Ramadan Sokolit, si dhe koncert me

Koncerti me krijimtarinë e Ramadan Sokolit erdhi me interpretimin e pedagogëve të Universitetit të Arteve dhe studentëve. Ramadan Sokoli etnomuzikolog, muzikant, kompozitor dhe shkrimtar u kujtua në 104 -vjetorin e lindjes përmes një aktiviteti që bëri bashkë artistë, pedagogë të arteve, studentë dhe më gjerë, ku u bë dhe promovimi i dy botimeve me krijimtarinë e tij. Libri “Album” me vepra të zgjedhura për flaut; drejtuese botimi Adelina Shehu Hoxha, editimi dhe përgatitja për botim Lorenc Radovani, Isak Shehu, konsulente Rozana Kuka; si dhe “Pjesë pianistike” (me katër duar), drejtuese botimi dhe digjitalizimi Adelina Shehu Hoxha, redaktimi muzikor Robert Radoja dhe imazhi i kopertinës Fatos Kola. Profesor Lorenc Radovani pedagog i violinës në Fakultetin e Muzikës, ndërsa bën një përshkrim të figurës së prof. Ramadan Sokolit sjell në vëmendje dhe kontributin e tij të madh në fushën e muzikës. “Në 104- vjetorin e tij të lindjes ne menduam të merremi me krijimtarinë e tij, sepse figura e Ramadan Sokolit është komplekse. Ai është marrë shumë me muzikologjinë, me folkloristikë, me instrumentet muzikorë, etj”, thotë profesor Radovani. Ky aktivitet me promovim të dy botimeve, si dhe me koncertin me krijimtarinë e tij bënë bashkë një ditë më parë artistët, por profesor Radovani ndalet dhe tek puna që është bërë për këto dy botime. Ai tregon se për këto libra është bashkëpunuar dhe me familjen e prof. Sokolit. “Në kohë të ndryshme janë botuar veprat e prof. Ramadan Sokolit, por sot u promovuan dy libra me krijimtarinë e tij. Ne kemi mbledhur vepra që ishin eksluzivisht të krijimtarisë së Ramandan Sokolit, si krijues, si kompozitor. Familja na i vu në dispozicion dhe ne kemi bërë dy përmbledhje, ku pjesë të tyre u interpretuan në këtë koncert”, tregon profesor Lorenc Radovani për koncertin, që u zhvillua në sallën “Ibrahim Madhi” të UA-së.

Një nga studiuesit më të mëdhenj të muzikës

Ramadan Sokoli (Shkodër, 14 qershor 1920 - Tiranë, 12 mars 2008) muzikant, kompozitor, shkrimtar dhe etnomuzikologu i parë shqiptar sipas kritikës çmohet si njëri prej studiuesve më të mëdhenj të muzikës shqiptare dhe ballkanike. Ramadan Sokoli ndoqi studimet e larta për flaut e kompozicion në Firence. Punoi në detyra të ndryshme në fushën e kulturës e të muzikës, prej vitit 1953 ka qenë pedagog në liceun “Jordan Misja” në Tiranë, ku themeloi klasën e flautit, klasën e folklorit dhe kabinetin e instrumenteve popullore, që u bënë bazat e etnomuzikologjisë shqiptare. Kreu shumë ekspedita dhe mblodhi material të pasur burimor folklorik, mes të cilave edhe tek Arbëreshët e Italisë. Ramadan Sokoli, ishte nga studiuesit e parë të polifonisë sonë popullore, ku nëpërmjet studimit të thellë e shkencor ka hedhur dritë mbi cilësitë dhe tiparet dalluese të të kënduarit me shumë zëra. Në vitet ’50 drejtoi dhe dy ekspedita ndërkombëtare etnomuzikologjike me studiues të huaj, në jug dhe në veri të vendit. Në krijimtarinë muzikore, Ramadan Sokoli ka shkruar këngë për fëmijë, të rritur, si dhe pjesë instrumentale. Në vijim të aktiviteteve të ndryshme kushtuar prof. Ramadan Sokolit janë zhvilluar dhe simpoziume shkencore.