BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Kultura

Redaksia e "Enciklopedisë shqiptare" mblidhet për informacionin rreth përgatitjes së listave të njësive enciklopedike

Redaksia e "Enciklopedisë shqiptare" mblidhet për

Mbledhja e radhës e redaksisë vendore të "Enciklopedisë shqiptare" u organizua për të shkëmbyer informacion rreth përgatitjes së listave të njësive enciklopedike sipas fushave, diskutimit të tyre me redaksitë gjegjëse në Kosovë, krijimin e listave të përbashkëta dhe stabilizimin e tyre duke shmangur përsëritjet e duke barazuar nivelet e përfaqësimit, me qëllim që cilësia e enciklopedisë të mbrohet. Akademia e Shkencave bën me dije se anëtarët e redaksisë vendore raportuan sipas grupfushave që mbulojnë në ndarjen e punës. “Deri sot 13 redaksi i kanë këmbyer listat dhe janë dakordësuar për fjalësin e përbashkët. Pritet që deri në fillim të javës edhe dy redaksi të kenë arritur në fjalësin e përbashkët, ndërsa deri rreth datës 25 qershor së paku listat do të jenë këmbyer edhe nga pjesa tjetër”, thuhet nga ASH. Po sipas akademisë, në mbledhje u konstatua dhe u vlerësua si arritje pozitive fakti që fjalësi i përgatitur nga redaksitë ka një shkallë të dukshme pavarësie ndaj fjalorëve enciklopedikë. Referuar numrit të përgjithshëm të njësive që do të përmbajë Enciklopedia (10 mijë njësi) rezulton një prirje për tejkalim, dhe kjo sipas ASH-së do të thotë se duhet të thellohet seleksioni, sidomos në grupimin e personaliteteve, që mund të gjejnë vend në njësitë tematike dhe në artikujt përmbledhës. “Raporti "një në tri njësi" për personalitetet duhet ruajtur, ky është raport klasik edhe në enciklopeditë e popujve të tjerë, me numër më të madh figurash të së shkuarës e të së sotmes”, bën me dije ASH. Gjithashtu në këtë mbledhje që u zhvillua në ASH, u theksua rëndësia e shembujve që duhet të përgatisin redaksitë e fushave dhe "gjetja e të barabartëve" ndër personalitetet, vendet dhe ngjarjet. Po ashtu u kërkua integrimi i fjalësit të propozuar nga redaksia e posaçme e trashëgimisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut në listat e përbashkëta. Sipas ASH-së ruajtja e raporteve midis fushave në peshën e tyre specifike kundrejt veprës në tërësi dhe me njëra-tjetrën ishte një tjetër çështje e diskutuar.