BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Kultura

Simpoziumi historik "Batifoli dhe Kodikët e Beratit" në muzeun “Onufri”

Simpoziumi historik "Batifoli dhe Kodikët e Beratit" në

"Batifoli dhe Kodikët e Beratit" ishte simpoziumin historik që organizua nga Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat në bashkëpunim me Museo Diocesano e del Codex Kalabri, Itali. QKMB shprehet se mes shumë të ftuarve ishin të pranishëm edhe krerët fetare të të gjitha komuniteteve fetare në Berat. Përshëndetën eventin Arqipeshkvi katolik i Shqipërisë së Jugut Giovani Peragine dhe Arqipeshkvi i Rossano Calabro Itali Maurizio Aloise. “Referuesit sollën fakte të reja mbi jetën dhe kontributet e Batifolit në historinë e kodikëve dhe trashëgiminë e Beratit, tipologjinë e shkrimit të shenjtë në dorëshkrimet historike dhe një histori e muzeut ikonografik “Onufri” me sfidat që sjell e ardhmja në situatën e suksesshme të turizmit në Shqipëri”, thuhet nga QKMB. Materialet e referuara sipas QKMB-së shumë shpejt do jenë të publikuara në formë elektronike. Miqtë nga Rossano Calabro ekspozuan për publikun një kopje të Kodikut të tyre ( Codex Purpureus Rossanensis) që është i së njëjtës tipologji e periudhë me Kodikun e Purpurtë të Beratit (Codex Purpureus Beratinus 1). QKMB shprehet se ky event hodhi bazat e një bashkëpunimi në të ardhmen për promovimin dhe evente shkencore në dobi të kulturës, trashëgimisë dhe vlerave të bashkëjetesës fetare. Ndërkaq që dhe drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido zhvilloi një takim me Imzot Maurizio Aloise-n,  arqipeshkvin e Rossano-s dhe me Dom Giuseppe Straface-n, drejtorin e Muzeut të Kodikut të këtij qyteti, që zotëron simotrën e “biblës tonë perandorake” të strehuar në DPA, Kodikut të Beratit. Si rezultat i bisedimeve, palët ranë dakord për prezantimin për herë të parë të këtyre dy thesareve të paçmuara të historisë së njerëzimit në dy ekspozita, që do të mbahen në Shqipëri dhe në Itali. Po ashtu, bashkëpunimi do të vijojë edhe përmes një botimi anastatik të përbashkët. Aktiviteti u zhvillua në sallën qendrore te muzeut ikonografik “Onufri” në Berat.