BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Kultura

Sopranoja Eva Golemi dhe baritoni Gëzim Myshketa së bashku me Orkestrën e TKOB-së do të debutojnë në teatrin “Giuseppe Verdi” në Salerno

Sopranoja Eva Golemi dhe baritoni Gëzim Myshketa së bashku me

Artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të ngjiten në skenën e teatrit “Giuseppe Verdi” në Salerno të Italisë. Sopranoja e njohur Eva Golemi dhe baritoni i njohur Gëzim Myshketa, së bashku me Orkestrën Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të debutojnë në skenën e teatrit “Giuseppe Verdi” më 21 qershor. Kjo bëhet me dije nga vetë Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit që thotë se është një koncert në nderim të kompozitorit italian Puccini. “Ky koncert vjen si një homazh në Festivalin e Muzikës 2024, në nderim të kompozitorit Giacomo Puccini, me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së tij”, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. Me një aktivitet të vlerësuar në skenën tonë, por me interpretime dhe në skenat e huaja ku ka kënduar më parë, sopranoja Eva Golemi thotë se kanë shumë rëndësi këto bashkëpunime me teatrot e tjerë jashtë. “Rëndësi ka bashkëpunimi. Unë si soprano jam ngjitur në skena shumë të rëndësishme dhe patjetër edhe ky koncert është një bashkëpunim fantastik për të treguar vlerat e solistëve dhe orkestrës së operës kombëtare të Shqipërisë”, thotë sopranoja Eva Golemi. Në këtë koncert do të jetë orkestra dhe kori i konservatorit të muzikës “Giuseppe Martucci” Salerno dhe Orkestra Simfonike e TKOB. Dirigjent Jacopo Sipari di Pescasseroli, dirigjent kori Marco Ozbic. Në skenë veç dy artistëve shqiptarë janë dhe sopranoja Alessia Panza dhe tenori Vincenzo Cosanzo. Në këtë skenë sopranoja Golemi do të jetë me ariet Senza mamna dhe Un bel di vedremo, si dhe me duetin nga Butterfly me tenorin Vincenzo Costanzo. Prej vitit 2007 teatri “Xhuzepe Verdi” i Salerno-s është vendosur në skenën kombëtare të operës si një teatër me një program të përzgjedhur të karakterizuar nga prania e artistëve të njohur, duke e vendosur veten, pavarësisht nga përmasat e tij, në të njëjtin nivel me teatrot e mëdhenj kombëtarë, si Opera e Romës, “San Carlo” i Napolit apo “La Scala” e Milanos.

Viti i Puccini-t

Gjatë këtij viti dedikuar Puccini-t edhe në TKOB janë vënë veprat  e këtij kompozitori.  Opera e parë që çeli vitin e Puçinit në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit ishte “Il Trittico”, një opera që ka tre vepra brenda saj. Në vijim të aktiviteteve përmendim dhe operën “Madama Butterfly” po në TKOB. Giacomo Puccini (Xhakomo Puçini) lindi më 22 dhjetor 1858 dhe vdiq më 29 nëntor 1924, njihet si një nga kompozitorët operistikë më të mëdhenj të fundshekullit XIX. Në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare Puccini i ri prezanton kantatën “Juno” në konkurs, ai nuk e fiton çmimin, por e kryen veprën, gjë që stimulon ambicien e tij. Nën ndikimin e “Aidës” së Verdit, ai e ktheu interesin e tij në traditat e operës italiane. Puçini shkroi 14 opera, dhe shumë këngë, të cilat janë shumë të njohura nga publiku mbarë botëror, veçanërisht aria Nessun dorma, nga “Turandot” e cila u këndua nga Luciano Pavarotti.