BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Opinion / Editorial

Aplikimi në SEPA, ditë historike

Aplikimi në SEPA, ditë historike

Dje, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, firmosi  aplikimin e Republikës së Shqipërisë për anëtarësimin në zonën gjeografike të sistemit unik të pagesave në euro SEPA. Kjo përbën një ditë historike jo vetëm për sistemin financiar në vend, por për të gjithë qytetarët shqiptarë. Po pse? Të 27 Shtetet Anëtare te Bashkimit Evropian kanë një sistem të tyre unik, të quajtur “Zona e Vetme Europiane e Pagesave (në anglisht, Single European Payment Area, ose SEPA)”. Ky sistem ka nisur funksionimin në vitin 2008 dhe është plotësuar në vitin 2016. Integrimi i pagesave, i realizuar nga SEPA, ka kontribuar në eficiencën e pagesave të qytetarëve dhe bizneseve, si dhe ka përmirësuar konkurrencën e ekonomisë evropiane në tërësi. Gjatë të 16 viteve të funksionimit të tij, sistemi i pagesave SEPA u ka dhënë qytetarëve të Bashkimit Evropian me qindra milionë euro përfitim, në tarifa më të ulura të pagesave ndërkufitare. Si pjesë e Planit të Rritjes Ekonomike të Bashkimit Evropian për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka marrë dritën jeshile nga Komisioni Europian, që të bëhet pjesë e SEPA-s, e sistemit unik evropian të pagesave. SEPA ka eliminuar praktikisht dallimet midis pagesave kombëtare dhe atyre ndërkufitare. Këto të fundit, përpara vitit 2008 ishin disa herë më të larta se pagesat brenda një shteti të BE-së.  Me aplikimin e djeshëm, Shqipëria u bë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor, i cili aplikon për t’u bërë pjesë e Sistemit Unik Europian të Pagesave (SEPA). Kjo erdhi, falë harmonizimit të plotë të kuadrit rregullator nga ana e Bankës së Shqipërisë. Ky përparim është evidentuar nga një raport i Bankës Botërore, ku cilësohet se vendi ynë ka plotësuar të nëntë kriteret e nevojshme për t’u futur në SEPA. Kuadri ligjor për SEPA-n, të cilin Banka Qendrore Evropiane ndihmoi për të hartuar, në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian, bazohet në ligje-direktiva të BE-së, si Rregullorja e Pagesave Ndërkufitare, Direktiva e Shërbimeve të Pagesave (PSD/PSD2), Rregullorja e Datës së Fundit të Migrimit në SEPA dhe Rregullorja e Tarifave të Shkëmbimit. Falë këtij sistemi të vetëm të pagesave, qytetarët tanë mund të bëjnë pagesa në euro pa para, nëpërmjet transferimit të kartës së kredisë apo debisë në euro që kanë, kudo në Bashkimin Evropian, njëlloj sikur të ishin në vendin e tyre.  Pagesat kryhen në SEPA brenda ditës, po të jenë online dhe deri në dy ditë pune, po të jenë me urdhër fizik pagese, pavarësisht se ku je në Bashkimin Evropian. Kosto e këtyre pagesave është shumë e vogël, me tarifa që shkojnë nga 1-2 euro për shuma të vogla deri në 500 euro, si dhe tarifa maksimumi 10-20 euro për shuma mbi 10 mijë euro. Banka jonë qendrore punoi fort, që nga viti 2021, për të arritur afatet e aplikimit. Në dy-tre muaj pas aplikimit, shpresohet që qytetarët tanë do të jenë pjesë e Sistemit të Unifikuar Evropian të Pagesave. Kjo përfaqëson një përfitim mjaft të madh për individët, bizneset dhe emigrantët. Po ashtu, edhe për turistët. Kjo, pasi komisionet brenda në SEPA do të jenë me herë më të ulëta dhe transaksionet më të shpejta. Brenda një dite pune do të vijë çdo transfertë nga seicili vend anëtar i SEPA-s, ndërsa deri tani kërkohej edhe një javë kohë. Bizneset do të përfitojnë, importuesit dhe eksportuesit do të përfitojnë, por edhe qytetarët. Përfituesit e parë më të mëdhenj do të jenë emigrantët që sjellin para në Shqipëri në familjet e tyre këtu. Sipas Bankës së Shqipërisë, ngritja e sistemit ndërbankar në vend, për transfertat në euro, që nga viti 2022, u kurseu qytetarëve rreth 47 milionë euro. Me integrimin në Zonën Unike Evropiane të Pagesave, kursimet do të rriten në disa herë. Vetëm për vitin e parë, pra për këtë vit, mund të kemi rreth 20 milion euro kursime nga ulja e komisioneve si në tabelën 3, duke përfshirë individët dhe bizneset. Në vitet e tjera që vijnë, shifrat e kursimeve do të jenë akoma më të mëdha. Futja e Shqipërisë në SEPA do të ndikojë në formalizimin e ekonomisë sonë, në rritjen e përfshirjes financiare, në modernizimin e pagesave dhe paralelisht në edukimin financiar, që banka jonë qendrore e ka projekt madhor. Puna disavjeçare e Bankës së Shqipërisë për integrimin në SEPA pritet të finalizohet me implementimin e një sistemi të shpejtë pagesash (në anglisht, “Instant payments”), që do u mundësojë të gjithë qytetarëve dhe sipërmarrësve të transferojnë para në kohë reale. Sistemi do të nxisë më tej konkurrencën mes institucioneve bankare dhe jo-banka, duke ulur kostot dhe rritur cilësinë e shërbimit për qytetarët.  Futja në SEPA për ne do të jetë një arritje dhe hap shumë i madh për të modernizuar edhe më tej sistemet e pagesave tona, për të qenë në përputhje totale me sistemet moderne të Bashkimit Europian. Në arritjen e kësaj faze, vendi ynë nuk do të ketë asnjë ndryshim me sistemet moderne të pagesave që përdor, në krahasim me vendet evropiane anëtare të Bashkimit Evropian. Anëtarësimi në SEPA është bërë tashmë prioritet kombëtar për ne. Zbatimi me sukses i këtij sistemi, do të na krijojë kushtet për integrimin tonë në sistemin evropian TIPS, por mund të shërbejë edhe si një zgjidhje dhe për vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.