BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Opinion / Editorial

Dhurimi i vulës “non-gratës” Sali Berisha, disfatë e plotë për opozitën

Dhurimi i vulës “non-gratës” Sali Berisha, disfatë e

Më në fund gjykata mori një vendim, edhe pse shumica nuk e priste, duke i dhënë vulën non gratës së pandreqshëm Berisha. Ky vendim i gëzoi shumë disa berishistë që hidheshin përpjetë në sallonin e selisë, por trishtoi fytyrat e Gaz Bardhit e të ndonjë tjetri, që mundoheshin të nxirrnin me zor kokën pas “gjigandit berishist” Flamur Noka,apo të Ilir Metës, i cili nga zori deklaroi se “ Berisha është vetë vula!” Nuk është hera e parë që dëgjojmë superlativa të tilla, që dy kokat e korruptuara të politikës, i bëjnë njeri- tjetrit, sa herë e ndjenë veten keq. Duke i bërë një analizë gjakftohtë këtij vendimi, konkludon se PD nuk ka fituar asgjë, ajo është e do të mbetet po ajo që ka qenë, e përçarë,e brejtur nga karierizmat e sëmura dhe që po i largohet çdo ditë e më tepër pushtetit. Nuk e dimë mirë nëse ia falën apo e meritoi Berisha vulën? Por nga vendimi i marrë fitoi vetëm non grata Berisha, i cili dalëngadalë, edhe me ndihmën e mazhorancës dhe neglizhencës së SPAK-ut, po faktorizohet për ditë e më tepër. Por parë nga shërbimi në dobi të opozitës, ky vendim e goditi edhe një herë rëndë opozitarizmin. Së pari tani i ranë plotësisht armët bosh të propagandës së Berishës se “drejtësia është e kapur.” Tanimë atij nuk “i pi ujë” asnjë akuzë ndaj drejtësisë, pasi është vetdiskredituar plotësisht, sipas egos së sëmurë, se kur ndëshkohet ai, drejtësia është e kapur,kurse kur i jep atij të drejtë “ gjyqtarët janë me integritet që i bëjnë shërbim demokracisë!” Tani nuk mund të çirret më “rroftë drejtësia e pavarur në drekë dhe poshtë drejtësia e kapur në darkë!”. Së dyti dhënia e vulës Berishës, e thelloi më tej përçarjen brenda radhëve të opozitës. Jo vetëm që ndjekësit e Bashës, siç kanë deklaruar, nuk do të bashkohen me Berishën, por edhe brendapërbrenda Rithemelimit përçarja do të thellohet. Duke qenë Berisha i izoluar në ballkon, Bardhi, Noka, Gjekmarkaj, Salianji e të tjerë do t’i bëjnë më shumë karshillëk njeri-tjetrit, për të fituar vëmendjen e tij. Këtë e tregoi qartë, jo vetëm fytyra e ngrysur e Bardhit pas shpatullave të Flamurit, por edhe qëndrimi i dyzuar ndaj bashkimit të opozitës, kur Spaho e Argita, deklarohen hapur kundër bashkëpunimit me Lul Bashën, kurse Noka e Berisha bëjnë thirrje që “çdo demokrat të kthehet në shtëpinë e tij.” Akoma më i shqetësuar për këtë vendim është aleati kryesor i Berishës, Ilir Meta, i cili si pragamatist i regjur, ka fituar herë në kurriz të Ramës e herë të Berishës, tani priste që Berisha të futej në gjirin e “Shtëpisë së Lirisë”dhe ai ta “shtrydhte” mirë siç bëri në zgjedhjet e pushtetit vendor. Ndaj edhe Meta,në gjendjen që ndodhet, do të fillojë të gërryej në radhët e kësaj opozite të kalbur. Së treti duke i dhënë vulën një partie që ka për kryetar non gradën, PD u shfaq ashiqare si parti e “non gratës” tanimë e braktisur plotësisht brenda dhe jashtë vendit. Asnjëherë nuk ka bërë vaki në botë që një parti me kryetar “non grata” të marrë pushtetin. Së katërti edhe pse drejtuesit e PD dhe ca të budallallepsur pritën me entuziazëm festiv vulën, marrjen e së cilës e kishin të vetmen alternativë, baza e PD e ka kuptuar “opizitarizmin” berishist, ndaj nuk e ndjek më. Rënia e rezultateve në votime, që vijnë duke rënë nga njëra palë zgjedhje në tjetrën, tregojnë qartë, se nuk duan të sakrifikojnë më për oborrin berishist. Meqë ky ka vite që e ushqen opinionin demokrat me sloganin e “drejtësisë së kapur nga Rama” vendimi i fundit i tre gjyqtarëve, të cilat ai i ka anatemuar më parë,do t’i kthehet në boomerang, duke e vlerësuar si “bashkëpunues me Ramën.” Dhe këtu diçka mund të ketë. Jo vetëm bashkëpunimi mazhorancë opozitë në parlament për dy ligje të rëndësishme, por edhe fakti që “valltarët e fitores” në selinë e PD, ishin parapërgatitur për “fitoren”, tregon se ata ishin të mirinformuar se “nga do të shkonte vula.”Duke i vënë mazhorancës socialiste një opozitë të udhëhequr nga “non grata”, i krijon asaj një shtrat të sigurtë për fitoren edhe të mandatit të katërt. Çdo lloj opozitari,sa më shumë t’i afrohet Berishës non grata, aq më shumë do t’i largohet pushtetit dhe Pendimit. Aleatët tanë të mëdhenj strategjikë, SHBA, Britania e Madhe dhe BE, tashmë e kanë bërë të qartë : “Nëse PD ka në krye Berishën, atëhere Perëndimi nuk bashkëpunon me PD.” Fakti që ndërkombëtarët qëndruan indiferentë ndaj vendimit të dhënies së vulës, nuk është thjeshtë dëshirë cinike që “copat e opozitës të hanë kokat e njeri- tjetrit”, por edhe një dëshmi se ata shohin si garanci për konjukturat gjeopolitke në Ballkan, mazhorancën e Edi Ramës. Sa e çoroditur është opozita shqiptare, sa i çakorduar është Sali Berisha! Pyesim: po sikur gjykata t’ia jepte vulën Lul Bashës,çdo të bënte Berisha? Do t’u bënte biografinë gjyqtarëve,me farefis e familjarë, për disa breza, do t’i shante, do t’i kërcënonte, do t’i anatemonte si “vegla të Edi Ramës”. Dhënia e vulës Sali Berishës, i dha edhe një fakt tjetër opinionit, se Lul Basha nuk ka qenë dhe nuk është pengu i Edi Ramës. Pra dhënia e vulës non gratës, nuk ndryshon asgjë, nuk hap asnjë perspektivë për opozitarizmin shqiptar,sepse duhet ndryshuar vetën një njeri, Sali Berisha, duhet çrrënjosur modeli që ai ka krijuar për këta 30 vjet demokraci.