BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Opinion / Editorial

Je shumë eagle

Je shumë eagle

Kombëtarja shqiptare për herë të dytë në Kampionatin Evropian nuk përbën më lajmin e ditës apo surpriz. As tifozët e saj kuq e zi që e kanë ndjekur në çdo cep të kontinentit, surpriza e këtij kapionati do të jetë se siç e kanë bër xhestin e shqiponjës vipat e artit dhe sportit botëror dhe politikanët, por mbi të gjitha do të bëhen fansa mijra spektatorë nga e gjithë bota pas çdo shënimi të golit nga djemtë e kombëtares së Silvinjos. Ai xhesti i me krahët e shqiponjës që na shenjon ne  si shqiptarë do të jetë i përbotshëm me shprehjen “Je shumë eagle”, shkurt do të quajnë një simpatizant të Shqipërisë je shumë shqiptar ose me Shqipërinë. Ndaj siç po komentohet lart e poshtë për lojtarin e dymbëdhjetë tifozerinë shqiptare ajo do të jetë edhe më e rëndësishmja e këtivij eventi. Entuziasmi më se i justifikueshëm që ka përfshirër kombëtaren tonë përballë tre superfuqive të futbollit botëror e ka një bazë logjike dhe nuk është një ngrehinë në rërë. Së pari djemtë tanë kanë përse të luajnë, jo vetëm për të realizuar ëndrrat e brezave të ish futbollistave të kombëtares që kishin talent, nuk i kishin as mundësitë dhe as mbështetjen e tifozerisë, por ata sot luajnë në kampionate serioze plotë dinjitet. Së dyti trajneri Silvinjo ka nevojë për Shqipërinë se me rezultatet që do të arrijë ngjitet në podin e trajnerëve si Ançeloti, Morinjo, Guardiola etj. Kombëtarja shqiptare ka nevojë për Silvinjon që t’i dërgojë në kupën e botës. Së treti djemtë e sotëm të kombëtares janë në një arenë të nivelit botëror, ku gëlojnë interesat e menazherëve të futbollit nga më profesionistët, dhe kush do të kishte luksin ta humbas kë rast të artë? Me një entuziasëm të mimenazhuar përtej euforisë siç i ka ndodhur rëndom ekipit tonë kombëtar i duhet më shumë të përqëndrohet tek faktori psikologjik, sepse të tre ekipet janë nga zona evropiane me temperament emocional të lartë dhe kanë një problem të vështirësisë së reagimit pas pësimit të golit. Në pikpamjen e rezistencës fizike mund të jemi të avantazhuar, sepse lojtarët kundërshtar janë non stop në kupa e kampionate vendase dhe të kontinentit. Një mesfushë e jona fuksionale do jetë fati ynë për të kapur një rezultat pozitiv. Klasi i Brojë, Asanit, Asllanit, Dakut, Bajramit etj, me një orientim të lojës mbrojtëse nga Berisha do jetë çelsi i suksesit, ndryshe çdo pasivitet i portierit për t’u çirur e ngjirur falë përvojës së tij do të na çojë vite pas. Më mirë që është ky grup dhe duhet të quhemi me fat, ne jemi skuadër e rritur dhe janë të tejshkuara teoritë e futbollit me emërtime e stigmatizime “Skuadra të mëdha e skuadra të vogla”, në këtë botë globale hapësirat janë ngushtuar dhe për ne ky është një shans që nuk duhet të na iki nga dora. Kalkulimet në letër bazohen në realitete janë një sërë faktorësh që bashkimi i gishtave të duarve për të bër shenjën e shqiponjës nga miliona njerëz është një bindje që djemtë tanë me talentin e tyre na e kanë rrënjosur. Mos harroni kur djemtë e kombëtares sonë u bënë në vitin 1997 e vetmja pikë referimi për ekzistencën e Shqipërisë. Lotët për kombin dhe atdheun që kish humbur rrugën, ishin e vetmja dashuri e vetmja ndjesi që na bashkonte. Kujtoni djemtë e De Biazit që me krenari na bën të ishim në festën evropiane përpara politkës, që ka 32 që na premton Bashkimin Evropian. Kombëtarja me këtë përfaqësim i ka borxh çështjes së Kosovës e cila është aty ndër ne me emrat e shumë futbollistëve të cilët na u gjendën në ditët më errëta të ekipit tonë kombëtar dhe vazhdojnë ende sot të jenë krenar që përfaqësojnë ngjyrat e flamurit kuq e zi. Kur shikon këngëtaren e famshme botërore Dua Lipa, Rita Ora me shenjën eagle e ndjen, se ne jemi ata dhe ata janë ne shqiptarët të cilët duam të nxjerrim edhe ne vlerat tona në këtë arenë të futbollit evropian të kemi një star, një margaritar, që do të lerë shenjën e tij.