BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Opinion / Editorial

Largime dhe tjetërsime asfiksuese për kombin

Largime dhe tjetërsime asfiksuese për kombin

Duke iu referuar dialektikës marksiste (mos u frikësoni ju që e lexoni këtë emërtim; është e vërtetë që iu kall tmerrin disave, por vetëm sahanlëpirësit janë frikashë që fshihen ferrash), vetë ekzistenca dhe zhvillimi i jetës materiale dhe shpirtërore bazohet te uniteti dhe lufta e të kundërtave. Ka largim po duhet të ketë edhe afrim. Ka ikje po ka edhe ardhje. Ka vdekje se ka lindje…

Po largohet e vërteta dhe po përqafohet gënjeshtra

Pas vitit 1990 banorët e Shqipërisë nisëm të firojmë nga largimet. Nëpër emisione televizive antikombëtare kjo quhet fitore sepse, sipas tyre është rrjedhshmëri objektive e tërë jetës shqiptare; se populli ynë gjithnjë paska emigruar për punë, kulturë e pasurim… Broçkulla propagandistike! Vetëm si rezultat i dyndjeve pushtuese e barbarizmave të të huajve shqiptarët janë shpërngulur e larguar, për të shpëtuar familjen e përsëri shumica janë kthyer. Këtë tregojnë shifrat e faktet e shekujve. Por këto tridhjetë vite është bërë përpunim total i gjithllojshëm i njerëzve që të ikin,të largohen. Këtë e bëjnë zellshëm qeveritë e Berishës dhe Ramës. Firot po shtohen edhe më tepër me hapa galopante. Mirëpo boshllëk nuk ka e nuk mund të ketë,sepse po u prish ekuilibri, po u tejkalua masa, dëmtohet rëndë cilësia,prishet uniteti, pra vjen shthurja e shpërbërja për të nisur një unitet i ri. Pa u kuptuar boshllëku po mbushet me shtetas të huaj nga mbi 29 kombësi thuajse nga tërë kontinentet. Po ndodh tek ne, me kombin tonë të stërlashtë, me gjuhën tonë të mrekullueshme shqipe, me territorin tonë, Shqipërinë që është caktuar me këtë emër, nënë këtë tokë ku ngroh e ndrit dielli “që kur bota është zënë” -siç thanë patriotët tanë të rilindjes kombëtare. Në kllapa dua të theksoj se ky lloj kryeministri që kemi prej 14 vjetësh, me djallëzi të injektuar në mendimet e tij nga bota e kapitalit, ka çorientuar jo pak njerëz me shumë etiketime dhe veprime,(që i quan të tëra “vepra e partisë socialiste”) që ia atribuon qeverisjes; sidomos me ‘rilindjen’ që premtoi, gjoja, pas rënies së Berishës! Dhe tani, meqenëse edhe nëpër librat shkollorë Rilindja Kombëtare është zbehur së tepërmi, shumë shqiptarëve të moshave të reja kur u kujton Rilindjen e kohës së Naim Frashërit, e ngatërrojnë me ‘rilindjen’ e ashtuquajtur të Edi Ramës dhe të largohen,në vend që të të afrohen! A nuk e shihni këtë si largim nga e vërteta historike,një tjetërsim psikologjik, arsimor, që synon të dezinformojë brezat e rinj? Është e vërtetë se shumë intelektualë atdhetarë, madje edhe jo të tillë e kanë kritikuar, shpërfillur dhe poshtëruar këtë teorinë e ‘rilindjes ala-Rama’, por qeveria ka aq shumë ingranazhe të keqmbërthyera sa është zor të hiqet me njëherë ndryshku. Aq më tepër kur ustai paguan rëndshëm për keqbërje, për antikombëtarizim,për dekomunistizim, për deformim të të vërtetave. Vini veshin diku më tej: para 25 vjetësh kishim papunësi, kurse këto katër vjet kemi nevojë për punëtorë! Tjetërsim drastik! Dhe më tutje: “punë ka,po unë nuk dua të punoj, se dua pagën një milion!”- ky është koncepti vrastar që solli Edi Rama me Rilindjen e tij dhe kapitalizmi me risitë e veta. Në vitet e zjarrta e të begata të sistemit socialist-në atë nivel aq sa e si ishte pasuria kombëtare, zhvillimi proporcional dhe i planifikuar i ekonomisë, kulturës dhe mbrojtjes,dhe mirëqenia e barabartë për tërë shqiptarët- ishte rrënjosur dashuria për punën, për çfarëdo lloj pune të dobishme shoqërore. Dënohej me ligj parazitizmi dhe mospranimi i punëve të ofruara. Sot kemi arritur paradigmën tragjike,kur i riu dhe e reja deklarojnë bujshëm:” nuk duam të punojmë këtu në atdhe për Shqipërinë!” Kjo tingëllon si tmerr i vërtetë! Në atë kohë që në Shqipëri u ndërtua socializmi, nuk kishte internet dhe celular,por kishte elektrifikim,radio e televizor që prodhoheshin në vend. Dijet dhe gjithë dituritë për jetesë, moral, punë, prodhim e zhvillim merreshin të sistemuara nga librat, shkollat, shkenca e huaj dhe ajo vendase, me një drejtim të centralizuar e të kontrolluar. U sigurua buka dhe mbrojtja në vend. U arritën ato suksese të papara në kulturë e edukim. Tani thuajse është larguar njeriu ynë nga libri se “botën e gjen në celular”. Njerëzit tanë janë larguar nga morali shqiptar, se paskësh qenë komunist dhe revolucionar dhe janë përqafuar me imoralitetin më të ndotur me fëlliqësira kafshërore që në disa aspekte ia kalon edhe Amerikës edhe Tajlandës. A nuk e shihni këtë si nga tragjeditë më të madhe se të tjerat? Çfarë dijesh po merr brezi i ri-aq sa kanë mbetur këtu- qofshin shqiptarë, apo nepalezë e koreanë, indianë e italianë?- Ku është morali njerëzor, ndjeshmëria atdhetare, ndjenja e punës dhe ajo e unitetit kombëtar. Këto tregues po shterojnë keqas ndërgjegjen kombëtare të shumë individëve duke i larguar ata nga të qeniut shqiptarë. E kjo është tejet tragjike, posaçërisht për ne që jemi popullsi e vogël dhe e shkërmoqur nëpër gjashtë shtete e disa kontinente.

Korrupsioni, plaga kanceroze e shoqërisë së sotme shqiptare

Na duhet të themi, me keqardhje të thellë se largimet nga vendlindja,largësitë e të konceptuarit të jetës ideale dhe praktike dhe largesat maskuese prej virtytit drejt vesit, janë shtuar aq shumë sa na kanë tjetërsuar deri thellëvetveten, individin e quajtur shqiptar, familjen, fshatin, rrethin,qytetin,kryeqytetin dhe tërë vendin. Polarizim,varfëri e skajshme për shumicën dhe pasurim i çmendur për disa me korrupsion,vjedhje, mashtrime dhe krime. Më thosh një gjuhëtar se në fjalorin shqip-shqip viti 1980, botim i Akademisë së Shkencave së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, faqe 873 nuk ekziston asfare fjala KORRUPSION. Kjo, jo se historianët e gjuhës dhe përpiluesit e fjalorit e kanë harruar, por për arsye farë të thjeshtë se, realisht në atë periudhë 1945-1985 nuk ekzistonte praktikisht një dukuri e tillë. Në shoqëri, në familje, në qeveri, në parti nuk kishte shenja KORRUPSIONI. Ne mbi shtatëdhjetëvjeçarët atë kohë që ka marrë emrin e merituar,’Koha e Enverit’, e kemi jetuar dhe e themi me plot gojën se nuk kishte korrupsion. Veçse,çuditërisht aty, në atë fjalor, shpjegohet vetëm fjala ‘korruptoj’ si vijon: “e prish dikë nga ana morale me anë dhuratash e ryshfetesh që të shkelë ligjet dhe të më shërbejë mua,-karakteristike kjo për vendet borgjeze.” Sipas këtij shpjegimi ne, tani paskemi hyrë në kategorinë e vendeve borgjeze.’Fitore’!?A nuk e shihni se si jemi tjetërsuar?Fjala “korrupsion”, nuk është në fjalorin shqip-shqip të vitit 1980,sot, ka 20 vjet që është kthyer në kryefjalë të jetës së përditshme juridike, politike, meditaike dhe të kujtdo që jeton këtu.Pra nuk e ka fjalori, por e vendos drejtori. Kujtoj se në dyqanin e shitblerjes së fshatlindjes sime, një ditë befas erdhi një kontrollues (asikohe quhej revizor) nga seksioni i tregtisë së rrethit dhe shitësit S.Z. në inventarin kontrollues për tetëdhjetë e shtatë artikuj, i gjeti një kg sheqer tepër(atëhere sheqeri nuk shitej i paketuar) dhe një litër vajguri mangut. Shifra e lekëve të defiçitit dhe të syfiçitit në fjalë iu mbajt nga paga mujore. Revizori piu një gotë raki (se kafe atëkohë nuk gjeje kudo, siç ka tani me qindra lloj surrogaturinash, me këtë emër), si shqiptarë bashkë me shitësin dhe iku në punën e vet. Tregonte bariu H.G.: “Në kooperativën bujqësore ne blegtorët paguheshim me ditë pune. U diskutua në kryesi një herë që të miratohej një vendim ku kryebarinjtë të merrnin 35 ditë dhe barinjtë 30 ditë pune në muaj. Mua më kishin caktuar kryebari se kisha përvojë pune më të gjatë dhe dhjetë klasë shkollë. Unë e kundërshtova sepse realisht bënim njëlloj punën dhe vuanim me bagëti njësoj dimër e behar. Kryetar i kooperativës Izeti, që ishte kundër çdo lloj shpërblimi të pabazuar për këdo e kurdoherë, më dëgjoi dhe tha që të bëhej vendimi ndryshe: edhe kryebariu edhe bariu të merrnin nga 35 ditë pune. Dhe ashtu u bë. Për atë kohë, ishte më mirë ky lloj stimulimi, sepse punohej me ndërgjegje të pastër dhe produkti dukej me sy nga të gjithë. Nuk fshihej, nuk gënjehej, nuk përvetësohej ajo që ishte pronë e të gjithë kooperativistëve.” Pas vitit 1990 deri në vitin 1994, ndryshuan të gjitha: mënyra e prodhimit, mënyra e shpërndarjes dhe mënyra e përvetësimit. Erdhën drejtorë të rinj. Erdhën qeveritarë bij ish-komunistësh, lloj e soj alabakësh, injorantësh dhe hajdutë që reklamuan deri në qiell ekonominë e tregut, etj. etj. Hydajeti, rrëfente se ato vite ishin të arta për të vjedhur.”Unë-thosh ai-rrija në shtëpi dhe merrja rrogën e plotë, ndërsa kur delja në punë merrja edhe dietë. Ama për ditë vidhej e vidhej jo vetëm në Shkodrën time,por në tërë Shqipërinë”.Dolën ligje të reja, metoda të reja pune, udhëheqës të rinj ku spikati S.Berisha e kompani. Lleshi, një miku im i kahershëm, aty nga viti 1995 kur filloi përdorimi më i dendur i fjalës ‘korrupsion’,me dituritë e tij prej malësori të shkolluar shpjegonte ‘etimologjinë’ e saj. Ai thosha se”korrupsion “ do të thotë: “korri opsionet që të jepen për të mbushur xhepin”. Dhe vazhdonte:’ opsione të tilla ka me miliona. Detyra jote, kushdoqofsh ti, dhe kudo që të jesh në rreshtin shoqëror të kapitalizmit, është që t’i gjesh dhe t’i korrësh i pari dhe me intuitë të lartë. Pasurohu, ani se si arrite atë pasuri!”Kurse Nardi, një intelektual i edukuar me ideale komuniste më pati thënë:” E ku e njihnim ne korrupsionin në Shqipëri deri në vitin 1985? Atë na i solli Amerika dhe Europa. “Dhe e mbyllte fjalën ai: “po të ketë burrë atdhetar në krye të qeverisë, këto marrëzira do të ishin shmangur sadopak dhe nuk do të vinte puna deri në këtë gjendje.Shqipëria është tejet e pasur,por duke ua shitur të huajve, ne po e dorëzojmë veten te globalizmi gllabërues.”