BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Opinion / Editorial

Një vështrim tjetër i së vërtetës

Një vështrim tjetër i së vërtetës

Të gjithë jemi në kërkim të të vërtetave, sidomos të vërtetave të pathëna. Përpiqemi t’i rrëmbejmë kohës të vërtetat e saj,  por nuk hidhërohemi kur ajo na jep pak nga gjithçka. Ne e dimë se nga gjithçkaja na jepet vetëm një grimcë e të vërtetave sepse e vërteta ndriçon. E vërteta gjithmonë na hap sytë, por sytë e hapur nuk i shërbejnë të gjithëve, e përsa kohë nuk i shërbejnë të gjithëve nuk është në dobi të gjithkujt. Nëse gjithkush nuk është i kënaqur nga e vërteta, atëherë ky është shkaku që lindin të vërtetat e rreme ose thënë  ndryshe  gënjeshtrat  që shpesh na nxjerrin në breg e që ushqehemi për shumë kohë me to. Përse na duhet e vërteta për gjithçka kur në të vërtetë na kthehet kundër vetes shumë herë? Përse na duhet e vërteta kur në  të vërtetë shpesh na duhet të mos e rrëfejmë si të vërtetë? Pasi  gjithçka ndodh në jetën tonë e në shoqëri në të gjithë fushat e jetës ndodh për shkak të një realiteti të krijuar më parë mbi disa të vërteta të cilat jo domosdoshmërisht janë të vërtetat e vërteta (realiteti) por të vërtetat e rrëfyera (prezantimi i gjerave). Ndodh shpesh që fshehja e së vërtetës diktohet nga rrethanat në të cilën ndodhemi.  Nëse  prish  punë shesh  preferojmë të mos e themi, por ta zëvendësojmë me diçka tjetër e ta shesim si të vërtetën e vërtetë këtë të fundit. E njëjta gjë ndodh edhe me të vërtetat që duhet të na thonë të tjerët. E pse duhet të dish të vërtetat që mund të devijojnë drejtimin e jetës në mënyrë të pakthyeshme? Shpesh  dëgjojmë  nga  njerëzit shprehjen se “ unë po them të vërtetën”, por asnjëherë nuk jemi të bindur se e vërteta e vërtetë, është ajo që prezantohet si e tillë. Ne kemi një të shkuar qoftë si individ, qoftë si shoqëri dhe jemi të detyruar të besojmë atë çka thuhet për të shkuarën tonë, ose ndryshe do të mbesim  pa të shkuar,  ose tek e fundit mund të besojmë një të shkuar sipas dëshirës,  por që kjo e shkuar nuk është e vërteta e së shkuarës. Nëse na kanë mashtruar apo gënjyer më parë mbi një të vërtetë apo shumë të tilla  janë  bërë për arsye të caktuara. Arsye që kohë më parë i kanë shërbyer  një qellimi që është quajtur i arsyeshëm.  Ne e ndërtojmë jetën tonë si individ e si shoqëri mbi disa të vërteta të mëparshme që ndoshta nuk mund të kenë qenë të vërtetat e vërteta, por na janë rrëfyer si të tilla. E ne kemi vedosur vet se kush është e vërteta e vërtetë dhe kush është e vërteta e rrëfyer në vazhdimësi për jetën tonë.  Vazhdimësia na ka treguar me kohën se nëse kemi bërë zgjedhjen e duhur për atë që kemi quajtur të vërtetë të vërtetë dhe të vëtetë të rrëfyer. Koha tregon me sa gënjeshtra jemi ngopur deri në fund të jetës për arsye të caktuara. Në ritmin e ecjes së shoqërisë ne shpesh na ndodh të ecim përmes të vërtetave të rrëfyera. Askush s’ka kohë të gërrmoj gjithë kohës tek e vëreta e së shkuarës për diçka, sepse askush nuk na garanton se e verteta e së shkuarës është ,ajo, e vërteta e vërtetë. E kam fjalën këtu ne mësojmë diçka për diçka dhe vetvetiu na shtyn  të  besojmë tek ajo që mësuam, pavarsisht se  çdokush nga ne është i prirur që në  rrethana  të  caktuara ta interpretojë të vërtetën sipas interesit të momentit. Nëse koha e kërkon një gjë të tillë  ne përpiqemi të paraqitemi me të duke ndërtuar realitete të rreme për të ardhmen. Ne nuk mund të gjendemi në çdo vend në të njëjtën kohë, për çdo gjë që ndodh rreth nesh dhe për ne, ndaj në çdo kohë më së shumti jemi të prirur t’i besojmë asaj që thuhet për aq sa të tjerët e kanë shitur për të vërtetë për vite të tëra. Ne ndërtojmë realitetin tonë për gjithçka ndodh nisur nga arsyetimi dhe kendëvështrimi ynë për botën. Por a është realiteti ynë e vërteta. Natyrisht që jo. Në të shumtën e rasteve ndodh që e vërteta të fshihet sidomos për gjerat më të rëndësishme, ato që përhapin panik në shoqëri apo thënë thjeshtë prishin punë. E në fakt shumica e të vërtetave janë të pathënshme nisur nga një arsyetim i caktuar sipas të cilit nëse i shërbejnë kaosit mbesin aty midis pluhrit të shekujve. Ka shumë lloj të vërtetash shumica e të cilave na dëmtojnë psikologjikisht, por jo vetëm. E vetmja që dimë, është se duhet të dimë, vetëm gjerat që duhet të dimë. Të tjerat që janë të rëndësishme kamuflohen  ose shiten ndryshe. E çdo kush prej nesh duhet të besoj nëse nuk beson gjithçka është i prirur të besoj diçka patjetër pasi  pa  besim nuk mund të jetohet është e pamundur vazhdimësia. Ndodh shpesh që njerëzit kanë frikë nga e vërteta jo vetëm e tyre,  por edhe e të tjerëve, kanë frikë se e vërteta e të tjerëve do të jetë një ditë e vërteta e tyre. Shumë histori të ngjashme përsëriten, e ne kemi frikë nga përsëritja e të njejtave gjëra. Kështu,  nëse  bota  qendron në këmb në këtë mënyrë siç është sot kjo ndodh më shumë për shkak të vërtetave të pathëna (sekreteve) sesa të atyre që janë rrëfyer.  Sepse e pa thënë fsheh misterin brenda, por që për t’u zbuluar do aq kohë sa nuk ja vlen barra qeranë, megjithatë ne humbim kohë për ta zbuluar. Kurioziteti njerëzor. Kur e kuptojmë se kemi humbur shumë kohë ne praktikisht jemi në fundin e rrugës sonë, e të tjerë njerëz vendosen përsëri për të ecur në rrugën e njerëzimit. E nëse bota mbahet në këmbë nga të vërtetat e pathëna (sekretet), çvlerë ka e vërteta e vërtetë(realiteti) . Nëse ne krijojmë vet realitete që i shesim si të vërteta sepse na shërbejnë  ne tregojmë kohë pas kohe në ç’rrugë kemi kaluar  në të vërtetë e çfarë po ju lëmë të tjerëve, e çfarë na kanë lënë të tjerët ne më parë. Vetëm një realitet të krijuar që i shërben interesave të konsideruara primare për kohën.