BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Opinion / Editorial

Për parimet euroatlantike!

Për parimet euroatlantike!

Bëj pjesë te ata njerëz që vendimet e gjykatave nuk i komentoj, as jetën e gjyqtareve e lidhjet që kanë, sido që ta japin vendimin. Bëj pjesë tek ata njerëz që mendojnë dhe e thonë hapur se ish sigurimi i shtetit komunist, vazhdon të drejtojë e të dirigjoj me tentakulat e zgjatura kudo. Sikurse mendoj se përballja me këta nuk është e lehtë se kanë 80 vite që komandojnë, por kurrsesi nuk mund të bëhem pjesë apo mbështetje e tyre. Kjo se i përkas një familje antikomuniste në gen, me të pushkatuar me gjyqe e pa gjyqe. Jam pjesë e atyre që nuk kam parë  se ç'post më  takon në parti për sa kontribut kam dhënë. E kam parë angazhimin tim politik si kontribut për vlerat reale të demokracisë dhe qytetarisë. Sot gjendemi fiks veshur me  kostumin e stiluar nga katovica. Të përndjekurit e shfrytëzuar dhe të pa përkrahur. Pronarë pa prona me “nofkën”  ish pronar. Dosje që nuk hapen, të zhdukur që nuk tregohen. Nëse do të them se e prisja këtë vendim nga Gjykata e Apelit nuk do thoja të vërtetën. Por duke njohur sa më sipër përmenda do gënjeja nëse do të thoja që s'më kishte kaluar nëpër mend. Kambanat ranë  që me asgjësimin e reformës zgjedhore dhe pazarin kryetar grupi -bashkim votash për amnistinë. Sigurisht që  të gjithëpushtetshmit e këtyre viteve do të bëheshin bashkë kundër vizionit të Lulzim Bashës për dekomunistizim, veting në politikë, lista të hapura, investim e forcim për familjen dhe  institucionet e edukimit,  vëmendje për shtresën e mesme të shoqërisë, njohjen e pronarëve dhe vlerësim për ish të përndjekurit politik. Të gjitha këto forcojnë vendin dhe shoqërinë, e kërkesat për drejtësi e demokraci domosdo rriten dhe si rrjedhojë sjell spostimin nga skena politike të establishmentit të vjetër. A është i thjeshtë spostimi i tyre që në kaq vite i kanë punuar qindin këtij populli?! E thjeshtë nuk është, por as e pamundur. Ne qëndruam bashkë për këto vlera, për këto kauza. Nuk qëndruam për t'i dhënë karrige pune disa deputetëve që lëkunden sa te Berisha non grata (arsyeja e ndarjes), e sa te vlerat euroatlantike. Ne qëndruam dhe jemi për të çuar deri në fund axhendën për dekomunistizim, veting në politikë, fund pandëshkueshmërisë dhe vlerësim për gjithë shtresat e shoqërisë. Këtë nuk na e pengon emri apo logo e partisë, ky është vizion e mision për të mbajtur bashkë  dhe për të ecur përpara me një parti të vërtetë euroatlantike. Lulzim Basha dhe strukturat qendrore të PD nuk duhet të humbasin asnjë ditë kohë në marrjen e vendimit përfundimtar në kushtet e krijuara. Shumë opsione po qarkullojnë. Si pjesë e demokratëve që e duan Shqipërinë në Europë dhe Shqipërinë krah Amerikës jam për themelimin e një organizate të re politike, me program e mentalitet bashkëkohor.