BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Politike

Ja “furtuna” e Britanisë së Madhe për politikën shqiptare, në “listën e zezë” bashkë me Berishën “non-grata” edhe të tjerë politikanë majtas e djathtas, Londra paralajmëron fund të hidhur për PD me Saliun në krye në zgjedhjet 2025

Ja “furtuna” e Britanisë së Madhe për politikën

Në dokumentin e dosjes britanike për ndalimin e hyrjes të Sali Berishës, janë përfshirë edhe kundërshtitë e ish presidentit dhe ish kryeministrit shqiptar. Në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” ku u zhvillua apeli i paprecedentë kur një ish kryeministër i kundërvihet vendimit të qeverisë britanike,  avokatët e zotit Berisha kanë dhënë argumentet e tyre se përse vendimi i sekretares së shtetit Priti Patel ishte jo i drejtë. “Vendim-marrësit nuk mund ti bazojnë gjetjet e tyre në fakte të pambështetura në prova apo që bazohen në pikëpamje të cilat në mënyrë të arsyeshme nuk mund të qëndrojnë. Akuzat e sekretares së shtetit për përfshirje kriminale dhe korruptive të marra në konsideratë janë pohime të rreme dhe jo të bazuara në fakte”, deklaruan avokatët e Berishës. Thelbi i kundërshtimeve të tjera të vendimit sipas avokatëve të zotit Berisha kanë të bëjnë me këto aspekte: “Sekretaria e shtetit në mënyrë të ligjshme nuk mund të marrë në konsideratë veprime të ndërmarra kur zoti Berisha ishte kryeministër apo president.  Ndalimi për të hyrë në Britaninë e Madhe është i motivuar politikisht dhe i influencuar prej kundërshtarëve. Bazuar në doktrinën e imunitetit sovran, kjo ia pamundëson Britanisë së Madhe ti refuzojë hyrjen e Sali Berishës  apo një kreu shteti në detyrë apo jo në detyrë në lidhje me përfshirje në abuzime gjatë periudhës së drejtimit”, raportoi dje “Top Channel”.

Të tjerë politikanë “non grata”

Qeveria shqiptare kishte të dhëna më herët se apeluesit Sali Berisha do ti ndalohej hyrja në Britaninë e Madhe. Dy ambasadorët e fundit Britanik janë jo të paanshëm. Për ndërtimin e parkut energjetik zoti Berisha nuk është potencialisht i përfshirë në ndonjë akt kriminal lidhur me këtë çështje”,-theksuan avokatët e Berishës. Gjatë shqyrtimit të apelit në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” ministria e punëve të brendshme Home Office tha këtë argument në hedhjen poshtë të pretendimit të ish kryeministrit demokrat se “ndalimi hyrjes në Britaninë e Madhe është i motivuar politikisht dhe i influencuar prej kundërshtarëve. “Apeluesi Sali Berisha ishte njëri prej një numri individësh për të cilët ndalimi i hyrjes i është rekomanduar sekretares së shtetit. Ky grup ishte i balancuar politikisht me përfshirje nga të gjitha anët e politikës shqiptare”, thuhet në dokumentin që disponon Top Channel. Lisa Giovannetti KC,  përfaqësuese e qeverisë angleze në këtë proces, si prapësime të pretendimeve të zotit Berisha i dha gjykatës se përpara marrjes së vendimit sekretaria e shtetit u konsultua me Ministrinë e Punëve të Jashtme Foreing Office nga ku mori këtë opinion. “Ka një probabilitet dhe risk të ulët apeluesi Sali Berisha mund të mbaje pozicione në qeveri potencialisht si kryeministër apo president.  Ministria e  Punëve të jashtme Foreing Office dhe Bashkimi Europian në Tiranë vlerësojnë se Partia Demokratike nuk ka gjasa të jetë e suksesshme në zgjedhjet e ardhshme. Ne nuk e përjashtojmë mundësinë që kjo të ndodhë teksa apeluesi Sali Berisha mund të jetë kryetar i PD. Ai është 77 vjeç, mbase mund të zëvendësohet nga dikush më i ri deri në zgjedhjet e 2025 por kjo nuk është e garantuar”, i tha gjykatës, Lisa Giovannetti KC, përfaqësuese e qeverisë britanike gjatë apelit të ndërmarrë nga ish-kryeministri demokrat, Sali Berisha.

Vendimi i Britanisë në vitin 2022

Britania e Madhe e mbështetur mbi Regjimin e saj të Sanksioneve Globale Anti-Korrupsion shpalli 27 “non grata” në vitin 2022, ku ishin individë të përfshirë në korrupsion serioz në mbarë botën, ndër ta edhe shqiptarë. Lista kryesohej nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe familjarët e tij, pasi Britania ka ndjekur të njëjtin model si SHBA, në vendosjen e sanksioneve. DASH, e shpalli liderin historik të PD si rrezik për minimin e demokracisë dhe kjo frazë u lexua mes rreshtave të njoftimit nga Britania. I dërguari i posaçëm i Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach deklaroi në atë kojë se: “Mbështetur mbi Regjimin tonë të Sanksioneve Globale Anti-Korrupsion ne kemi listuar 27 individë të përfshirë në korrupsion serioz në mbarë botën. Një regjistër i ri i Subjekteve Jashtë Vendit do të krijohet mbi Aktin e Krimit Ekonomik, që u kërkon të gjithë atyre që fshihen pas kompanive të huaja dhe që zotërojnë prona në Mbretërinë e Bashkuar të bëjnë publik  identitetin e tyre. Individët që dëmtojnë shoqërinë dhe shtetin e tyre  do të kenë pasoja dhe nuk do të jenë të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar”.  I dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor ka deklaruar se pavarësisht arrestimeve të disa zyrtarëve nga SPAK dhe BKH, ka të tjerë që vijojnë të veprojnë sikur të ishin të pa ndëshkueshëm për shkeljet e tyre dhe ndihen sikur ligji nuk zbatohet në mënyrë të barabartë për këdo.

Më të lexuarat