BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Politike

Lulzim Basha me të rinjtë në Korçë ‘thumbon’ dyshen Rama-Berisha: Shqipëria nuk do të jetë peng i një grushti njerëzish, ja çfarë do t’u ofrojmë ne shqiptarëve

Lulzim Basha me të rinjtë në Korçë

“Shqipëria nuk do të jetë peng i një grushti njerëzish që kanë hallet e tyre me drejtësinë, asgjë nuk do t’i ndalojë demokratët të mbrojnë dhe përfaqësojë idealet e lirisë, demokracisë, të mbrojnë dhe ruajnë aleancat euroatlantike dhe të mishërojnë ëndrrat e shqiptarëve për ndryshim”. Këtë deklaroi Lulzim Basha nga Korça nga ku zhvilloi një aktivitet me të rinjtë e këtij qyteti.

Basha tha se sot beteja është mes shqiptarëve që duan ndryshim dhe aleancës Rama-Berisha që duan ta mbajnë status quo-në, ta përdorin Shqipërinë për hallet e tyre.

Ai gjithashtu u shpreh se në 90-ën, të rinjtë qëndruan dhe fituan betejën me regjimin më të egër komunist të Europës, që për shumëkënd dukej e pamundur dhe sot, përtej sfidave dhe vështirësive, të rinjtë do t’i prijnë këtij ndryshimi historik që u kthen Shqipërinë shqiptarëve dhe e nxjerr nga kthetrat e një grupi politikanësh të korruptuar, që duan ta përdorin si plaçkën e tyre.

“Ne kemi shpalosur një alternativë, dhe duam ta diskutojmë me ju nëse është alternative e duhur për t’iu bindur që në rradhë të parë të bëjmë betejë për këtë alternativë. Dhe së dyti, për t’ia shpalosur shqiptarëve dhe për t’i kërkuar që të na ndjekin në një rrugë tjetër. Boll më me këtë rrugë të vjetër, nuk ka zgjidhje kjo rrugë e vjetër. Kjo ka vetëm halle, ka vetëm probleme, ka vetëm drama, ka vetëm largimin. Ata duan të vazhdojnë këtë lojë fallco me njëri-tjetrin. Mua personalisht jo vetëm që nuk më shkurajon ky bashkim i të vjetrës kundër alternativës, kundër projektit të shpresës, por më motivon më shumë se tregon që ata kanë frikë” – tha Basha.

Teksa diskutonte për aktualitetin, Basha u ndal te alternativa e PD për të rinjtë, e cila u shpalos në Kuvendin Programor, rezultat i punës i mbi 100 ekspertëve vendas e të huaj.

Një nga pikat e programit, i cili njihet me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”, është edhe NEXTGEN, i cili parashikon ndërtimin e 4 kampuseve kombëtare ku do të trajnohen 25 mijë të rinj në fushat prioritare  të teknologjisë së informacionit dhe programimit. Po ashtu parashikohen trajnim/praktikë pune e paguar 1 vjeçare për të marrë një profesion per 10mijë te rinj pas shkolles se mesme (që nuk vazhdojnë universitetin) por edhe për student të sapodiplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës.

Basha tha se këto janë investime plotësisht të realizueshme, që frenojnë largimin e të rinjve.

“Si të dalim nga kjo situatë? Si të dalim nga kjo gjendje? Me një projekt të qartë që ia kthen Shqipërinë të rinjve, ua kthen shanset dhe mundësitë të rinjve. Siç e thamë, që nga shkollimi, që nga përgatitja profesionale.

Ekonomia e re. Cila është ekonomia e re? Që nga teknologjia e informacionit, tek robotika, tek energjia e rinovueshme, te bioteknologjia. Dhe me këto profesione ne mund t’i mbajmë të rinjtë shqiptarë këtu në Shqipëri me rroga minimale prej 2 mijë eurosh në muaj. Kush do ta lërë Korçën në qoftë se nesër ka një diplomim dhe një profesion që paguan 2 mijë euro në muaj? Askush nuk do ta lërë. Ky investim është plotësisht i mundshëm. Është një fraksion i abuzimeve të kësaj qeverie me inceneratorët.” – theksoi Basha.

Tashmë në krye të demokratëve eurotlantist, Basha tha se PD lindi si parti pro perëndimore, euroatlantike dhe do të mbetet e tillë sepse ky është interesi i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

 

Më të lexuarat