BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Politike

Raportimi i Dumanit në Komisionin e Ligjeve/ Analisti i njohur bën paralajmërimin e fortë: Pasi t’u mbarojë mandati, prokurorët e SPAK do bien pre e hakmarrjes dhe...

Raportimi i Dumanit në Komisionin e Ligjeve/ Analisti i njohur bën

Analisti Mentor Kikia ka raportimin 5 orësh të kreut të SPAK, Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve, për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit që lamë pas. Kikia vlerësoi raportin e Dumanit, duke thënë se nuk ishte i bazuar vetëm në shifrat e hetimeve, por ngritui alarme që iu drejtuan ligjvënëse për disa fusha ku vepron krimi dhe korrupsioni.

“Ajo që ishte e veçanta e atij raporti, ishte fakti që ne jemi mësuar të dëgjojmë raportet shabllon, që rendisin statistika, duke u përpjekur të konsiderojnë sukses të punës së tyre numrin e personave apo çështje të hetuara. Raporti i Dumanit ishte i mbushur me deklarata që në një farë mënyrë prezantonin fushat ku krimi dhe korrupsioni ishin më të përhapur. Mendoj se kjo kishte rëndësi, se ishin alarme të cilat iu drejtuan parlamentit që të prodhojnë instrumente ligjorë për ta mbështetur”, tha analisti Kikia.
Për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Kikia tha se raportimi i dumanit ishte një mënyrë për të ekspozuar problemet me të cilat përballet drejtësia.

“Raporti i Dumanit u shndërrua në një lloj debati, ku pyetjet dhe përgjigjet nuk ishin thjeshtë pyetje dhe përgjigje, ishin edhe në formën e replikave dhe debatit. Ishte më shumë se sa një raportim, diskutim që përtej ngarkesës politike që mori, ishte një mënyrë për të ekspozuar problemet me të cilat përballet drejtësia”, u shpreh Kikia.
Kikia tha se ligjvënësit duhet të garantojnë mbrojtjen e prokurorëve të SPAK, duke iu mundësuar atyre ndryshimet ligjore për kërkesën e parashtruar për mundësi rikandidmi pas përfundimit të afatit 9-vjeçar. Kikia tha se prokurorët e posaçëm përballen me kriminelë, njerëz të korruptuar dhe nëse nuk u garantohet mbrojtje pas përfundimit të mandatit mund të përballen me hakmarrje.

“Nuk është thjesht çështja e zgjatjes së mandatit, sot të gjithë drejtojmë sytë nga SPAK për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Dumani tha se duhet të shtohet numri i prokurorëve, ne akuzojmë pse nuk shpejtohen hetimet. Në fund rezultati i punës së prokurorëve nuk matet sa shpejt e çon sosjen në gjykatë, por se sa të thelluar dhe shterues e ka bërë hetimin.

Kërkoi garanci për prokurorët. Ata përballen sot me pjesën më të egër të shoqërisë, me njerëzit më agresivë, me trafikantë, kriminelë, njerëz të korruptuar. Pyetja që unë shtroj është se çfarë do ndodhë që me një prokuror që ka shkatërruar dhe ka çuar njerëz shumë të rrezikshëm. Nesër kur t’i mbarojë mandati dhe të dalë në rrugë, pa asnjë mjet mbrojtës, pa masë sigurie, pa alternativë punësimi, çfarë mund të ndodhë me të? A mund të bie pre e hakmarrjes? Unë them se po. Nëse ne nuk i japim garanci, sot ky prokuror mund të demotivohet, mund të mos ketë atë kurajë që ka për t’u përballur me ata njerëz. Ligjvënësit duhet të bëjnë gjithçka për t’u garantuar mbrojtjen”, tha Kikia.

Më të lexuarat