BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Politike

Reforma në drejtësi, asgjësohet 50 për qind e trupës gjyqësore, pas të shkarkuarve nisin hetimet edhe për të dorëhequrit

Reforma në drejtësi, asgjësohet 50 për qind e trupës

Reforma në drejtësi rrezikon të reduktojë 50% të trupës në sistemin gjyqësor. Që prej fillimit të procesit të vetingut shumë gjyqtarë dhe prokurorë, pasi u janë konstatuar probleme në pasuri dhe profesionalizëm. Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë dhe instancat e tjera përkatëse janë të vendosur që ky proces nuk do të mbarojë me kaq, por parashikohet që deri në fund të procesit të vetingut të jenë shkarkuar 50% e gjyqtarëve. Pra, nga 800 gjyqtarë që gjenden në të gjithë vendin, 400 prej tyre do të largohen nga detyra. Përmes një strategjie të nxjerrë për konsultim publik, Ministria e Drejtësisë sqaron se lirimi i vendeve do të bëhet gradualisht, për të mos shkarkuar mungesë stafesh në institucionet gjyqësore. Sakaq, bëhet me dije se valë shkarkimesh do të ketë edhe nga radhët e prokurorive. Sipas dokumentit, deri në përfundim të vetingut parashikohet të shkarkohen 33% e prokurorëve në dispozicion. “Rivlerësimi kalimtar i gjyqtarëve dhe prokurorëve ka pasur ndikim të konsiderueshëm në reduktimin e numrit të punonjësve në sistemin e drejtësisë. Mungesat e krijuara janë shoqëruar dhe me vështirësi në zëvendësimin e tyre. Parashikimet tregojnë se nëse merren masa të qenësishme në lidhje me plotësimin e vendeve të lira, raporti i vendeve të lira të sistemit të drejtësisë do të jetë 50% në gjyqësor dhe 33% në sistemin e prokurorisë në vitet 2023-2024. Në këto kushte, ka nevojë që Shkolla e Magjistraturës të rrisë numrin e pranimeve vjetore për të paktën 100 kandidatë magjistratë në vit”, përcakton strategjia.

Hetim ndaj të dorëhequrve

Kjo strategji kërkon që në vitet në vijim të nisin hetimet edhe ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë dhënë dorëheqjen. Pak javë më parë Ministria e Drejtësisë i kërkoi SPAK që të fillojë hetim të thelluar ndaj personave që janë shkarkuar nga vetingu. Ndërsa, tani kërkohen hetime të posaçme edhe për ata që nuk pranuan të shkonin në veting, por u dorëhoqën. Sipas ministrisë, në çdo vit do të rritet numri i hetimeve ndaj trupës gjyqësore. “Sa i përket fushës së drejtësisë penale, përpjekjet e reformës po e sjellin gradualisht kornizën ligjore dhe ngritjen institucionale në përputhje me standardet europiane. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Gjykatat e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë filluar të operojnë në mënyrë efektive duke kontribuar kështu në rritjen e numrit të rasteve të hetuara, duke përfshirë këtu dhe gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar ose të dorëhequr si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar”, theksohet në strategjinë e publikuar nga ministria. Ndër të tjera në draft thuhet se, ekziston nevoja për përditësimin e programit të trajnimit të vazhdueshëm të ofruar nga Shkolla e Magjistraturës. Gjithashtu, synohet krijimi i një qendre burimore në Shqipëri për të drejtën evropiane si dhe për të drejtat e njeriut si dhe rritjen e kapaciteteve kërkimore dhe numrit të publikimeve.