BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Politike

Veliaj: Me vulë, pa vulë, 2-3 lugetër si Saliu dhe Meta djegin ende goma për të shkatërruar Shqipërinë

Veliaj: Me vulë, pa vulë, 2-3 lugetër si Saliu dhe Meta djegin

“Të përveshim mëngët për fitoren tonë në 2025-n, për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, si e vetmja forcë që bën shtet dhe qytet”. Kështu deklaroi Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me strukturat e kësaj force në zonën e Kombinatit.

Veliaj i krahasoi protestat e dhunshme të opozitës para Bashkisë së Tiranës me shfaqjet e talebanëve kundër Perëndimit. “Forcat politike që kemi përballë, në 2024 kanë ende mentalitetin e 1994: dhunë, dhunë, dhunë; shpif, shpif, shpif; baltë, baltë, baltë! Ka vetëm dy parti në botë që djegin goma: PD-ja, me vulë, pa vulë, copë e çikë si janë ata, dhe partia e Talebanëve në Afganistan. Është e turpshme që sot, në 2024-ën, kundërshtarët tanë nuk dinë të komunikojnë. E vetmja gjuhë që dinë është godit policinë, godit objektet e kulturës, siç është godina e Bashkisë, digj goma te Parlamenti, digj goma te Bashkia, tmerro turistët”, tha ai.

Ai theksoi se Sali Berisha dhe Ilir Meta flasin me të njëjtën gjuhë dhune si në vitin ‘94. “Ndaj motra dhe vëllezër, me vulë, pa vulë, ata janë ata që janë. Thoshte Mitrush Kuteli: “Nuk e di në fshatin tuaj, por në fshatin tonë 2-3 lugetër dalin çdo pranverë”. E pra, 2-3 lugetër nëpër dritare i kemi në çdo pranverë. Është e pashmangshme! Se bëhen bashkë, se bëhen copë e çikë, se bëhen kokoshi një thelë, se janë me vulë, se janë pa vulë, janë të njëjtët, 2-3 lugetër. Saliu, Ilir Meta dhe ndonjë tjetër që vazhdojnë flasin sikur është ’94-a. Digj goma dhe shkatërro Shqipërinë”, shtoi Veliaj.

Ai nënvizoi se fakti që shumica dërrmuese e anëtarëve të rinj zgjedhin PS-në, mobilizon më shumë strukturat për të arritur fitoren e radhës në 2025. “Fakti që shumica dërrmuese e anëtarëve të rinj që angazhohen në politikë, 6 mijë në Qarkun e Tiranës, zgjedhin Partinë Socialiste, na bënë më të përgjegjshëm, na bënë më të gatshëm, më të mobilizuar dhe më të motivuar, që me këta anëtarë të rinj të mobilizohemi që tani, të përveshim mëngët për fitoren tonë në vitin 2025, për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, si e vetmja forcë që bën shtet dhe qytet. Që nga Shpallja e Pavarësisë, nën drejtimin e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, vendi po jeton ditët e veta më të mira, por ditët më të mira i kemi akoma përpara”, deklaroi ai.

 

Më të lexuarat