BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x

Rajoni

Gjermania dhe SHBA “përplasen” për Kosovën, ambasadori Rohde kundërshton idenë e Hill

Gjermania dhe SHBA “përplasen” për Kosovën,

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kundërshtuar deklaratën e një dite më parë të kreut të misionit diplomatik amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili u shpreh se anëtarësimi i Serbisë në BE nuk duhet kushtëzuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Me anë të një postimi në platformën “X”, Rohde e theksoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke. Rohde shpërndau gjithashtu edhe lajmin me deklaratën e kancelarit Scholz, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ku nënvizonte se është e paimagjinueshme që dy vende të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE-së.  “Thjesht për rikujtesë: Lexojeni deklaratën e qartë të kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor të vitit 2022 për normalizimin, që përfshin njohjen reciproke. Kjo qëndron ende: Rruga është aty. Zbatim i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit nga të dyja palët sa më parë”, tha Rohde në X. Hill u shpreh më herët se ajo që europianët kërkojnë është normalizimi dhe se kjo është çështja e vërtetë sipas tij, të arrihet normalizimi atje ku kufijtë nuk do të jenë kufij që ndajnë, por kufij që bashkojnë, ishte mesazhi i tij. Ai theksoi se SHBA-ja mbështet synimet e Serbisë për t’u bërë anëtare e BE-së dhe po përpiqen ta ndihmojë atë “në këtë përpjekje, sepse është mjaft e qartë se Serbia do të jetë në Bashkimin Evropian në të ardhmen”. Në prill, Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian e miratoi vendimin përfundimtar për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim me Serbinë, duke e kushtëzuar pranimin e saj me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Sakaq, ndërmjetësuesit e bisedimeve kanë mbajtur qëndrim të paanshëm.