BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Sport

Berat Gjimshiti flet si kapiten i Atalantës, i vendosur të fitojë titullin në Europa League

Berat Gjimshiti flet si kapiten i Atalantës, i vendosur të fitojë

Finalja e Europa League luhet sot dhe dy shqiptarë d të jenë përballë njëri-tjetrit. Bëhet fjalë për Granit Xhakën që luan me Leverksuenin dhe Berat Gjimshitin që luan me Atalantën. I pari përfaqëson ngjyrat e Zvicrën në nivel ekipi kombëtar, kurse tjetri është kapiten i përfaqësueses kuqezi. Ndërkohë, në prag të ndeshjes finale të UEFA Europa League, në konferencën për shtyp krah trajnerit Gasperini ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti. 31-vjeçari u shpreh se Atalanta e meritoi të ishte këtu dhe se të gjithë janë gati për të shkruar historinë ndaj Bajer Leverkusen. “Këto janë emocione shumë të bukura, ne jemi të lumtur që kemi arritur deri këtu, pasi e kemi merituar. Nuk ndodh çdo ditë të luash të tilla finale dhe kjo ka qenë një ëndërr që kur kam qenë fëmijë. Nesër fusha do të ketë rëndësi. Të gjithë jemi gati për këtë betejë dhe duam të fitojmë dhe të shkruajmë historinë”, tha fillimisht mbrojtësi “kuqezi”. Më pas, Gjimshiti u pyet mbi mungesën e De Run, teksa konfirmoi se mund të jetë ai kapiteni i skuadrës. “Padiskutim që është një mungesë e rëndësishme ajo e De Run. Por, gjithçka do të varet nga ne, për mënyrën se si do të luajmë. Unë kapiten? Ka mundësi, por kjo nuk ka shumë rëndësi për ne, këtu jemi të gjithë, ne luajmë së bashku dhe fitojmë së bashku”, tha ai.

Një betejë e vërtetë kundër Bajer Leverkusen

Në fund, Gjimshiti theksoi se e respektojnë në maksimum Bayer Leverkusenin dhe pret një ndeshje shumë të luftuar. “Nuk ka nevojë për shumë fjalë, ata nuk kanë humbur asnjë ndeshje dhe me meritë e fituan Bundesligën. Ata janë një ekip i madh, me një skuadër shumë kompakte dhe shumë të fortë. Ne jemi përballur me Leverkusen dy vite më parë dhe besoj se edhe ata kanë pikat e tyre të dobëta. Natyrisht, e thash edhe pak më sipër se gjithçka nis dhe varet nga ne, nuk duhet të gabojmë, duhet të jemi të përqendruar maksimalisht dhe të shfrytëzojmë gjithçka sepse jemi në finale”, përfundoi Berat Gjimshiti.

Kombëtarja

Berat Gjimshiti është lojtari më në formë i Kombëtares kuqezi. këtë e tregojnë jo vetëm minutat që i ka më të shumta se çdo lojtar tjetër i përfaqësueses, por edhe numrin e ndeshjeve si titullar dhe rëndësinë që ka ai vetë në radhët e Atalantës. Këtë herë Gjimshiti do diçka më shumë. Ai synon të jetë lideri i vërtetë i skuadrës në finalen e madhe të Ligës së Europës përballë Bajer Leverkusenit, për të synuar trofeun. Mediat e huaja sportive i kanë thurur elozhe futbollistit shqiptar, duke e quajtur njërin prej pikave më të forta të skuadrës së Gasperinit. Nga ana tjetër, forma e tij e mirë i jep garanci titullari në ekipin përfaqësues, për më tepër që Gjimshiti është njëherësh kapiten i skuadrës. Ai do të dijë ta drejtojë si duhet grupin e lojtarëve në fushë, duke bashkëpunuar si duhet me trajnerin Silvinjo. Është lojtar i vendosur, i mirëpërgatitur, i disiplinuar në maksimum dhe mjaft i qetë, ndaj i zgjidh si duhet situatat e vështira në mbrojtje. Ky sezon ka qenë spektakolar për të dhe një sukses me Shqipërinë në Europian do të ishte qershia mbi tortë e performancës së tij në këtë vit futbollistik.