BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Aktualitet

Anuluan tenderin 1.1 mln €, SPAK zbulon arsyen dhe del me njoftimin e rëndësishëm

Anuluan tenderin 1.1 mln €, SPAK zbulon arsyen dhe del me njoftimin e

Struktura e Posaçme SPAK, ka publikuar arsyet që çuan në anullimin e tenderit me vlerë financiare prej 1 milion e 105 mijë euro, shumë kjo që do shpenzohet nga prokuroria për blerjen e paisjeve për sistem mbrojtje antiransomware, storage, server dhe switch.

SPAK, njofton se shkak i anullimit të këtij tenderi është bërë për arsyen se në këtë procedurë me një faze, nuk është dorëzuar asnjë ofertë ekonomike e përshtatshme.

Në këtë tender nuk kishte asnjë garë, pasi siç ka raportuar edhe më parë “Ora News” tenderi ishte paracaktuar pikërisht tek kompania “Axians Albania” që administrohet nga Kleanthi Prifti.

Sipas burimeve, kjo kompani ka hyrë e vetme në këtë tender të SPAK, duke përdorur formatin e Bashkimit të Operatorëve “Axians Albania” plus “Atom”.

Asnjë kompani tjetër shqiptare, nuk ka marë pjesë në këtë procedurë, pasi më parë ishte mësuar prej tyre se tenderi ishte paracaktuar dhe fitues do shpallej pikërisht Bashkimi i Operatorëve të mësipërm.

Edhe pse ka dhënë ofertën ekonomike, SPAK vendosi të mos e marë parasysh këtë ofertë, duke anulluar tenderin që ishte paracaktuar më parë.

“Atom” dhe “S&T alias Axians Albania”, janë dy kompani në dukje të ndryshme nga njëra-tjetra.

Por ato kanë një lidhje shumë të fortë. Dominimin e tenderave të OSHEE-së në sektorin e IT-së.

Dhe ky është një biznes shumë i madh, që tashmë këto dy kompani po e shtrijnë në formë monopoli jo vetëm në OSHEE por dhe tek tenderat e SPAK.

E gjithë procedura e tenderin me vlerë të përgjithshme prej 1 miliard e 647 milion lekë , por e ndarë në 5 lote të posaçëm, ka nevojë për tu hetuar nga vetë SPAK.

Kjo strukturë heton të gjithë tenderat e administratës Shtetërore, por asnjëherë nuk ka marë një rast të vetëm dhe hetojë tenderat e saj. Askush nuk i kontrollon, madje as KLSH-ja.

Tenderi me vlerë 1.6 miliard lekë vjen në një kohë kur dhe partnerët e huaj të SPAK, kanë investuar mjaft para në donacione, duke dhuruar sisteme kompjuterike për këtë Prokurori të Posaçme.