BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Aktualitet

Bëri tifo për Serbinë, ish-kryeministri shqiptar sqaron për herë të parë deklaratën virale

Bëri tifo për Serbinë, ish-kryeministri shqiptar sqaron për

Ish-kryeministri shqiptar Dritan Abazoviç tregoi publikisht mbështetjen për ekipin e Serbisë, pak para ndeshjes me Anglinë.

Duke marrë shkas nga kjo deklaratë e tij, i gjithë rrjeti bëri që të shpërthente në komente negative ndaj Abazoviç. Mirëpo, sot në një prononcim për EuroNews Albania, ish-kryeministri i Malit të Zi tha se mbështet të gjitha skuadrat e rajonit, duke përfshirë edhe skuadrën serbe.

“Unë kam ardhur në Dortmund për të parë Shqipërinë. Gjithashtu e kam shfrytëzuar rastin duke qenë se kemi mbërritur në Gjermani, shkuam dhe në ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë. Në të ardhmen do jemi dhe në ndeshjen mes Kroacisë dhe Italisë. Ashtu sikurse kam ardhur të mbështet Shqipërinë, duke qenë se mbështet një politikë paqësore, kam simpati edhe për skuadra të tjera të rajonit. Këtë moment vetëm Serbia dhe Kroacia janë këtu, por shpresoj në një kampionat tjetër do të jetë Mali i Zi, Bosnja apo Kosova. Ai është qëllimi i asaj deklarate”, tha Abazoviç.

Po ashtu Abazoviç theksoi se në intervistën e plotë për televizionin serb ka thënë se ka shkuar në Gjermani për të mbështetur Shqipërinë, ndërsa pjesa e bërë virale i përket vetëm ndeshjes Angli-Serbi.

“Për televizionin shtetëror të Serbisë kam thënë se kam ardhur të mbështes Shqipërinë, por gjithashtu kundër Anglisë kam tifozllëk më të fortë ndaj Serbisë. I uroj sukses dhe ekipeve të tjera në këtë kompeticion”, tha ai.

Kujtojmë se më një prononcim për RTS-në (televizionin publik serb), Abazoviç ka thënë se ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Anglisë në Euro 2024 do ta shikojë në stadium dhe se do ta mbështesë Serbinë.

“Nesër në mbrëmje do të jem në stadiumin e Gelsenkirchen, duke brohoritur për Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj se është koha për befasinë e parë të madhe, edhe një barazim dhe do të ishte rezultat i mrekullueshëm, por pse të mos besoni se Anglia mund të rrëzohet”, - tha Abazoviç një ditë më parë.

Kaq ka mjaftuar që komente negative të “shpërthejnë” në drejtim të tij duke shkruajtur: “Nuk ke gjak shqiptari” apo "I ke rrënjët nga gjaku i tyre”. 

Më të lexuarat