BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Aktualitet

Kishin ngritur skemë mashtrimi dhe merrnin deri në 10 mijë dollarë për një vizë në SHBA, përfundojnë hetimet, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjykatë 5 persona

Kishin ngritur skemë mashtrimi dhe merrnin deri në 10 mijë

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim për 5 personat që akuzohen, se kishte krijuar një skemë të mirëfilltë për të zhvatur qytetarët shqiptarët cilët donin të përfitonin viza amerikane. Renato Nasto, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Klaus Kapedeni, Xhemal Seseri, Eduart Gjini, akuzohen për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Në dosjen hetimore te prokurorisë  thuhet se zbulimi i këtij grupi mashtruesish, u bë mbi bazën e informacionit e dërguar nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Ata kanë informuar autoritetet shqiptare  lidhur me një rast të mundshëm mashtrimi me vizat amerikane, që dyshohet se po kryhet nga një ose dy shtetas shqiptar këtu në Tiranë. Shërbimet e sigurisë kishin konstatuar në 13 Tetor 2023 një shtetase e rreth 50-60 vjeç, në ambientet e jashtme të Konsullatës së SHBA-ve në Tiranë, duke shpërndarë kartë-vizita me shënimet në gjuhën shqipe “Viza Amerikane Insider”. Kartë-vizita mbante shënimet në gjuhën shqipe “Viza Amerikane Insider”, me dy llogari në platformat Instagram dhe WhatsApp duke dhënë edhe një numër telefoni.

Detajet

Gjithashtu, nisur nga përshkrimet fizike të gruas e cila shpërndante kartë-vizita, është identifikuar se ishte Diana NASTO nëna e Renato NASTO, dhe së bashku ata disponojnë një agjenci tranferim parash me emrin “RIA Money Transfer”, dhe Agjenci Udhëtimi” ne adresën, rruga “Ramazan Citaku”, Kamëz, Tiranë. Pas verifikimeve  u arrit në konkluzionin se Renato dhe Diana NASTO (nëne e bir), mashtronin qytetarët, të cilët donin të emigrojnë në mënyrë të paligjshme në SHBA, se nëpërmjet agjencisë së tyre viza amerikane është e sigurt, dhe për këtë ata kërkonin shuma të konsiderueshme nga 5.000 gjer në 10.000 dollarë amerikanë. Sipas dosjes  të pandehurit  kishin përdorur se karrem një  faqe në Instagram me emrin “Viza amerikane insider”. Ajo  është përdorur nga Renato Nasto, për të tërhequr qytetarë të interesuar për të marrë vizën amerikane. Për ta bërë me bindës  ai ka  përdorur edhe fotot e pasaportave të personave që kishin marrë më parë viza, mes të cilëve edhe të Klea Priftit, të cilat i reklamonte si sukses të garantuar se nëse bashkëpunoje me të e kishe vizën 10-vjeçare në xhep. “Ju paguani vetëm pasi viza t’ju aprovohet”, shkruhet në faqen e Instagramit përmes të cilës  Nasto ka arritur të marrë kontakt me shume  qytetarë, aplikantët për vizitë. Ndërsa Klea Prifti, Klaudio Leçini, Klaus Kapedani dhe Xhemal Seseri akuzohen se e kanë lejuar 30 vjecarin Nasto të manipulojë me të dhënat e tyre. Pasi plotësonin formularin me të dhëna të rremë, ditën e intervistimit në ambasadë, Renato Nasto  u shfaqej si person me njohje të brendshme në ambasadë, i shoqëronte dhe jepte udhëzime se si duhej të përgjigjeshin duke u dhënë detaje manipulative. Në rast se viza merrej me sukses, në xhepin e Nastos shkonin 10 mijë euro.  Nuk dihet saktë sa është numri i shqiptarëve që mundën të marrin vizë amerikane në këtë mënyrë, por dyshohet që mes përfituesve të jetë edhe Eduart Gjini, i cili është shpallur në kërkim.

Reagon ambasada e SHBA

Ndërkohë më herët edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shpreh se ka një skemë mashtruese lidhur me vizat amerikane dhe u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të bëjnë kujdes. “Ambasada e SHBA është në dijeni të një të ashtuquajturi projekt të njohur si “Let’s Talk Together About US24.”  Ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet tona arsimore ose personelin e ambasadës”, bën të ditur ambasada amerikane. “Shërbimi i Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit të SHBA do të vazhdojë të punojë me Policinë e Shtetit teksa ajo heton përmasat e kësaj skeme mashtruese”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA. Ambasada amerikane i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që garantojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara, si dhe viza amerikane pa pagesë ose me kosto të ulët. “Gjithashtu, i bëjmë thirrje kujtdo që të kontaktojë Ambasadën e SHBA nëse dyshon se ndonjë person ose organizatë përpiqet të paraqesë veten në mënyrë të gënjeshtërt si të lidhur me ambasadën”, përfundon reagimi i ambasadës amerikane.