BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Aktualitet

Pas policëve dhe punonjësve te burgjeve, qeveria rrit pagat dhe për ushtarakët, ja kategoritë që përfitojnë dhe ndarja sipas gradave

Pas policëve dhe punonjësve te burgjeve, qeveria rrit pagat dhe

Qeveria vazhdon me premtimet për të rritur pagat e punonjësve të disa sektorëve ekonomikë të vendit. Pas mësuesve, mjekëve, policëve, punonjësve të burgjeve dhe forcave zjarrfikëse, Këshilli i Ministrave do të shtojë pagat dhe për pjesëtarët e Forcave të Armatosura, sipas gradave. Konkretisht, kryeministri Edi Rama njoftoi se sa do rritet paga për këtë vit dhe 2024 për ushtarakët që mbajnë gradën e nëntetarit. Për këtë kategori, paga do ndryshojë nga 65.100 lekë në 84.369 lekë në maj të këtij viti, ndërsa vitin e ardhshëm do shtohet me rreth 10 mijë lekë, pra do arrijë vlerën 94.540. Kujtojmë që disa ditë më parë, Rama zbuloi dhe sa do ndryshojnë pagat për ushtarakët shqiptarë me gradën e nëntogerit dhe kundëradmiralit. Kryeministri ka premtuar se PS nuk do të shpenzojë shifra të mëdha për fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke premtuar rritje pagash për shumë profesione. Ai ka shprehur ambicien për të rritur pagën minimale në 45 mijë lekë deri në fund të këtij mandati dhe atë mesatare deri në 900 euro brenda vitit të ardhshëm. Edhe pse ka mohuar se këto premtime nuk bëhen për qëllime elektorale, opozita dhe mediat kanë ngritur shqetësimin se për shkak të informalitetit të madh kjo rritje pagash do rëndojë shumë buxhetin e shtetit.
Rama: Ushtarakët tanë ishin të keqpaguar, paga do bëhet sa mesatarja e NATO-s
Në profilin e tij në Facebook, kryeministri u shpreh se rritja e pagave për ushtarakët shqiptarë ishte e pashmangshme pasi për vite me radhë, ata ishin mënjanuar nga qeveritë e kaluara. Rama deklaroi se sot ushtarakët shqiptarë janë ndër më të paguarit në krahasim me kolegët e tyre në rajonin e Ballkanit. Rama premtoi se kjo rritje pagash për Forcat e Armatosura do të vazhdojë deri në arritjen e mesatares Së pagave të forcave ushtarake të NATO-s. “Pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por s’kishim asnjë rrugë tjetër përveçse të çonim përpara me këmbëngulje e durim ndryshimet e domosdoshme, pa të cilat pagat nuk mund të rriteshin siç duhej dhe siç e dëshironim të gjithë. Tanimë kushtet kanë ndryshuar shumë dhe ushtarakët tanë nuk janë më të fundit e rajonit për nivelin e pagave të tyre, përkundrazi, ata kanë paga ndër më të lartat të cilat do të vazhdojmë t’i rrisim drejt mesatares së NATO-s”, komentoi kryeministri në rrjetet sociale.
Ushtari 91.585 lekë, nëntetari 94.540, nëntogeri 116.195 dhe kundëradmirali 207.115
Deri tani, ndër kategoritë në hierarkinë e FA të Republikës së Shqipërisë, një ushtar do të paguhet nga maji i këtij viti 82.613 lekë, nga 65.500 lekë që paguhet deri tani. Për vitin e ardhshëm, paga e ushtarit shqiptar do arrijë në 91.585 lekë. Për gradën e nëntetarit, paga do bëhet 84.369 lekë nga muaji i ardhshëm, ndërsa për 2024 do rritet në 94.540 lekë. Ushtarakët me gradën e nëntogerit do përfitojnë këto rritje page 79.400 lekë në 2022, maj 2023 101.948 lekë dhe 116.195 lekë në 2024. Grada e admiralit do paguhet nga muaji që vjen 191.153 lekë dhe vitin 2024 do marrë 207.115 lekë.
Policia, nga 97.500 lekë për inspektorin e parë te 187.500 lekë për drejtuesin madhor
Për strukturën drejtuese të Policisë së Shtetit, rritja e pagave do të bëhet sipas kategorive: drejtuesit madhorë nga 139.375 lekë në 187.500 lekë; drejtuesit e rangut të dytë nga 113.375 lekë bëhet 137.500 lekë; për komisarët nga 91.500 rritet në 112.500 dhe për inspektorin e rangut të parë rritet nga 77.055 lekë në 97.500 lekë.
Burgjet, nga 97.500 lekë për inspektorin e parë në 187.500 lekë për drejtuesin madhor
Për pjesëtarët e Policisë së Burgjeve, pagat do të rriten nga drejtuesi madhor deri te inspektori i parë në këtë mënyrë: nga 138.375 lekë në 187.500 lekë për drejtuesit e parë, nga 112 mijë lekë në 137 mijë lekë për drejtuesin e rangut të dytë, nga 83 mijë lekë në 112 mijë lekë për komisarin dhe nga 71 mijë lekë në 97.500 lekë për inspektorin e parë.
PMNZSH, nga 75 mijë lekë për asistent-zjarrfikësin te 125 mijë lekë për komandantin
Duke u ndalur te forcat zjarrfikëse, kryeministri renditi rritjen e pagave sipas pozicioneve për PMNZSH: komandanti i zjarrfikëseve do paguhet 125 mijë lekë, inspektori 90 mijë lekë, zjarrfikësi 80 mijë lekë dhe asistenti-zjarrfikës 75 mijë lekë.
Rritja e pagave deri në 2024, nga 16.500 lekë në 49.125 lekë sipas kategorive
Për procesin e rritjes së pagave për kategoritë policë, gardistë, punonjës të burgjeve dhe forcat zjarrfikëse, shefi i mazhorancës tha se rritja do të kryhet në mënyrë të progresive sipas kategorive brenda vitit të ardhshëm nga 16.500 lekë në 49.125 lekë.