BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Aktualitet

Rrumbullaku firmos urdhrin e rëndësishëm për efektivët, ja për çfarë bëhet fjalë!

Rrumbullaku firmos urdhrin e rëndësishëm për efektivët,

Në kuadër të thellimit të procesit të verifikimit të integritetit të punonjësve të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Muhamet Rrumbullaku firmosi urdhrin “Për miratimin e ‘Formularit të vetëdeklarimit’ mbi verifikimin e integritetit të punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit”.

Pas firmosje së urdhrit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, u shpreh se askush që cenon besnikërinë ndaj uniformës së shenjtë të Policisë së Shtetit nuk do të ketë vend në strukturat e saj.

“Integriteti i shëndoshë i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe pastrimi i strukturave nga elementë brenda nesh, të cilët shkelin ligjin dhe betimin, është një proces prioritar dhe i rëndësishëm. Askush që cenon besnikërinë ndaj uniformës së shenjtë të Policisë së Shtetit nuk do të ketë vend në strukturat e saj. Kam bindjen e plotë se, organizata e Policisë së Shtetit ka forcën dhe energjinë e duhur pozitive për të izoluar dhe larguar nga radhët e saj çdokënd, që devijon nga misioni i ruajtjes së rendit e sigurisë publike dhe lufta e pakompromis ndaj krimit”, tha Rrumbullaku.

Në bazë të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshem procesi i vetëdeklarimit do të zgjasë deri më 30.06.2024 dhe punonjësit e Policisë së Shtetit do të deklarojnë edhe ndërprerjen e marrëdhënieve juridike të punës me Policinë e Shtetit, për plotësim të pasaktë ose të dhëna të pavërteta në formularin e vetëdeklarimit.

Procesi i verifikimit të integritetit do të nisë me vetëdeklarimin e punonjësve të Policisë së Shtetit lidhur me të dhënat për sigurinë si:

·Dënimi ose jo me vendim gjyqësor të formës së prerë nga autoritetet gjyqësore shqiptare ose të huaja, apo me vendim gjyqësor jopërfundimtar për një çështje penale të pazgjidhur me vendim gjyqësor të formës së prerë;

·Shkelja ose jo e rregullave të sigurisë së informacionit të klasifikuar dhe tentimi ose jo i kryerjes së aktivitetit të paautorizuar në sistemet e komunikimit të informacionit të klasifikuar;

·Qenia ose jo në hetim ose gjykim nga autoritetet shqiptare ose të huaja për vepra penale;

·Qenia ose jo i ndaluar ose arrestuar nga organet ligjzbatuese shqiptare ose të huaja për vepra penale;

·Caktimi ose jo i ndonjë mase shtrënguese të sigurisë personale;

·Lëshimi ose jo i një urdhri kërkimi kombëtar ose ndërkombëtar për vepra penale;

·Pasja ose jo e kontakteve të papërshtatshme, komunikimeve elektronike ose çfarëdolloj mënyre tjetër takimi apo komunikimi të qëllimshëm, me persona të përfshirë në krimin e organizuar;

·Pranimi apo shkëmbimi, ose jo, i parave, favoreve, dhuratave ose pasurive me persona të përfshirë në krimin e organizuar.