BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Aktualitet

“Sofra Konispolate” në netët magjike të këngëve dhe valleve mbarëkombëtare

“Sofra Konispolate” në netët magjike të

Konispoli, qyteti më jugor i Shqipërisë, i  njohur nga të gjithë të mëdhenj e të mitur që sa nisin e flasin e dinë ku është. E dinë pasi është qyteti ku ndahet vendi ynë me shtetin fqinj, Greqinë. Konispoli  nuk është shquar vetëm për patriotizëm, fisnikëri., zhvillimin e bujqësisë, plantacionet e agrumeve dhe blegtorisë, po edhe për art e kulturë. Nga kjo trevë kanë dalë mendje të ndritura të penës dhe penelit, intelektualë të shquar që kanë ndriçuar historinë shumë shekullore të kësaj treve. Për qytetin piktoresk, që shtrihet mbi kodrina dhe lëndina dhe që të befasojnë me bardhësinë dhe gjelbërimin, është folur e shkruar shumë. Me detin përkarshi, me kalatë dhe shtëpitë kështjella, çdo vizitori që bujt këtu, i shfaqet surpriza marramendëse  pasi këtu i gjen të gjitha. Mirësinë e njerëzve. Dashurinë për të bukurën dhe diellin që lind e nuk perëndon. Tërë vitin me diell. Ballin i’a ndrjçojnë rrezet e diellit. Shpinën i’a ndrit, drita e hënës. Faqet i’a përkëdhel puhiza e Jonit. Freskinë i’a japin Saraqindi, Narta e Çuka e Ajtoit. Në çdo hap takon historinë. Nga kalaja e Buarit deri tek traktet e mureve të lashtë në Qafën e Stismave.  Pak më lartë Shpella prehistorike e Kreshmoit. Kurorat e maleve janë si kurorat e lavdisë dhe hijeshisë. Po the Konispol ke folur për lartësitë ku është ngjitur. Po fole për konispolatët ke qëndisur portretin e qytetarit duarartë dhe të sakrificës. Bujqit dhe blektorët me emër, që nata dhe dita i gjen mes portokalleve e mandarinave sa çelin petalet deri sa frutet ngjyhen me argjendin e diellit në perëndim. Është mandarina që prek gjeografinë e kontinentit. Fundvjeshta e shndërron Konispolin dhe fushat buzë lumit Pavllo në Mekën jugore, ku me qindra mjete me targa të dhjetëra shteteve shkelin mbi rrugët fushore për t’u ngarkuar me produktin “Made in Konispoli”. Por këtu nuk është vetëm bujqësia e përparuar, e as  ngastrat me mandarina, që ngjasojnë me kopshtet e varura të Luksemburgut, që e dallon Konispolin. Një dimension tjetër, gati epik që harmonizohet me jetën dhe ngjall emocione deri në lotim është arti. Veçanërisht këngët dhe vallet që vijnë nga thellësia e shekujve dhe vazhdojnë të rritin brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Pikërisht ky folklor është zemra e Konispolit. Shpirti dhe rubini që shkëlqen dhe i jep jetë vetë jetës. Është bukuria shpirtërore që buron nga thellësia e qenies njerëzore. Përjetësinë e konispolatëve, që më shumë se bukën kanë dashur këngën dhe vallen. Sa zbret në qendër të qytetit të Konispolit, personazhi mitik që ka memorizuar historitë shumëshekullore është rrapi. Ky rrap është personifikimi i vetë qytetit. E kanë parë  madhështor. Degëgjerë. Mes furtunave që i tundin deri poshtë tek trungu i stërmadh, po edhe me degët të prera nga vjetërsia prej viteve. Po ai qëndron si Anteu dhe fëshfërin gjethet e degët me melodinë e jetës. Këtu, nën këtë rrap, janë takuar njerëzit e këtij qyteti të lashtë. Është lidhur besa dhe janë zhvilluar kuvende madhështore. Janë përcaktuar fatet e ardhmërisë. Pikërisht, këtu, patrioti dhe valltari Osman Taka para litarit dhe rrethuar nga jeniçerët hodhi vallen kundër vdekjes. Ngriti në këmbë pashanë turk me elegancën dhe ritmin qiellor të hapave mbi tokën e shenjtë. Kjo valle ka mbetur në kujtesë si sfida ndaj vdekjes. Është vallja epike e cila do të jetojë në breza,  duke emocionuar e entuziazmuar konispolatët dhe jo vetëm, po tërë vendin  deri në veri të Shqipërisë. Është vallja e Osman Takës, e cila do lartësohej nga një korife i valles Taip Madani, i cili siç tha “Mjeshtri i Madh” gjatë “Sofrës konispolate” renditet krah të mëdhenjve Agron Aliaj. Rexhep Çeliku e Lili Cingu. Vallja e kërcyer nga Taip Madani në Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës ishte perla që zuri kryet e kurorës në gjerdanin e folkrorit në këtë Kala. Valltarët e këngëtarët e Konispolit janë të panumërt. Dorë përdore me Taipin është eleganca dhe finesa e vajzave konispolate. Janë të njohura valltaret, Besnike Mullaj, Trando Beqiri  Lame, Hava Papara , Shpëtime Papara për të ardhur deri në ditët e folkut të majit tek vajzat e djemtë  e rinj, ende nxënës të shkollës së mesme në Konispol. Vallja dhe kënga e vajzave dhe djemve të Konispolit, këto binjake të shpirtit konispolat,  u rritën e u ngjitën në piedestalin e traditave të shquara të kësaj treve me zë në tërë hapësirën e kombit shqiptar. Zërat brilant të Velo dhe Nevruz Beqirit, Vesel Kamberit, Alush Dorës dhe dhjetëra të tjerëve kanë entusiazmuar dhe mbushur me emocion brezat ndër vite. Grupet folklorike të Konispolit, dorë për dore nga Vrina. Xarra, Shëndëlliu, Mursia buzë liqenit dhe mes gjelbërimit, Shkalla e Çifliku. Shalësi, Vërva, Dishati, Markati, Ninati deri tek Janjari i liqenit më të madh në jug të vendit, kanë qëndisur artin e këngës dhe valles me elegancë e shpirt,  me dashuri e krenari, të cilat i kanë ngjitur në majë të arritjeve si në tërë fushat e tjera të jetës.

“Sofra Konispolate” në netët magjike të

Sofra që shkëlqeu nën dritën e hënës dhe pikat e vesës

Në datat 17 dhe 18 maj sheshi i kuruar mrekullisht, i pastër si drita, i ndriçuar nga prozhektorët e shumëngjyrësh priti në një podium ndërtuar në pjesën më të  hijshme të sheshit në godinat e ristrukturuara në kuadër të qendrave të rigjeneruara të qyteteve, ditën e parë u grupet folklorike të nxënësve të shkollave. Interpretimet e tyre ishin brilante. Mesazhi? Traditat jetojnë ndër breza që vijnë dhe stafeta kalon nga brezi në brez. Kënga dhe vallja, veç lartësohen e ngjiten më lartë. E shtuna e datës 18 ishte kulmi i “Sofrës Konispolate” . E organizuar me shumë dashuri,  e mbështetur pa asnjë rezervë nga Kryetari i Bashkisë, Ergest Dule, i cili për ditë e netë të tëra, bashkë me ekipin e tij të organizimit ndoqi me seriozitet çdo detaj deri tek njoftimet, ftesat,udhëtimet, mjetet që do sillnin grupet folklorike në qytetin më jugor për të shpalosur këngët e vallet brilante, xhevahiret e mbajtur thellë në shpirt si pajat e nuseve në sepete ndër shekuj. Ergesti u interesua që Konispoli për dy netë të ftonte në podiumin e këngës dhe valles, grupin e Tropojës, ata djem dhe vajza shtatëselvi  me ritmet dhe hapat sikur të trokisnin në histori. Çiftelia jehoi dhe tingujt u përhapën ngado ndër male dhe valët e detit karshi. Nga Kalabria erdhi grupi simpatik, duke sjellë në Konispol hijeshinë dhe ngrohtësinë e atyre që shekuj më parë kapërcyen detin dhe u vendosën në Italinë fqinje. Arbëreshët sollën hijeshinë e freskinë. Asambli i këngëve dhe valleve nga Podojeva dhe Plava e Gucia i dhanë sofrës konispolate dimensione kombëtare. Kryetari i bashkisë thotë se sofrës nuk duhet t’i mungonte  Saranda e Delvina, tërë fshatrat e bashkise, ansambli Vlorës, djemtë valltarë që interpretuan vallen e Osman Takës blatuar korifeut të kësaj treve, Taip Madanit. Sofra e folklorit ishte e kuruar deri në detaje. Vangjel Taho, i ngarkuar me kulturën se zinte vendi, se kërkonte patjetër që eventi të shkëlqente. Aq i merakosur ishte kryetari i bashkisë sa brenda ditës shkoi në Divjakë në takim me Bankën Botërore për të diskutuar për zgjerimin e skemës së ujitjes nga liqeni i Janjarit sa u kthye me shpejtësi për t’iu bashkuar festës së folklorit. Nuk mund të mos priteshin me nderime “Zëri i Birbilit” grupi i njohur, këngëtarët i iso polifonisë së Delvinës, të cilët i shoqëronte, Kryetari i Bashkisë, Besmir Veliu,  ansambli i Himarës, që entuziazmoi tërë pjesëmarrësit. Duartrokitje pa fund. Emocione dhe lot gëzimi që t’i japin vetëm këngët dhe vallet e shpirtit të popullit. Organizatorët e emërtuan “Sofra konispolate”. Qytetarët e trevës e etiketuan sofra e mrekullive të këngëve dhe valleve tradicionale. Një sofër, që i mungonte prej vitesh në këto përmasa,vallja dhe kënga në  Konispol. Sofra që u shkri nga podiumi në shesh Kërcehej në skenë dhe qytetarët, të rinjtë kërcenin në shesh. Këndohej në podium, kënga vazhdonte në shesh. As nuk mund të dalloje profesionistët e podiumit nga qytetarët amatorë. Ky bashkërendim, kjo sinergji i dha sofrës së folklorit përmasat e tërë qytetit. Skena, këtu mes popullit u bë një podium i stërmadh. Vajza dhe djem, fëmijë dhe nxënës deri edhe të mitur interpretonin nën dritën e prozhektorëve pothuaj njëlloj me profesionistët. Përmbi pllakat e sheshit dhe në pjesën e gjelbëruar u këndua dhe kërcye. Konispolatët dhe tërë pjesëmarrësit u induktuan nga entuziazmi i podiumit dhe i’u bashkuan deri në shkrirje asaj atmosfere. Kjo tregoi sa dëshirë kanë qytetarët të festojnë, të gëzojnë, të këndojnë e hedhin valle. Sa të ndjeshëm dhe të dashuruar janë me traditat e artit shpirtëror, me folklorin tonë brilant. I tërë Konispoli dhe fshtrat përreth ishin bashkë me krahët e shtrira si shqiponja në flamurin tonë kombëtar.  Organizim gati si kombëtar. Nuk e teprojmë të themi se “Sofra Konispolate” i kapërceu kufijtë e kësaj treve. Në këtë sofër ku u derdhën dallgët e shpirtit popullor erdhën dinjitetshëm tërë trevat e kombit tonë. Sofra u bë edhe më e madhe dhe menuja artistike shumë më e gjerë. Dorë përdore nga Plava e Gucia, nga Durrësi e Podojeva, nga Kalabria e shqiptarëve, që kanë mbajtur gjallë shpirtin shqiptar dhe gjuhën shqipe, nga delvinjotët e himariotët, çamët e Vlorës që e duan vallen e këngët nga tërë bashkia e Konispolit dhe qyteti i Sarandës. Sofra u bë nga e Konispolit  në kombëtare. U këndua kënga me motive çame. I’u këndua Muharrem Rushitit nga Hidua i Markatit, u kërcye nga balerina e vogël si një zanë e shtojzovalle apo nimfë e sapodalë nga liqeni i artit. U kënduan edhe këngë në gjuhën greke, si një mesazh se shqiptarë e minoritarë jemi një dhe të pandarë. Do kalojnë vite, do organizohen sofra të tjera. Do shtohen pjesëmarrësit. Po sofra e 17 dhe 18 majit  2024 do mbetet qershia mbi tortën e folkut të popullit, shpirtit të tij të madh dhe organizatorët e ideuesit, të gjithë ata që i’u bashkuan me shpirt këtij organizimi siç ishte edhe bija Koqinajve, sociologia që punon në Tiranë e dhjetëra të tjerë do thuhet: Ishin ata që hapën siparin e sofrës konispolate. Dhe do thonë: Bravo, hapët një portë të parajsës shpirtërore të këngës dhe valles.

“Sofra Konispolate” në netët magjike të

Kush do e fitonte kupën e sofrës konispolate

Juria ishte nën peshën e emocionit. Edhe përgjegjësisë. Ishin profesionistë dhe artistë. Njohës të folklorit dhe të ndjeshëm ndaj valles dhe këngës. Kryetari i jurisë, Sejmen Gjokoli kur u ngjit në podium për të njoftuar ndarjen e çmimeve, deklaroi se ishte e vështirë. -Për mua,  - tha ai të gjithë meritojnë vend të parë. Megjithatë kriteret janë rigoroze. Në përfundim çertifikata për secilin grup. Për individë që shkëlqyen. Të gjitha ansamblet dhanë gjithçka. Kënduan e kërcyen me shpirt dhe zemër. Plot ngrohtësi dhe madhështi. Po një prej grupeve u shqua mbi të gjithë. Arbëreshët e Kalabrisë. Ata fituan kupën e “Sofrës konispolate”. Natyrisht, lotë gëzimi për kalabrezët, po edhe pjesëmarrësit.

“Sofra Konispolate” në netët magjike të

Mirupafshim në sofrën e radhës

Në prani të qytetarëve të shumtë. Jurisë, deputetit Niko Kuri, zëvendës  Prefektit, Kristaq Kiço, i zoti i shtëpisë, Ergesti, pasi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, si dhe Këshillin e Qarkut, Vlorë për mbështetjen, uroi artistët dhe i përgëzoi  për entuziazmin që transmetuan dhe premtoi se sofra e folkut konispolat do kthehet tashmë në një traditë të përvitshme. Konispoli,  kjo trevë e artit dhe kulturës e meriton një event të tillë. Ne që i’u bashkuam këtij entuziazmi, që e prekëm këtë magji s’na mbetet gjë tjetër veç t’i përgëzojmë të gjithë ata që erdhën dhe ata që e organizuan këtë festë të shpirtit të popullit tonë dhe t’i urojmë: Ju këndoftë zemra tërë jetën!

Bardhyl  BEJKO