BREAKING NEWS

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD, demokratët rrezikojnë sanksione, Ambasada Amerikane deklaratë “bombë”, të kenë kujdes personat që shoqërohen me Sali Berishën dhe familjen e tij

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD,
x
BREAKING NEWS

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i lartë i SHBA zbarkon në Tiranë më 20 qershor, Joe Biden zgjat “emergjencë kombëtare” për të zhdukur korrupsionin në Shqipëri, zbardhet dokumenti që fundos familjen “Berisha”, sekuestrim pasurie për...

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i
x
BREAKING NEWS

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që do të fundosë Ilir Metën në SPAK, Kreshnik Spahiu zbulon detaje nga përgjimi që nëse merret seriozisht nga autoritetet mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në politikë

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që
x
BREAKING NEWS

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti i shtetit për shkak të vjedhjeve dhe keqmenaxhimit, Spitali Amerikan zero investime në pajisje dhe përdor mjekët e spitaleve publike, qeveria asnjë kontroll

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti
x
BREAKING NEWS

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në nr.2 i qeverisë dhe ministre e tenderave në Shqipëri, ja detajet e forta që zbardhi media greke për bashkëpunëtoren e Ramës, nga “festa” me 50 milionë eurot që i ka borxh kompanisë “Acto...

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në
x
BREAKING NEWS

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po heton prokurori Sotir Kllapi, në skaner pronat dhe llogaritë bankare, nga tërheqja e 20 mijë euro në vitin 2008, lejet për ndërtime, vila në Gjirin e Lalzit, deri te mobilimi dhe misteri i...

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po
x
BREAKING NEWS

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e fundit e pyetjeve të tij në SPAK, ja provat që e kanë fundosur, juristi Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e
x
BREAKING NEWS

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur, Myslym Murrizi zbulon se çfarë po ndodh brenda opozitës dhe tregon "recetën" që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur,
x

Aktualitet

“Zunë vendin e Ndranghetës”/ Artan Hoxha zbulon lëvizjet e shqiptarëve në Ekuador: Kartelet lëvizin miliarda...

“Zunë vendin e Ndranghetës”/ Artan Hoxha zbulon

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga bëri një analizë të shtjelluar për mënyrën se si funksionon krimi i organizuar në Shqipëri, si veprojnë shqiptarët në Ekuador, pse po zbulohen shifra marramendëse që janë dhënë për të bërë atentate nga grupe kriminale, etj. Gazetari tha se shqiptarët në Ekuador kanë marrë ekskluzivitetin e Ndragetës sepse bëjnë operacione të mëdha që nuk i marrin përsipër të bëjnë grupe të tjera kriminale.

“Unë isha shqiptari i parë që hyra në Ekuador me pasaportë. Qëlloi në një moment të keq se në atë kohë Ekuadori bllokoi lëvizjen e lirë për shqiptarët. Nuk ishte lajmëruar ky fakt. E bllokuan se ata mendonin që shqiptarët janë bërë problematikë. Por në fakt njëri nga shqiptarët më të famshëm që kishte hyrë atje, Gramoz Rexhepi ishte me pasaportë greke. U deshën muaj që të gjenin që kërkohej nga Interpoli, që ishte arratisur nga 6 burgje. Atje kishte dhe shqiptarë që shkonin të provonin shansin. Shqiptarët kanë një element nuk e vlerësojnë jetën. Ata marrin një risk shumë të madh dhe prandaj kanë sukses sepse nuk e vlerësojnë jetën. Të tjerët tolerojnë para jetës.

Kur takova konsullin malazez në 2022-shin në Ekuador më nxori një listë të të gjitha sasive të drogës që ishin kapur në atë vit. Në të gjitha rastet ku kishin të bënin me shtetas serbë dhe malazeze sasitë nuk e kalonin 200 kg. Në rastet kur ishin shqiptarët sasia më e vogël ishte 1.8 tonë. Prandaj ishin vërë të zëshëm shqiptarët që ishin pakicë në Ekuador në krahasim me serbët e malazezët që janë në shumicë. Pse ndodhte kjo? Nëse ti shkon me një kamion sot në Çermë të Lushnjës dhe thua dua 40 tonë domate do e marrë vesh gjithë Myzeqeja, por nëse kalon në rrugë dhe blen 2 kg nuk e merr vesh njeri. Këtë gjë bënin shqiptarët në Ekuador. Shkonin parkonin trilerin në një vend dhe thoshin na duhet 5 tonë. Ngaqë kemi hyrë vonë në atë lloj industrie, duam të shkojmë direkt në majë. Këto sasi të mëdha që shqiptarët lëvizin nga atje janë operacione që më parë i ka bërë Ndrageta. Pra shqiptarët kanë marrë ekskluzivitetin e Ndranghetës. Këtë gjë e tha sot edhe kreu i SPAK-ut. Pra shqiptarët janë të instaluar mirë në Peru, në Brazil, Kolumbi. Pra ne jemi gjithandej në Amerikën Latine. Kemi rastet tona, dëshmorët tanë, kemi tonelatat të kapura atje, që dëshmojnë për fuqinë monetare.”, u shpreh Hoxha.

Gazetari tregon se si po qarkullon paraja e vënë nga kokaina nga bosat e krimit në Shqipëri. Ai thotë se vetëm vitin e kaluar në pikat e këmbimit u shkëmbyen 12 miliardë euro, që as buxheti i shtetit nuk i ka kaq shumë.

“Kartelet kolumbiane janë jashtëzakonisht të mëdha, lëvizin miliarda. Por që ai të të besojë 2-3 tonë do prova, do siguri që këto tonelata do shiten vërtetë dhe ata do marrin paratë. Shqiptarët kanë dhënë prova që e bëjnë këtë gjë, nuk janë rastësisht aty. Kjo tregon pse të ardhurat e tyre janë kaq shumë të mëdha sa krijojnë perandorinë. Kokaina ka një veçanti nga narkotiket e tjera, brenda një kohe të shkurtër sjell sasi të mëdha fitimi dhe problemi që kanë të gjithë me kokainën është se nuk dinë ku do t’i çojnë ato para, ku do t’i pastrojnë, investojnë. Eskobari u bë problem se shkoi 30 miliardë dollarë dhe po i groposte në tokë se nuk kishte banka më ku t’i çonte. Edhe sot pas 30 ca vitesh gjenden nëpër Kolumbi nga 5-10 milionë euro të groposura. Shqipëria ka të njëjtin problem sot. Gjatët vitit të kaluar në Shqipëri vetëm në pikat e këmbimit valutor janë shkëmbyer 12 miliardë euro. As buxheti i shtetit nuk është kaq. Pse neve na duken të pabesueshme këto shifrat për atentate që janë 100 mijë, 500 mijë, 1 milion euro. 5 milionë euro jepte shpërblim SHBA-ja për Bin Laden apo për Pablo Eskobarin. Kush ua dha këtë fuqi në Shqipëri? Ne krimit të organizuar në Shqipëria nuk po ia shohim paranë ende. Por i shohim vetëm kufomat. Përqendrohemi te një grup që ka kufoma. Po pse paguhen kaq shumë, 1 milion euro për të vrarë Durim Bamin? Çfarë ndodh në këtë vend? 3-5 milionë shpërblim ka qenë për Vis Martinajn. Si është e mundur? Nga burojnë këto sasi të mëdha parash? Ato vijnë nga ky lloj kriminalitetit, sepse kokaina sjell shumë para. Kur ishte edhe nisma e qeverisë për të bërë amnistinë fiskale thashë që Shqipëria duhet ta bëjë një vit zero. Sepse duhen futur këto para. Në duhet të vendosim nëse këto para do t’i marrin vrasësit me pagesë apo do t’i fusësh në sistem kundrejt një takse. Deri në 1997-ën patëm lulëzuar piramidat. Pse? Sepse nuk kishim bankat. Pra Shqipëria duhet ta ketë një vit zero. Duhen zgjedhur kriteret që mos përfitojnë të gjithë këta. Por duhet të kemi një vit zero sepse ne nuk e ndalojmë dot. I thonë 12 miliardë euro të këmbyera në pikat e këmbimit valutor. Ai 3 milionëshi që është gjetur në një fuçi plastike është thjesht kusuri që mbajnë për gjëra të shpejta. Sot grupet e reja shqiptarë që nuk i njohim fare, që është gjenerata që po rritet paguan me bitcoin. Ka kohë që paguan me bitcoin. Ndërkohë ne duam t’i luftojmë këta me policë që i paguajmë me 500 mijë leke, të veshur keq.”, tha gazetari në DritareTV.