BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

dossier-politike

CIA zbardh përçarjet brenda Ballit Kombëtar, Hasan Dosti ishte njeri i dështuar për amerikanët, ja përplasjet mes konservatorëve dhe socialistëve, roli i dyshimtë i Ali Këlcyrës dhe lëvizjet e Abaz Kupit

CIA zbardh përçarjet brenda Ballit Kombëtar, Hasan Dosti ishte

Shërbimi sekret amerikan e ka parë Ballin Kombëtar si një element shumë të rëndësishëm për lëvizjet e tij, me qëllim rrëzimin e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Në një dokument të deklasifikuar nga CIA, jepen detaje mbi përçarjet brenda Ballit Kombëtar. Shkresa mban datën 19 janar 1951 dhe një agjent i CIA që ishte përgjegjës për Shqipërinë, ka informuar qendrën mbi situatën në këtë periudhë politike. Sipas dokumentit, pas marrjes së pushtetit nga komunistët, Balli Kombëtar funksionoi edhe jashtë vendit, por pati përçarje shumë të forta sa i takon përfaqësimit në Komitetin për Shqipërinë e Lirë. Mirëpo për amerikanët, këto nuk ishin lëvizje të duhura, pasi ata tentonin të shfrytëzonin të gjithë shqiptarët në emigracion për rrëzimin e komunizmit. Për këtë arsye, në dokument tregohet se si CIA, në bashkëpunim me britanikët kanë bërë një sërë lëvizjesh për të sheshuar përçarjet brenda ballistëve. Në shkresë pasqyrohen dhe mendimet që amerikanët kishin për anëtarë të caktuar të Ballit Kombëtar. Një emër është Hasan Dosti, i cili ka drejtuar këtë lëvizje. Por për amerikanët, ai shihej si shumë i paaftë. Po ashtu aty jepen me detaje dhe të gjithë përplasjet mes grupit të konservatorëve dhe socialistëve, që ishin pjesë e ballit. Një tjetër emër i njohur që përmendet është Ali Këlcyra, ku thuhet se ai ishte një njeri që mund të kishte bashkëpunuar me italianët. Po ashtu përmenden me detaje rolet e Said Kryeziut apo Abaz Kupit. Nga ana tjetër, aty tregohet se falë të gjithë tentativave u arrit që të shmangeshin përçarjet brenda Ballit Kombëtar. 

Situata brenda Ballit Kombëtar

Për të kuptuar ndarjen aktuale, brenda grupit të Partisë së Ballit Kombëtar, është e nevojshme të kemi një ide të qartë të prejardhjes së grupit dhe luftës për pushtet brenda Komitetit Drejtues të tij, i cili nuk ka pushuar që prej krijimit të tij në 1939, në kohën e pushtimit fashist të vendit.

Balli Kombëtar u krijua si një lëvizje rezistence nga elementë konservatorë në Jug të Shqipërisë, në kundërpërgjigje të rritjes së influencës së lëvizjes së drejtuar nga komunistët "Fronti Nacional Çlirimtar". Anëtarët e Ballit ishin kryesisht ish-pronarë tokash dhe ndjekësit e tyre fshatarë, si dhe qytetarët që nuk ishin bashkuar me frontin komunist. Ata përfshinin gjithashtu një grup intelektualësh që megjithëse ishin republikanë dhe reformistë, ishin tepër nacionalistë për të kapërdirë linjën komuniste.

Përplasjet brenda Ballit Kombëtar

Prej krijimit të tij dhe disa vite më tej, kryesia e Ballit ishte në duart e themeluesve konservatorë Mit’hat Frashëri, Ali Klissura, Nuredin Vlora, e Koço Muka, të cilët e konsideronin partinë e tyre si një aleancë të të gjithë elementeve anti-komuniste dhe jo si një parti politike me program e ideologji. Por minoranca intelektuale reformiste e drejtuar nga Abaz Ermeni, Zef Pali, Halil Maçi, Vasil Andoni e të tjerë, kishte ide të tjera në kokë. Që prej fillimit, ata dëshironin që ta shihnin Ballin si një organizatë moderne politike me tendencë perëndimore dhe socialiste. Ata argumentonin se kishte ardhur koha që Shqipëria të avanconte përtej lidhjeve fisnore dhe politikave të fraksionuara. Kështu që prej fillimit ekzistonin përplasje idesh dhe interesash mes konservatorëve pronarë tokash dhe intelektualëve socialistë. Fitorja komuniste në vitin 1944 bëri që shumë liderë të Ballit të largoheshin nga Shqipëria. Kur partia u rimblodh nga refugjatët në Itali dhe në Greqi, kishte ndryshime në lidershipin e saj. Konservatorët nuk e dominonin më atë dhe mezi arritën të mbanin drejtim të përbashkët me intelektualët socialistë. Dhe në këtë pikë partia do të ishte ndarë, po të mos kishte qenë për Mit’hat Frashërin, i cili ruante prestigjin e pushtetarit të vetëm të vjetër, të cilin edhe socialistët nuk mund ta refuzonin, edhe pse këta të fundit përfaqësonin “Gardën e Vjetër”. Gjithashtu, socialistët kuptuan se nëse aleatët kishin vendosur të mbështesnin çdo lëvizje shqiptare të refugjatëve, ata do të shikonin nga Frashëri si i vetmi njeri me staturë politike mes tyre.

Roli i Hasan Dostit dhe përjashtimi i Këlcyrës 

Nga viti 1945 deri më 1949, ishte Frashëri që mbajti bashkë Ballin Kombëtar. Por gjatë gjithë kësaj periudhe, influenca e grupit socialist u rrit brenda kryesisë së partisë. Kjo u vërtetua dhe me krijimin e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë (NCFA). Grupi socialist arriti të nxirrte të vetmin lider ushtarak brenda Ballit, Abaz Ermenin dhe sollën gjithashtu administratorët e propagandistët më të mirë. Me ardhjen e fondeve socialistët krijuan dhe botojnë gazetën e Ballit Kombëtar. Pas vdekjes së Mit’hat Frashrit në Nju Jork më 1949, socialistët patën mundësinë të marrin kontrollin e Ballit. Ata e bënë këtë me një aftësi politike që tregonte se kishin mësuar disa hile nga e majta ekstreme. Posti i Frashërit në komitetin ekzekutiv i kaloi socialistëve, të cilët zotëronin një shumicë prej gjashtë me katër. Për zëvendësimin e Frashërit ata caktuan Hasan Dostin, një njeri pa emër politik dhe mjaft i dobët për të drejtuar, i cili pranonte me kënaqësi të merrte urdhra nëse zgjidhej si president i Ballit edhe në Komitetin e Shqipërisë së Lirë. Hapi i ardhshëm ishte hartimi i programit politik të Ballit, për ta kthyer në një lëvizje të majtë agrare. Kjo lëvizje u shoqërua me futjen në Ballin Kombëtar të Unionit Ndërkombëtar Fshatar. Por kur nisi të kuptohej, konservatorët e drejtuar nga Ali Këlcyra, Vlora, Muka e të tjerë, shikuan se socialistët jo vetëm kishin mbytur zërin e tyre në komitetin ekzekutiv të Ballit, por edhe te Komiteti i Shqipërisë së Lirë. Si rezultat nisën një seri debatesh të ashpra mes liderëve konservatorë dhe socialistë, të cilat përfunduan me një takim të thirrur nga Ali Këlcyra në Napoli ku ai denoncoi taktikët e ulëta të përdorura nga socialistët dhe i bëri thirrje kryesisë së Ballit Kombëtar të ndjekë linjën konservatore.

Të propozuar nga ai dhe të liderëve themelues si Vlora, Muka, Peshkopia e Begeja. Socialistët iu përgjigjën kësaj duke përjashtuar Këlcyrën dhe konservatorët e tjerë nga lëvizja. Kështu, socialistët e sollën mazhorancën e tyre në komitetin ekzekutiv në tetë me dy, por ndarja u reflektua edhe te anëtarësia e Ballit në emigracion, që numëronte rreth 400 ballistë, të cilët besohet se ishin 60 me 40 për qind në favor të socialistëve. Gjatë gushtit dhe shtatorit vazhduan sharjet e ofendimet, akuzat e kundërakuzat. Ballistët socialistë, të cilët ishin mjaft të specializuar në artin e përhapur shqiptar për vrasjen e personazhit, punuan shumë për diskreditimin e kundërshtarëve. Ata pretendonin se vetëm disa ballistë kishin shkuar te konservatorët, deklaratë që më vonë e tërhoqën prej numrit të madh të emrave që mbështesnin Këlcyrën. Ata shpërndanë lajmin se Këlcyra po vepronte si një vegël në duart e shërbimeve italiane të cilët i paguanin shuma të mëdha (edhe pse kjo mund të ishte e vërtetë duke marrë në konsideratë armiqësinë e italianëve me Frontin Komunist, dhe që ata të kenë përfituar nga mundësia për të shkaktuar pak trazirë me sponsorizim ndaj grupit të Këlcyrës. Por gjithsesi nuk kemi prova për pagesa të përmuajshme prej 5000 dollarësh ndaj tyre).

Takimi i Begesë dhe Dostin

Në shtator Uashingtoni më kërkoi të takoja Dostin dhe të diskutoja situatën me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme, pasi mendohej se kontradiktat mes grupit të emigracionit nuk ishin në interes të Komitetit për Shqipërinë e Lirë. Dosti mori pozicionin neutral duke thënë se ishte shumë e vështirë rikëshillimi i fraksioneve, për arsye të ndryshimeve të thella mes ish-pronarëve të tokave dhe reformistëve të majtë. Ai kërkonte të më siguronte se ishte një “njeri i qendrës”. Unë i shpjegova se të paktën kësaj radhe, ai duhet të merrte mbi vete përgjegjësinë e të qenit president i Komitetit, duke qëndruar sipër partive, duke treguar lidership dhe duke gjetur zgjidhjen. Ai premtoi ta bënte këtë, por as atëherë dhe as më vonë nuk e bëri. Pas pak këtij takimi, Halim Begeja, kreu i grupit të disidentëve erdhi në Shtetet e Bashkuara. Bëra një takim të gjatë me të dhe më impresionoi me tregimin e ndershëm të një historie të shkurtër individuale. Thelbi i saj ishte se konservatorët kërkonin të kishin një rol në Komitetin e Shqipërisë së Lirë. Me vdekjen e Frashërit atyre u ishte hequr e drejta e fjalës në Ballin Kombëtar, e si rrjedhim i kësaj edhe në komitet. Ata ishin të gatshëm të riafroheshin me socialistët nëse u lejohej roli në çështjet e Ballit me kuota të barabarta. Nëse jo, ata kërkonin të kishin një përfaqësues të grupit në kryesinë e Komitetit, pasi Këlcyra mund të linte postin në favor të ndonjë prej ndjekësve të tij.

Unë i shpjegova Begejas se ishim në favor të rikëshillimit dhe se do të organizoja një takim me Dostin për këtë qëllim. Dhe Dosti u takua me Begejën, por pa asnjë rezultat. Dosti kundërshtonte dhe hezitonte, pro më në fund bëri të qartë se çdo vendim do të merrej nga Ermeni dhe të tjerët. Në fillim të tetorit u vendos që Dosti të shkonte në Romë për të diskutuar me komitetin ekzekutiv të Ballit mbi çështjen. Ai do të shoqërohej nga Noci Kotta, kështu që një mbledhje e plotë e komitetit ekzekutiv të NCFA të mbahej për herë të parë në disa muaj. Kjo më pas mund të diskutonte për situatën në Ballin Kombëtar.

Roli i britanikëve 

Më 12 tetor u nisa për në Frankfurt, ku u takova me (    )  dhe diskutova mbi mënyrat për të trajtuar çështjen e përçarjes së Ballit Kombëtar dhe grupet e disidentëve. Ramë dakord se përçarja nuk ishte në interes të Komitetit Shqiptar të Shqipërisë së Lirë, prandaj kjo nuk duhej lënë pas dore që të përkeqësohej më shumë. Në takimin e mëpasshëm me britanikët në Paris ramë dakord se Balli duhet të merrte masa për arritjen e kompromisit me disidentët, ose ndryshe disidentët duhet të anëtarësoheshin në komitetin ekzekutiv të NCFA. (Nëse ndodhte e dyta, Këlcyra do të pranohet si përfaqësues i disidentëve në NCFA. Më 20 tetor u takova me britanikët në Paris. Ishin prezentë Bruman-White, Perkins, dhe Hiberdine, dhe të gjithë dukeshin të preokupuar mbi efektin e aktiviteteve të Komitetit në marrëdhëniet mes shërbimeve Anglo-Italiane, sesa mbi problemin e përçarjes te Balli. Opinioni i tyre në lidhje me këtë të fundit ishte: (a) disidentët ishin të vegjël e të parëndësishëm dhe nuk mund të merreshin seriozisht; (b) sido që të vinte puna, shërbimet e kaluara të Ermenit kishin dhënë rezultate sa i përket personelit të asistencës dhe atë operacional, prandaj kërkohej që të mbanim anën e tij në debatin me disidentët; (c) çdo lëvizje për marrjen e disidentëve në NCFA do të shkaktonte largimin e grupit të Ermenit nga Komiteti. 

Lëshimet e Dostit 

Dosti tha se hapat e vetëm që ishin gati të merrnin ishin: (a) ofrimi i vendeve në komitetin drejtues të Ballit për Nuredin Vlorën dhe Koço Mukën; (b) ofrimi i tre vendeve në nën-komitetin fshatar të Ballit për tre disidentë të tjerë. Në disa takime të mëpasshme tentativat për të bindur Ballin të pranonte disa kompromise me disidentët, hasën kundërshtime të forta. Për shembull, Balli refuzoi të pranonte disidentët në radhët e afërta, refuzoi të takohej me Këlcyrën apo me përfaqësues të tij, dhe refuzoi të diskutonte për dhënien e mundësisë së fjalës për disidentët nëse ata hynin në Ballin Kombëtar. Një javë pas argumenteve të pavlera unë dhe .... ishim të bindur se Balli nuk kishte ndërmend të bënte lëshimet e nevojshme për rikëshillimin. Dhe në fakt, edhe gjatë diskutimit të problemit me ne ata vazhdonin propagandën e njollosjes së disidentëve, çka i shërbente vetëm thellimit të përçarjes. Ndërkohë, përpjekjet tona për presion ndaj Ballit po komprometoheshin edhe nga përfaqësuesi britanik në Romë, John Hiberdine. Që prej fillimit, Hiberdine kishte marrë atë që ne konsideronim si pozicion negativ në lidhje me rikëshillimin. Ai mbështeste pikëpamjen se disidentët ishin të parëndësishëm, dhe se prandaj britanikët, e rrjedhimisht edhe amerikanët, ishin moralisht të detyruar të mbështesnin grupin e Ermenit për arsye të punës së tij të mëparshme. Nga burime të besueshme të jashtme ne mësuam se Hiberdine po këshillonte privatisht Ermenin dhe grupin e tij të mos dorëzoheshin ndaj kërkesave tona për arritjen e kompromisit. Më në fund, në nëntor vendosa se diskutimet e mëtejshme mbi këtë subjekt ishin të kota. Meqenëse Balli nuk pranonte kompromisin, e vetmja alternativë ishte të rishikonim vendimin e përbashkët që morëm me britanikët në Paris.