BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Ekonomia

Koncesionet në shëndetësi gllabërojnë 5,3 miliardë lekë vetëm gjatë vitit 2023, Hemodializa e Klodian Allajbeut, Check Up, Sterilizimi dhe Laboratorët zero transparencë e investim në përmirësimin e shërbimeve, zbardhet raporti

Koncesionet në shëndetësi gllabërojnë 5,3 miliardë

Vit pas viti pjesa e shpenzimeve për koncesionet në shëndetësi erdhi në rritje si rrjedhojë e shtimit të numrit të PPP-ve dhe shtimit së financimeve tyre përtej vlerave të rëna dakord në kontratat koncesionare. Të dhënat zyrtare nga Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) referuan se në vitin 2023 të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shëndetësore arritën në 18,7 miliardë lekë, ndërsa financimet për katër kontratat PPP në shëndetësi (Kontrolli bazë, sterilizimi, dializa e Klodian Allajbeut dhe laboratorët) arritën mbi 5,3 miliardë lekë ose 23.7 për qind e fondeve që u grumbulluan nga fondet e sigurimeve për shëndetin nga të punësuarit. Gjithashtu të katër kontratat e PPP-ve morën rreth 9.3 për qind të buxhetit të FSDKSH-së, që është ofruesi i shërbimeve publike shëndetësore në të gjithë vendin. Kontratat PPP në shëndetësi vit pas viti po marrin një pjesë të madhe të buxhetit, por nuk ka asnjë analizë për monitorimin e tyre dhe rezultatet që kanë dhënë në përmirësimin e shërbimeve dhe në shëndetin e popullatës.

Detajet

Vlera më e madhe e financimeve po shkojnë për PPP -të e sterilizimit dhe laboratorit, vlera e të cilave po vjen në rritje vit pas viti. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2023 PPP-ja e laboratorit u financua me 1.8 miliardë lekë nga 1,7 miliardë që u dhanë në vitin 2022. Fatura e koncesioneve në shëndetësi po gangrenizon vit pas viti buxhetin e shërbimit spitalor, i cili në vend që të kanalizohet për shërbimet themelore dhe burimet njerëzore, gjithnjë e më shumë po bie pre e abuzimeve nga keq-menaxhimi i kontratave. Fondet për shërbimin spitalor arritën në 31 miliardë lekë me 2023, por sasia e parave që shkoi për financimin e tre kontratave PPP arriti në 4,4 miliardë lekë ose 14% e buxhetit spitalor. Për dy PPP-të e laboratorit dhe sterilizimit, vlera e financimit ka tejkaluar parashikimet fillestare, teksa Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shumë abuzime gjatë zbatimit të tyre. Fondet për shërbimin spitalor erdhën në rritje vitet e fundit pas pandemisë, por pesha e koncesioneve ka ardhur në zgjerim më të shpejtë. Kjo për shkak se tashmë ka hyrë në fuqi edhe kontrata e shërbimit laboratorik, teksa te tria bashkë me dializën dhe sterilizimin po marrin fonde përtej planifikimeve. Ashtu si edhe inceneratorët, kontratat PPP në shëndetësi janë bërë në një seri shkeljesh ligjore, aq sa Transparency International i renditi si raste madhore të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, ndërsa disa prej tyre janë tashmë në hetim nga SPAK. Në strukturën e shpenzimeve për sektorin publik të shëndetësisë, peshën specifike më të madhe e zënë shpenzimet e shërbimit spitalor me 56%, ndjekur nga shpenzimet për rimbursimin e barnave e pajisjeve mjekësore me 22%, shpenzimet e kujdesit parësor (financimi i QSH e kontrolli mjekësor bazë) me 20%, shpenzimet administrative (pagat e shpërblimet, sigurimet shoqërore-shëndetësore, mallra e shërbime).