BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Kultura

“Folk on tour” për të sjellë një pjesë nga krijimtaria e folklorit tonë të pasur me këngë, valle e kostume popullore, duke promovuar trashëgiminë kulturore

“Folk on tour” për të sjellë një pjesë nga

Folklori ynë me këngët dhe vallet popullore do të vijë nga artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Në vijim të aktivitetit  artistik, Ansambli Popullor do të sjellë një tjetër koncert këtë sezon veror. Artistët janë sot në qytetin e Pogradecit, për të përcjellë një program të pasur artistik për të pranishmit. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor shprehet se artistët do t’i japin gjallëri me koncertin e tyre qytetit të Pogradecit. Ky koncert vjen në vijim në aktivitetit të Ansamblit Popullor, ku TKOB shprehet se “Folk on tour” synon të përcjellë te publiku krijimtarinë tonë folklorike. “Artistët e Ansamblit Popullor të TKOB-së sjellin një buqetë me këngë e valle për të gjithë artdashësit e Pogradecit dhe jo vetëm. “Vallja e Fajës”, “Dueti Tiranës”, “Vallja e Shupalit”, “Dil të shoh me sy”, “Vitori t’u bëftë nëna”, “Në moshën e pjekurisë”, janë vetëm disa nga titujt e këngëve dhe valleve që përmban programi artistik që do t’u japë më shumë gjallëri netëve të bukura të qershorit. “Folk on tour” synon të sjellë pranë publikut një pjesë nga krijimtaria e folklorit tonë të pasur me këngë, valle e kostume popullore, duke promovuar trashëgiminë kulturore”, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit për koncertin. Koncerti zhvillohet sot te sheshi “Odeoni” në Pogradec, në kuadër të aktiviteteve të organizuara për sezonin turistik verë 2024.

Ansambli dhe koncertet në aktivitetin artistik

Koncerti që zhvillohet në qytetin e Pogradecit me artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore vjen pas atij që u zhvillua më parë në kalanë e Krujës. Ashtu si dhe për koncertin në qytetin e Pogradecit, edhe në Krujë programi artistik i Ansamblit Popullor përmbante pjesë të zgjedhura, si këngët “Fustanin që ta solla mbrëmë”, “Bash zaman, o bylbyl”, “Kur më zbret nga Voskopoja”, “Lule t’bukura ka Tirona”. Nuk munguan në Krujë as vallet, si “Dueti i Tiranës”, “Valle pogonishte” e plot të tjera. Më parë gjatë veprimtarisë së Ansamblit Popullor përmendim edhe koncertin “Mbretëresha e valles shqipe”, që erdhi në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në kujtim të valltares Lili Cingu “Mjeshtre e Madhe”. Në  muajin prill në nder të mjeshtrit të madh të penës dhe polifonisë së jugut Lefter Çipa "Nderi i Kombit", Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore solli koncertin “Këngët e atdheut tim”. Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore (AKVP) ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh. Folklori shqiptar shquhet për origjinalitetin, lashtësinë dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike. Zonat e shumta etnografike kanë veçantitë e veta në këngët, vallet, kostumet, ritet e zakonet.