BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x

Kultura

Nis në Tiranë Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit që mbledh piktorë nga vende të ndryshme të botës, në galerinë FAB  hapet dhe ekspozita “Shqipëria në akuarel”

Nis në Tiranë Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit që

Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit me piktorë nga shtete të ndryshme të botës është kthyer në një traditë. Një ngjarje e artit pamor që sjell në vendin tonë mjeshtrat e akuarelit, ku këtë vit  festivali shënon edicionin e tij të gjashtë. Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit nisi në Tiranë në galerinë FAB të Universitetit të Arteve, ku u hap dhe ekspozita “Shqipëria në akuarel” me punët e mjeshtrit Helidon Haliti. Piktori i njohur tregon se “Shqipëria në akuarel” është një projekt i nisur prej tij vjet, duke pikturuar Shqipërinë në të gjithë vendet e saj live, por dhe nga një nisje ku çdokush çonte një foto dhe ai e pikturonte. “Kërkesa ime ishte që kjo të zgjaste në kohë dhe në dimension në disa vende dhe ka filluar me Shkodrën, ku atje u krye. Sivjet në Tiranë unë u bashkova bashkë me Festivalin Ndërkombëtar të Akuarelit, i cili bëhet njëherë në dy vjet dhe në 3 sallat e galerisë së Universitetit të Arteve ekspozohen njëzet punime të artistëve të huaj dhe mbi 60 punime janë të miat personale, që janë nga rrethe të ndryshme, duke nisur që nga Shkodra e deri nga Saranda”, tregon piktori Helidon Haliti “Mjeshtër i madh”, i cili është njëherazi dhe kurator i Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit që nisi mbrëmë në Tiranë. Ekspozita që u hap mbrëmë me punët e mjeshtrave të tjerë është një pjesë e rëndësishme e festivalit. Punimet janë të autorëve të ndryshëm, duke nisur që nga Kina, India Bullgaria, etj. Ky moment mbledh nën një çati profesorë, studentë, dashamirës të artit dhe më gjerë për të ndjekur shfaqjen e këtyre veprave. Në ekspozitën në Tiranë veç akuareleve të Helidon Halitit publiku do gjejë dhe punë të artistëve Atanur Dogan, Hong Shan, Tere Lojero, Krasi Todorov Art, Alexandra Bryksa, Cesc Farre, Jorge Corpuna, Amit Kapoor, Lefter Ceko, Asuman Ongun Dogan dhe të tjerë. Festivali si çdo vit organizohet nga shoqata “VizArt”, ku këtë edicion ka mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Kulturës. 

Nis në Tiranë Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit që

Qëllimi i festivalit

Qëllimi i këtij festivali që tashmë është kthyer në traditë në vendin tonë është jo vetëm të prezantojë talentet më të mira botërore të akuarelit, por edhe të promovojë pasurinë kulturore, historike dhe turistike të Shqipërisë. Gjatë ditëve të festivalit mjeshtri Helidon Haliti tregon se nëpër vende të bukura të Tiranës dhe përreth saj do të zhvillohen ngjarje interaktive, demonstrime live dhe itinerare artistike, duke sjellë piktorët në kontakt me peizazhet dhe traditat e vendit. “Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit në vetvete është një traditë, e cila ka nisur para dhjetë vitesh ku në fakt vjen në formën e demonstrimeve live me pikturime në Tiranë në rrethinat e saj dhe në të gjitha spotet turistike të Tiranës, por sivjet ai padyshim do të jetë më i gjerë. Në datën 2 maj fillojmë festivalin dhe do jemi në Tiranë disa ditë. Më pas do të shkëputemi dhe do jemi në Belsh për të përfunduar në datën 6 maj në një ekspozitë tjetër timen atje personale, ku është përsëri Shqipëria në akuarel me pamje nga Myzeqeja dhe nga gjithë rrethinat”, tregon piktori Helidon Haliti një nga mjeshtrat tanë të akuarelit, por dhe me vlerësime në botë. Në Belsh ku dhe aty artistët do të demostrojnë live dhe pikturojnë, Haliti tregon se në datën 6 maj në mbrëmje ata do të shkojmë në Kolonjë ku do të bëjnë dhe aty Festivalin e Akuarelit dhe një simpozium arti pikërisht për të krijuar dhe për të pikturuar të gjithë zonën.

Nis në Tiranë Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit që

Ringjallja e teknikës së akuarelit në vendin tonë

Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit një ngjarje e artit pamor që sjell piktorë nga e gjithë bota dhe që është kthyer në një traditë nisi një natë më parë. Por kur si projekt mori jetë disa vite më parë, piktori Helidon Haliti tregon se një nga qëllimet kanë qenë pikërisht arritjet që ne shohim sot në turizëm. “Kur ne e nisëm festivalin në vitin 2015, dukej si një lloj skepticizmi i madh që do të arrinim ta bënim Shqipërinë kaq të njohur, dhe në fakt ajo është përmendur me miliona herë në uebsajtet e ndryshme”, tregon mjeshtri i akuarelit Helidon Haliti. Piktori tregon se ky është edicioni i gjashtë i festivalit, por thotë se kanë 11 vite që merren me festivalin dhe bienalen. “Janë 5 Bienale Ndërkombëtare të Akuarelit dhe 6 festivale”, thotë ai. Me rëndësi për mjeshtrin e akuarelit Haliti është dhe ringjallja e teknikës së akuarelit në vendin tonë. “Në kemi ftuar mbi 3 mijë artistë nga e gjithë bota. Rëndësi ka pasur dhe ringjallja e akuarelit si teknikë e harruar, ndërkohë me demonstrimet live dhe mësimdhëniet falas që mjeshtrat e mëdhenj të akuarelit kanë bërë në prani të qindra nxënësve që shohim evoluimin e tij në mënyrë fantastike, ku të gjithë ata nxënës më pas u bënë studentë në Universitetin e Arteve ku unë drejtoj pikërisht degën e Akuarelit në masterclass”, tregon piktori i njohur. Haliti shprehet se qëllimet e festivalit janë më tej se të arritura dhe vijojnë paralel të ekspozojnë dhe në vende që nuk janë aq të njohura si ato të jugut që tashmë janë bërë spot turistik, por dhe si ato të Belshit, të Kolonjës, të Lushnjes, etj. “Qindra artistë shqiptarë janë përfshirë në këtë festival dhe jo vetëm kanë ekspozuar pranë mjeshtrave të mëdhenj në Shqipëri, por ata kanë arritur të ekspozojnë në disa vende të botës. Si nga Italia e afërme, Kina e largët, India apo në vende të ndryshme. Pra jemi tashmë një skuadër shumë e madhe, ku secili prej tyre për hir të së vërtetës ka arritur që përmes akuarelit edhe të punësohet si mësues në shkollat e mesme ku operohet dhe mediumi i akuarelit”, thotë piktori.

Nis në Tiranë Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit që

Shumë artistë aplikojnë mediumin e akuarelit

 Emra të njohur të artit botëror kanë ndërtuar artin e tyre mbi këtë teknikë. Por piktori Helidon Haliti thotë se sot teknika e akuarelit në vendin tonë  tashmë është jashtëzakonisht më e përmirësuar përsa i përket anës artistike. “Shumë janë të joshur dhe vijojnë ta aplikojnë këtë medium. Por në rast se do të flasim dhe nga ana e materialeve sot dyqanet janë mbushur me mjetet përkatëse, duke pasur parasysh që në 2014 nuk ka pasur asnjë penel akuareli , asnjë letër profesionale akuareli, ndërkohë që sot në dyqanet profesionale nuk mungon asgjë”, tregon Helidon Haliti. Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit sjell në vendin tonë artistë të njohur, por për kuratorin Helidon Haliti vëmendja duhet të jetë më e madhe nga institucionet ndaj këtij aktiviteti. “Edhe pse mbështetja ekonomike është goxha për të dëshiruar këta mjeshtra të mëdhenj janë kaq të pasionuar dhe e duan kaq shumë Shqipërinë dhe vijnë enkas këtu për të dhënë mësime falas akuareli dhe mos harrojmë që të gjithë brandet më të njohura të botës e mbështesin këtë festival jo me mënyrë monetare, por duke sjellë materiale pikturimi për nxënësit, etj”, tregon mjeshtri Haliti. Artisti i cili kuron dhe një prej aktiviteteve ndërkombëtare të artit në vendin tonë tregon se pasioni është ai që i bën artistët ta mbajmë gjallë këtë aktivitet dhe bukuria e jashtëzakonshme e Shqipërisë që është pothuajse  e bërë pikërisht për mediumin e akuarelit. “Te ekspozita në FAB ju do të shikoni një Shqipëri të gjelbër, një Shqipëri me të gjitha të mirat që i ka dhënë zoti të pikturuara pothuajse në mënyrë perfekte nga peneli dhe nga mediumi i akuarelit”, shprehet piktori. Ky aktivitet artistik do të zgjasë nga data 2-10 maj.