BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Kultura

Rakip Shabani: Na mungojnë në kryeqytet veprat e artit, tek ne vazhdon seria e llamarinave në skulpturë

Rakip Shabani: Na mungojnë në kryeqytet veprat  e artit, tek ne

Punët e piktorit Rakip Shabani janë ekspozuar në Shqipëri dhe jashtë. Një aktivitet që nisi dekada më parë, ku piktori me krijimtarinë e tij ka marrë vlerësimin e publikut si dhe të kritikës. Rakip Shabani tregon se çdo ditë në studio vazhdon të punojë, ku po mendon dhe ekspozitat e radhës. Në intervistën për gazetën “SOT” piktori Rakip Shabani rrëfen punët e tij më të fundit në pikturë dhe projektet në vijim, udhëtimet për të pikturuar, si dhe çfarë e shqetëson sot artistin. Piktori thotë se shqetësim i tij si artist është që na mungojnë në kryeqytet veprat e artit. Ai thotë se janë vënë vepra, por janë pak për ato që duhet të jenë në Tiranë, ku pjesa më e madhe e tyre sipas tij janë vënë para viteve ’90-të. Piktori shprehet dhe për mbylljen e Muzeut Historik Kombëtar për shkak të ndërhyrjes apo dhe punimet që ende vijojnë për GKA-në, që sipas tij duhet treguar më vëmendje nga institucionet. Përveç veprave të ekspozuara në galerinë e tij “Gallery 43”, pikturat e Rakip Shabanit janë edhe në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në galerinë e Vlorës. Gjithashtu, veprat e tij janë ekspozuar në Angli, Amerikë, Argjentinë, Japoni, Greqi, Gjermani, Rumani, Bullgari, Itali, etj.

Rakip Shabani: Na mungojnë në kryeqytet veprat  e artit, tek ne

-Punët tuaja në pikturë artdashësit mund ti shohin në “Gallery 43” në Tiranë. Një galeri që ofron vepra që janë punuar nga ju ndër vite, por edhe ato më të fundit. Si është një ditë për ju në studion tuaj?

Unë punoj në studio 7-8 orë në ditë. Në “Gallery 43” në Tiranë janë ekspozuar veprat e mia, por janë hapur dhe ekspozita me një tematikë të caktuar me punët në pikturë. Një nga punët e mia është dhe piktura me një barbon. Është i vetmi barbon që nuk lyp dhe është duke parë Mona Lizën. Ai nuk e di se kush është, por e shikon si një gjë të bukur dhe në fund në pikturë kam vënë dhe emrin “Gallery 43”.

-Si e shikoni Tiranën me veprat e artit në hapësira publike?

Shqetësimi im është që neve na mungojnë në kryeqytet veprat e artit.

-Po në Tiranë janë vënë vepra arti?

Janë pak për atë që duhet të jenë në Tiranë. Pjesa më e madhe e tyre janë vënë në kohën e monizmit. Këtë periudhë përmend veprën Papa i Romës apo edhe ndonjë tjetër, por për kryeqytetin janë pak veprat e artit që duhet të kemi. Pashë disa ditë më parë para Piramidës në Tiranë që ishin vënë disa luanë, etj, që po ti shohësh janë në dizonancë me ambientin. Në vend që ne atë lulishte ta përdorim për hapësirat për veprat e artit që kemi në GKA, siç janë heronj dhe dëshmorë të kombit, ose figura të tjera që janë njerëz të nderuar u vendosën luanë dhe të tjera punë në llamarinë. Pranë kryeministrisë? Një kërpudhë. Në Kuvendin Popullor? Vetëm një llamarinë. Në qendër të Tiranës përballë GKA-së vetëm ato hekurat, “Reja”. Te ajo hapësirë para Galerisë Kombëtare të Arteve mund të ishin vënë skulpturat tona që janë po të fondit të saj apo nëpër galeri tjera. Tek ne vazhdon seria e llamarinave në skulpturë, nuk ka vepër arti të vënë këtë periudhë. Në periudhën tonë të demokracisë jemi i vetmi kryeqytet në botë që nuk kemi monumentin e heronjve dhe dëshmorëve të kombit. Në bulevardin kryesor janë vënë vetëm tre vëllezërit Frashëri, është vënë statuja e Ismail Qemalit që ishte më parë në MHK, apo monumenti tjetër që u vu që është monumenti i Pavarësisë. Ne në qendër të Tiranës vazhdojmë të kemi vetëm monumentin e Skënderbeut një vepër dinjitoze dhe mozaikun “Shqipëria” te fasada e Muzeut Historik Kombëtar. Mungojnë veprat e artit në hapësira publike, por problem është dhe organizimi i Ministrisë së Kulturës.

-Kur thoni është problem organizimi i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, çfarë duhet bërë sipas jush?

Ne nuk kemi ekspozita kombëtare, konkurse kombëtare. Të pyetën artistët, piktorët në aktivitetin e tyre. Nuk ka salla për ekspozitat e piktorëve. Unë kam një galeri timen, por sot ka grupime me piktorë që kanë problem sallat për të ekspozuar veprat e tyre. Të ketë një sallë ku mund të shiten veprat e artit. Por këtu është për t’u respektuar që Bashkia e Tiranës hapi Galerinë e Artit Tiranë ku hapen ekspozita apo si dhe salla te Piramida ku ekspozohen vepra pa pagesë. Ne propagandojmë për turizmin dhe sot kemi mbyllur Muzeun Historik Kombëtar, kemi të mbyllur Galerinë Kombëtare të Arteve. Dy institucionet kryesore janë mbyllur. Po me çfarë do ti presin turistët? Tek ne një grataçelë ngrihet brenda vitit. Një galeri tre katëshe nuk restaurohet dot për tre vjet, apo një teatër nuk ndërtohet dot. Ministria e Kulturës duhet ta ngulisë në mendje, vetëm nëpërmjet artit përjetohet historia e kombit dhe e kombeve. Sikur të mos kishte art nuk do kishte kombe. Sikur të mos kishte art nuk do kishte as Ministri Kulture, sikur mos të kishte artistë nuk do të përjetësohej historia e kombeve. Pa art nuk ka kulturë. Arti ka vetëm një gjë të keqe në demokraci se nuk është me tender. Tani është mbyllur MHK për shkak të ndërhyrjes. Por siç u tha më parë sipas një njoftimi që do vijojë për katër vjet puna. Po atje janë dhe veprat e fondit të GKA-së. Kultura jonë është mbyllur. Unë kam krijuar një galeri timen modeste dhe vijnë turistët. Por ama duhet të ketë një organizim nga institucionet për artistët e artit pamor.  

-Ju dhe të tjerë artistë e përmendni herë pas here shqetësimin që nuk ka ekspozita kombëtare. Por artistët janë organizuar dhe në kolonitë e artistëve, shkojnë në vende të ndryshme, krijojnë veprat, dhe e shohin si një mundësi të mirë në aktivitetin e tyre. Si e shikoni këtë?

Një individ mbledh gjithë piktorët i mban dhjetë ditë falas në hotelin e tij dhe iu blen dhe vepra artistëve. Këtu quhen koloni piktorësh. Një individ bën këtë punë, ndërsa një ministri Kulture nuk bën dot gjë. Ministria të hapë një ekspozitë me një temë dhe ftohen piktorët të marrin pjesë.

-Disa nga veprat të tuaja kanë zënë vend në Galerinë Kombëtare të Arteve, por disa të tjera janë në galerinë e qytetit të Vlorës. E dini si është gjendja e tyre?

Në GKA kam rreth 28 vepra , ndërsa te galeria e Vlorës kam 26 vepra, por kam dhe vepra arti nëpër botë nëpër galeri të ndryshme. Tek ne është problem mungesa e galerive që e përmenda dhe pak më lart. Edhe në Vlorë galeria shfrytëzohet për sallën, por unë i kam parë punët e mia dhe të shokëve të mi që janë te fondi i saj dhe duhet të ketë ndërhyrje te ato punë.  

Rakip Shabani: Na mungojnë në kryeqytet veprat  e artit, tek ne

-Ju vijoni punën në studion tuaj, por herë pas here janë dhe udhëtimet ku ju fokusoheni te piktura. Në vijim të ekspozitave, ju keni hapur në vitin 2022  një për Bektashizmin dhe vjet një për Çamërinë në “Gallery 43”. Ekspozita e radhës me punët tuaja cila do të jetë?

Unë kam bërë punë të reja, si “Mali dhe hëna”. Tani unë po punoj, por dua të hap një ekspozitë për antikitetin shqiptar, antikitetin grek, kishat ortodokse shqiptare, kishat ortodokse greke, do vendos dhe disa xhami dhe teqe dhe mbi të gjitha në Turqi kam punuar në Kapadokio. Do jetë me një tematikë ndryshe. Unë kam qejf që të bëj dhe një shëtitje me tren nëpër Zvicër. Gjatë kohës që do bëj këtë udhëtim mund të qëndrosh diku te një bujtinë dhe të punosh.

- Ju më parë keni treguar se i keni rënë kryq e tërthor Shqipërisë, duke lëvizur nga jugu në veri, dhe duke hedhur në bllokun e tuaj të gjitha impresionet e mbresat nga çdo fshat e krahinë të vendit...

Frymëzimi im ka qenë natyra. Unë kam shëtitur tre herë Shqipërinë në këmbë. Dhe kam hapur dhe shumë ekspozita në disa vendetë botës. Punët e mia janë në Francë, Angli, Itali, Brazil, Uruguaj, veprat kanë vajtur deri në Japoni. Tani erdhi një çift mjekësh amerikanë që më blenë një vepër në galeri.

Intervistoi: Julia Vrapi

Veprat ndër vite

Rakip Shabani piktor, lindi në vitin 1943 në Dhëmblan të Tepelenës, por që kur ishte fëmijë prindërit e tij u transferuan në Vlorë. Ka mbaruar Liceun Artistik në vitin 1964 dhe Akademinë e Arteve në 1974, është nderuar me çmim kombëtar. Sipas kritikës jo vetëm një njohës i mirë i artit, por edhe një shikues fare i thjeshtë konstaton në punimet e tij njohuri për historinë, etnografinë dhe filozofinë e kombit të tij. “Ekspresiviteti i peizazheve në sfondet e kompozimeve të ciklit mbi Ali Pashë Tepelenën, “Kush e solli Doruntinën”, “Zanat duke u larë”, autori jep jo vetëm me mjeshtëri fuqinë dhe madhështinë e Ali Pashait, por në tablotë e tjera nuk mungojnë as tonet interesante lirike”, thuhet për piktorin.  Disa vepra të tij kanë zënë vend në Galerinë Kombëtare, por një pjesë janë dhe në galerinë e qytetit të Vlorës. Tepelena i ka dhënë titullin “Qytetar nderi” piktorit Rakip Shabani, por një vepër e tij gjendet dhe në qendër të saj. Ndërsa edhe kryetari i bashkisë së Janinës pasi pa ekspozitën me veprat  e tij për Ali Pashë Tepelenën ka bërë një album me veprat e Ali Pashës.