BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Politike

Adriatik Lapaj zbardh pazaret e Metës, Ramës dhe Berishës, si kanë punuar së bashku në 32 vite për të mbajtur pushtetin, në lojë edhe oligarkët, ja “receta” për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza

Adriatik Lapaj zbardh pazaret e Metës, Ramës dhe Berishës, si

Zyrtarët e korruptuar duhet të akuzohen për tradhti kombëtare dhe të dënohen minimalisht 20 vite burg. Këtë deklaratë të fortë e ka lëshuar drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”,Adriatik Lapaj, i cili gjatë një interviste për gazetën “SOT” ka komentuar situatën politike në vend, ndërkohë që ka treguar edhe recetën që ai ka për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza socialo-ekonomiko-politiko ku ndodhet prej 30 e kusur vitesh. Mes të tjerash, zoti Lapaj ka një mesazh ndaj tre politikanëve kryesorë Meta-Berisha-Rama, për të cilët ka bindjen se janë bashkë dhe se ata punojnë për interesat e tyre e oligarkëve, por jo të shqiptarëve. Sa i takon rezolutës anti-korrupsion të Partisë Socialiste, juristi i njohur, Adriatik Lapaj ironizon kryeministrin Edi Rama, teksa thotë se korrupsioni nuk luftohet me rezoluta, pasi gjysma e qeverisë së tij ka përfunduar në burg apo nën hetim pas 11 viteve qeverisje. Sipas tij, korrupsioni luftohet duke hapur garën dhe duke vendosur në sistem llogaridhënien e politikës të qytetarët përmes ligjit.

-Zoti Lapaj, si i patë vizitat e Edi Ramës në Athinë dhe Milano, a po përdor kryeministri diasporën për qëllime elektorale?

Pashë një miting të kryeministrit të vendit, me autobusë nga Shqipëria, i cili ka të gjithë mundësitë, kapacitetet, logjistikën dhe burimet njerëzore për të realizuar një takim me mbështetësit e tij jashtë vendit. Një takim ku u fol dhe u premtua për shqiptarët jashtë vendit të lënë në harresë, duke harruar që të gjitha premtimet dhe fjalët, ai që i tha i ka në dorë për t'i bërë, pa pasur nevojën t'i premtoje a kthejë në vëmendje, se është vet kreu i pushtetit dhe i qeverisë. Pashë një takim të bukur në imazh në një sallë gjigante, ku më shumë dukej entuziazmi dhe pjesëmarrja e anëtarëve të qeverisë e administratës. Fakti është që ky takim erdhi pasi me ekipin tim kemi bërë mbi 10 takime në Diasporë, me emigrantët shqiptarë. Fakt tjetër është që kryeministri u kujtua për Diasporën, pasi pa se në sondazhe, shifrat nga radhët e emigrantëve nuk ishin të mira për të e të tjerët pas tij.

-Po akuzat e opozitës se në takimin në Athinë çoi administratën në ekskursion, si i komentoni?

Faktet janë publike. Kemi drejtorin e një teatri, të cilin e detyruan të japë dorëheqjen pasi pranoj mediatikisht që ishte detyruar për shkak të punës të marrë pjese në takim. Fotot e dhjetëra kryetarëve të bashkive prezent në takim, janë po ashtu publike. Autobusët shqiptarë të organizuar u bënë po ashtu publik në media. Nuk ka nevoje për më komente apo fjalë, diçka që është publikisht e qartë.

-Si jurist si e shihni rezolutën anti-korrupsion të Edi Ramës? Disa zëra thonë se është kundër SPAK…

Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta, pasi gjysma e qeverisë së tij ka përfunduar në burg apo nën hetim pas 11 viteve qeverisje. Korrupsioni luftohet duke hapur garën e duke vendosur në sistem llogaridhënien e politikës të qytetarët përmes ligjit.

-Ju jeni i pari që denoncuat se Amnistia Penale do të lirojë nga burgu subjekte të SPAK dhe GJKKO. Mund të në jepni më shumë detaje, pasi Rithemelimi i dhe qeveria e mohojnë se nga amnistia kanë përfituar të korruptuarit?

Të bësh amnisti për qytetarët e zakonshëm është në rregull, por të përdorësh amnistinë për të delegjitimuar reformën në drejtësi është e papranueshme. Rithemelimi dhe qeveria gënjyen publikisht qytetarët shqiptarë nga foltorja e Kuvendit. Ata u bënë bashkë, siç kanë qenë e janë gjithmonë. U bënë bashkë për të gënjyer,u bënë bashkë për t'i thënë bashkëpunëtorëve të tyre firmosni, se jemi pas jush për tu nxjerrë dhe amnistuar. Të dhënat janë publike, mjafton të bëni kërkesë në Drejtorinë e Burgjeve apo SPAK, për personat subjekte të SPAK dhe GJKKO që kanë përfituar nga amnistia, dhe merrni detajet apo përgjigjen e kërkuar.

-SPAK po heton disa politikanët “të peshave të rënda”, si Sali Berisha dhe Ilir Meta të cilët deri më dje konsideroheshin të paprekshëm. A mendoni se në Shqipëri ka trokitur ora e pandëshkueshmërisë dhe çdo politikan e pushtetarët që është përfshirë në afera korruptive dhe kriminale duhet të japë llogari para drejtësisë?

Ora e pandëshkueshmërisë ka trokitur dhe duhet të japë rezultat! Unë kam qenë dhe jam një mbështetës i SPAK, dhe i bej serish thirrje kësaj strukture që t'i shkojë deri tek koka secilës çështje, që ta çojnë fuqinë e tyre në nivelet me të larta të shtetit, t’i hetojnë, me drejtorë, me kryetarë bashkie, me ministra, me kryeministër, me këdo që ka indicie për vjedhjen e shtetit shqiptar. E kam thënë , dhe vijoj ta them vjedhja e zyrtarëve të shtetit duhet të konsiderohet tradhti kombëtare dhe të dënohet minimalisht 20 vite burg. Përndryshe ç'kuptim ka të vjedhim shtetin, e të përfitojmë azile rrugëve të botës?

-Në adresë tuaj individë të caktuar publik kanë hedhur akuza, madje ka nga ata që ju kanë etiketuar si njeri i Sali Berishës apo Ilir Metës. Keni një koment?

Për ata të Metës dhe Berishës, jam i Ramës. Për ata të Ramës jam i Metës dhe Berishës. E vërteta është që koha ka treguar se ata janë të njeri-tjetrit. Kanë 32 vite e mbajnë peng vendin duke kaluar pushtetin sa nga njëra palë të tjetra. Mjafton të shikoni se oligarkët me të cilët kanë punuar i kanë të njëjtët. Janë ortakëri.

-Ndërkohë le të ndalemi pak te disa pyetje për t’iu njohur më mirë. Cilat janë arsyet pse vendosët të hysh në politikë dhe cili është qëllimi juaj kryesor si politikan?

Unë nuk kam hyrë në politike. Kam vendosur të mos lejoj politiken të më largoj nga atdheu im. Kjo nuk është gare politike. Kjo është beteje mes pengmarrësve dhe popullit te marrë peng.

-Si mendoni se politika juaj do të ndryshojë për të mirën e qytetarëve dhe për të përmirësuar shoqërinë?

Këtu nuk bëhet fjalë për politikën time, këtu bëhet fjalë për ndryshimin e rregullave të lojës, për hapjen e garës, për vendosjen e meritokracisë.

-Çfarë masa do të ndërmerrni për të adresuar sfidat kryesore sociale dhe ekonomike të vendit?

Programi ynë po hartohet nga ekspertët më të mirë të fushave përkatëse. Problematikat, alternativat, zgjidhjet të gjitha do të pasqyrohen më tej. Nuk kërkon filozofi të mëdha, shtetin mjafton të mos e vjedhësh e të mos e grabisësh.

-Si do të përmirësoni transparencën dhe llogaridhënien në qeverisjen tuaj dhe si do të luftoni korrupsionin?

Ne dhe si Lëvizje kemi dëshmuar që transparenca është një nga pikat tona kryesore. Është një nga parimet bazë mbi të cilat jemi ndërtuar dhe do vazhdojmë betejën tonë për ta kthyer në gur themeli për politikën shqiptare. Për sa i përket korrupsionit, po përsëris si më sipër : Korrupsioni luftohet duke hapur garen e duke vendosur ne sistem llogaridhënien e politikes te qytetaret permes ligjit. Vjedhja e zyrtarëve të shtetit duhet të konsiderohet tradhti kombëtare dhe të dënohet minimalisht 20 vite burg.

Intervistoi: Rigels Seliman