BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Politike

Basha: Nëse vij në pushtet do heq vizat me Amerikën, brenda 4 viteve shqiptarët do lëvizin lirshëm në SHBA

Basha: Nëse vij në pushtet do heq vizat me Amerikën, brenda 4

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli në podcastin e tij, për sfidat që pati në procesin e liberalizimit të vizave me BE. Një nga sfidat, sipas tij ka qenë edhe bindja e anëtarëve të tjerë të BE që vijonin të ishin skeptik, si Hollanda e cila më pas u bë një nga mbështetëset më të fuqishme të Shqipërisë. Dje Basha u zotua se në rastin e marrjes së qeverisë, do të liberalizojë brenda 4 viteve vizat me SHBA-në. “Ambicia ime dhe për momentin ëndrra ime, por jam i bindur në rastin e marrjes së përgjegjësive së qeverisjes, do t’ia dalim që të liberalizojmë vizat me SHBA. Brenda 4 viteve të ardhshme, shqiptarët lëvizin pa viza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe ne e kemi nisur këtë dialog politik që atëherë, por nuk avancoi për arsye që dihen. Por jam i bindur që me një qeveri të re, me një vullnet politik ndryshe, sigurisht me një rekord ndryshe se ajo është më e rëndësishmja në çdo aspekt, duke përfshirë fushat që janë me rëndësi për Amerikën, që e ka caktuar për korrupsionin si rrezik të sigurisë të saj kombëtare. Dhe me një marrëdhënie special me aleatin tonë strategjik, unë kam ambicien dhe besimin që do ia dal të heq vizat me SHBA”, tha Basha. Kreu i PD, gjithashtu foli për mundësitë që do të krijojë PD për rininë duke i kushtuar vëmendje Teknologjisë së Informacionit, si dhe duke financuar politika stimuluese, trajnime, duke bërë të mundur kështu që në Shqipëri të shohin të ardhmen e tyre. “Goditja e rinisë është dhe një projekt politik. Sepse rinia është e pavarur për nga vet natyra e moshës, është shumë më idealiste dhe është shumë më e intersuar për një ndryshim domethënës politik, ekonomik, shoqëror sesa grupmoshat e tjera. Dhe këtë padiskutim e dinë dhe ata që duan që situatën ta mbajnë nën kontroll. Dy janë shtyllat që rrezikojnë përmbysjet e mëdha në një shoqëri dhe në veçanti në momente si ky ku ndodhet sot shoqëria jonë, rinia dhe shtresa e mesme. Dhe jo më kot të dyja janë vënë në breshëri të politikave të mbrapshta apo mungesës totale të mbështetjes së politikave nga kjo qeveri. Kësaj politike i duhet dhënë fund. Si i jepet fund? Duke kthyer në prioritet absolut këto dy shtylla të shoqërisë, rininë, shtresën e mesme, profesionistët e lirë. Si kthehen në prioritet absolut? Duke financuar, pra duke dhënë mbështetje financiare në të gjitha format, financimi i drejtpërdrejtë, politika financiare stimuluese, trajnime dhe duke bërë të mundur që në Shqipëri të shohin jo thjesht atë që u do zemra, por dhe atë që ua kërkon mendja për të krijuar familje, për të marrë profesion. Dhe përfitues do të jemi të dy palët, do të jenë në radhë të parë rinia shqiptare dhe pastaj Shqipëria dhe shoqëria shqiptare”, tha ndër të tjera Basha.