BREAKING NEWS

Sali Berisha i korruptuar, i lidhur me bandat kriminale dhe me personazhe të skeduar për drogë e pastrim parash, i përfshirë në afera me Fazlliç dhe shfrytëzim pushteti për të pasuruar fëmijët e tij, “non-grata” nuk i hiqet, Londra vulos fatin e kreut ...

Sali Berisha i korruptuar, i lidhur me bandat kriminale dhe me personazhe
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha mbetet “non-grata” në Britaninë e Madhe, mediat e huaja e akuzojnë si të korruptuar dhe i përmendin dosjen që po heton SPAK se ka favorizuar dhëndrin kur ishte kryeministër, reagojnë dhe socialistët

Sali Berisha mbetet “non-grata” në Britaninë e Madhe,
x
BREAKING NEWS

Gjiknuri kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë, ja si u zbërthye para prokurorëve të SPAK dhe denoncoi aferat e Ahmetajt, nga takimet me “bosët” e inceneratorëve, te udhëtimet në Gjermani dhe fjetja në hotel me 5 yje, zbardhen detaje nga dosja...

Gjiknuri kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë, ja si u
x
BREAKING NEWS

SPAK “zbarkon” në zyrat e oligarkut të Ilir Metës, sekuestrohen dokumentacionet, kompjuterët dhe materialet komprometuese, ja si po zbërthehen aferat e ish-presidentit

SPAK “zbarkon” në zyrat e oligarkut të Ilir Metës,
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh arsyen pse SPAK nuk po arreston Sali Berishën dhe Ilir Metën, ja prova e madhe që nuk e fshehin dot, si erdhën në pushtet vetëm me pardesytë e bardha të Sigurimit të Shtetit dhe vunë pasuri marramendëse brenda 7 vitesh

Ilir Demalia zbardh arsyen pse SPAK nuk po arreston Sali Berishën dhe Ilir
x
BREAKING NEWS

Nuk kanë fund skandalet për Belinda Ballukun, ja si i shtoi “portofolit” të saj 50 mln € për Rrugën e Arbrit dhe Tunelin e Llogorasë, zbardhet raporti

Nuk kanë fund skandalet për Belinda Ballukun, ja si i shtoi
x
BREAKING NEWS

Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan përfundon në SPAK, plas skandali i 2 koncensioneve më të shtrenjta në shëndetësi, hetime për zyrtarë të lartë edhe për një sërë kompanish që shërbejnë si “maska” të oligarkut, ja detajet nga dokumenti...

Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan përfundon në SPAK, plas skandali
x
BREAKING NEWS

Ja muaji kur do të bëhet rritja e pensioneve, eksperti i ekonomisë Kujtim Hoxha jep detajet e fundit dhe tregon rrugën që duhet të ndjekin të moshuarit kur nuk janë dakord me masën e përfitimit që u është caktuar nga ISSH

Ja muaji kur do të bëhet rritja e pensioneve, eksperti i
x

Politike

Bashkimi Evropian “hap thesin” dhe i jep 82.6 mln euro Shqipërisë në mbështetje të reformave kryesore, ja 6 projektet madhore që marrin “pjesën e luanit”

Bashkimi Evropian “hap thesin” dhe i jep 82.6 mln euro

Qeveria shqiptare miratoi së fundmi marrëveshjen me Komisionin Europian për të lëvruar fondin 82.6 milionë euro nga Bashkimi Europian në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III). Lajmi u konfirmua dje nga Ministrja për Shtetin dhe kryenegociatorja, Majlinda Dhuka për mediat pas mbledhjes së djeshme të qeverisë. Ajo njoftoi se ky fond do të shpërndahet në 6 fusha të caktuara të shtetit: agjencitë ligjzbatuese, reforma në drejtësi, veprimtaria e parlamentit, lehtësimi i procesit të negocimeve me Brukselin në anëtarësim, sistemi i furnizimit me ujë dhe të rinjtë. Vendimi i Këshillit të Ministrave u publikua dhe në faqen zyrtare të Kryeministrisë. Po ashtu, qeveria do të vendosë në funksion Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim të Shqipërisë për vitet 2022-2030, e cila do përqendrohet në 6 fusha: integrimi europian, lufta ndaj korrupsionit, energjia, bujqësia, turizmi dhe dixhitalizimi. Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi konfirmoi se qeveria dha “dritën jeshile” për marrjen e një huaje 30 milionë euro nga Italia për financimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për organizimin dhe përballimin e fatkeqësive natyre si: përmbytjet, zjarret, tërmetet, si dhe për dërgimin e një kontigjenti ushtarak shqiptar në një operacion detar të NATO-s në Mesdhe dhe një tjetër për policinë ushtarake në Egjipt.

Si do të ndahet fondi 82.6 milionë euro?

Ministrja dhe kryenegociatorja e Shqipërisë në procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE, Majlinda Dhuka njoftoi për mediat para Kryeministrisë se fondi i BE me vlerë 82.6 milionë euro për Shqipërinë do të ndahet në këtë mënyrë: 14.9 milionë euro për agjencitë ligjzbatuese, 9.7 milionë euro për fazën e tretë të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe reformën në drejtësi, 5 milionë euro për roli i parlamentit, 29 milionë euro për ujit, 19 milionë euro për procesin e negociatave dhe 5 milionë euro për mbështetjen e të rinjve. " Paketa IPA 2022 që qeveria e miratoi sot me KE përfshin asistencë ndaj Shqipërisë prej 82.6 milionë euro. Kjo asistencë do të mbështesë disa prej reformave kryesore të vendit: BE për agjencitë e zbatimit të ligjit 14.9 milionë euro, mbështetje për vlerësimin e fazës së tretë të gjyqtarëve dhe prokurorëve asistencë 9.7 milionë euro dhe mbështetje për reformën në drejtësi, 5 milionë euro mbështetje që synon forcimin e rolit të parlamentit në demokraci, BE për ujin 29 milionë euro që mbështet reformën thelbësore të qeverisë shqiptare në fushën e ujit, 19 milionë euro për instrumentin lehtësues për mbështetjen e procesit të negociatave në BE dhe BE për rininë në vlerën 5 milionë euro që mbështet iniciativat e qeverisë shqiptare për të rinjtë në vendin tonë", deklaroi Dhuka.

Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Integrimin, nga integrimi në BE, te dixhitalizimi

Më tej, kryenegociatorja Dhuka dha lajmin tjetër se qeveria miratoni Strategjinë Kombëtare për Zhvillim e Integrim 2022-2030, me qëllim krijimin e kushteve të përshatshme për pranimin e vendit tonë në familjen e madhe të Europës së Bashkuar. Kjo strategji, që do të bazohet dhe në IPA III, do të investohet në 6 fusha të rëndësishme për vendin: integrimi europian, lufta ndaj korrupsionit, energjia, bujqësia, turizmi dhe dixhitalizimi.  “Vendimi i dytë është për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim të Shqipërisë. Strategjia ka një vizion të qartë, ndërtimin e një ekonomie dinamike, pjesë e BE dhe rajonit që ofron kushte të barabarta për rritjen e mirëqenies së qytetarëve mbështetur në demokraci. 6 prioritete madhore parashikohen: integrimi europian, lufta ndaj korrupsionit, energjia, bujqësia, turizmi dhe dixhitalizimi”, përfundoi Majlinda Dhuka për mediat.

Ministria e Mbrojtjes, nga 30 milionë euro kredi, te 6 zonat me rrezik natyror

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dha lajmin se qeveria ka miratuar 4 projektvendime të iniciuara nga vetë institucioni që ai drejton. Peleshi bëri me dije se është miratuar lëvrimi i një huaje nga shteti italian me vlerë 30 milionë euro në mbështetje  të strukturës së emergjencave civile; së dyti, dërgimin e 1 anijeje të klasit “Iliria”, me 21 ushtarakë të Forcave të Armatosura, në operacionin e NATO-s “FOCOPS”, pjesë e operacionit “Sea Guardian”, në Detin Mesdhe; së treti dërgimin e 3 oficerëve të Policisë Ushtarake të Shqipëri në një mision të NATO-s në Egjipt, dhe në fund realizimi i një projekti për përballimin e mobilizimin për përballimin e fatkeqësive natyrore në 6 zona të Shqipërisë (Strategjia Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë 2023-2030 dhe të planit të saj të veprimit).

Më të lexuarat