BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Politike

'Territorialja', PD komenton raportin e Bankës Botërore: Reforma e Ramës ka reduktuar shërbimet për qytetarët

'Territorialja', PD komenton raportin e Bankës Botërore:

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së tij Bozdo u shpreh se sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore, Reforma Territoriale ka dështuar rëndë. Sipas tij kjo reformë e njëanshme dhe pa konsensus politik, larg nga sa pretendon Edi Rama dhe qeveria e tij se ka reduktuar ndjeshëm shërbimet për qytetarët veçanërisht në zonat rurale.

Bozdo shtoi se jo vetëm që nuk janë kursyer fondet publike, siç premtoi në 2015 Rama, por numri i punonjësve nga rreth 19 mijë përpara reformës, ka vajtur mbi 32 mije pas reformës.  Ai shtoi se diferenca prej 13 mijë punonjësish nuk është gjë tjetër veçse 13 mijë patronazhistë me të cilët Rama krenohet gjithandej.

Deklarata e plotë:

Banka Botërore ka folur qartë. Sipas një raporti të fundit të saj, Reforma Territoriale, ndryshe ulja e ndjeshme e numrit të bashkive, ka dështuar rëndë. Kjo reformë e njëanshme dhe pa konsensus politik, larg nga sa pretendon Edi Rama dhe qeveria e tij, ka reduktuar ndjeshëm shërbimet për qytetarët veçanërisht në zonat rurale.

Sipas Bankës Botërore, reforma territoriale e Edi Ramës ka: ‘…rezultuar në shërbime publike të mangëta në zonat kritike, duke përfshirë furnizimin me ujë, menaxhimin e mbetjeve, transportin publik, arsimin, kujdesin për fëmijët dhe reagimin ndaj fatkeqësive –…’

Banka Botërore shton se: ‘..shumica e autoriteteve vendore kanë rezultuar të paafta… dhe për rrjedhojë shërbimet e ofruara janë të pamjaftueshme dhe me cilësi të ulët të shërbimit. Kjo ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë negativ në kapitalin njerëzor, mjedisin dhe mundësitë ekonomike…’

Ja pra sesi u katandis reforma territoriale, sukses i padiskutueshëm sipas Edi Rames, dështim i rëndë sipas PD dhe Bankës Botërore. Jo vetëm që nuk janë kursyer fondet publike, siç premtoi në 2015 Rama, por numri i punonjësve nga rreth 19 mijë përpara reformës, ka vajtur mbi 32 mije pas reformës. Siç kuptohet qarte, diferenca prej 13 mijë punonjësish nuk është gjë tjetër veçse 13 mijë patronazhistë me të cilët Rama krenohet gjithandej.

Sipas llogarive, një patronazhist i këtij lloji i kushton shqiptarëve, duke llogaritur rrogën dhe sigurimet shoqërore, rreth 4500 euro në vit. Kjo është mënyra e re, brutale dhe aspak e sofistikuar, e blerjes së votës në fillesë, me paratë publike, në justifikimin e reformave të këtij lloji.

Ajo që është edhe më flagrante është fakti se reforma territoriale u programua me kujdes, që në gjenezë të saj, të ishte ‘Kali i Trojës’ që opozita të humbte pushtetin vendor në tavolinë, paçka se shqiptarët nuk marrin shërbime dhe se të gjithë e pranojnë se reforma ka dështuar keq dhe përfundimisht.

Emëruesi i përbashkët i reformave të dështuara, që synojnë veç mbushjen e xhepit dhe blerjen me këto para të zgjedhjeve të ardhshme, në një mekanizëm karusel, nuk është tjetër njeri veç Edi Ramës. Emëruesi i përbashkët i grabitjes masive, korruptimit ndërkombëtar, i vjedhjes së votës dhe shpopullimit të Shqipërisë është dhe mbetet Edi Rama. Dhe sa kohë ai të qeverisë, as zgjedhje të lira nuk do të kemi.

Për këtë arsye, opozitarët, të bashkuar në qëllimin e tyre, duhet të kërkojnë qeverinë teknike si garant për standardin minimal të zgjedhjeve të ardhme. Shqiptarët duhet dhe do të votojnë të lirë, sepse vetëm vota e lirë mundëson realisht rrotacionin!