BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Politike

Frrok Çupi paralajmëron arrestimin e Ilir Metës e Sali Berishës dhe zbërthen prapaskenat e kthimit të vulës së PD në duart e “non gratës”, ja çfarë pritet të ndodhë

Frrok Çupi paralajmëron arrestimin e Ilir Metës e Sali

Analisti i njohur, Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Çupi thotë se vendimi i Gjykatës së Apelit për t’i kaluar vulën e PD Sali Berishës, i shpallur “non grata” nga amerikanët e britanikët dhe i izoluar nga SPAK ka shkaktuar shurdhim në valët mes qytetarëve dhe drejtësisë së. Sipas tij, në fillim pati një kakofoni se kush duhet të besohej, Gjykata e Apelit apo SPAK. Ai tha se kjo gjykatë ‘shurdhoi’ dy kolonat mbajtëse të ekuilibrit tonë shtetëror e kombëtar: SPAK-un dhe Shtetet e Bashkuara. “‘E vulës’, po them pa asnjë ngarkesë negative, veçse që të mos lodhemi me emrin e gjatë. Edhe fjala ‘shurdhoi!’, në këtë rast merr kuptimin e fenomenit të zhurmimit të valëve të një mjeti transmetues, ose edhe kakofoninë mes gjallesash ku i pari nuk dëgjon të dytin. Nëse, SPAK nuk do të kishte thërritur Monika Kryemadhin nën hetim pasuror, aq më tepër të mos kishte thërritur burrin e saj Ilir Meta, me siguri do të kishim një ndërhyrje me dëm në valët e SPAK dhe do të fantazohej se ‘edhe SPAK iku’. Gjykata e Apelit në bulevardin ‘Zhan D’ Dark’ goditi sinjalin e qartë të SPAK në rrugën ‘Don Bosko’, në daljen perëndimore të Tiranës. Brenda ditës ndryshoi gjithë situata. Njerëzit që i kanë sy e veshë drejtuar nga SPAK, desh menduan se ‘me kaq mbaroi edhe Drejtësia e re!’. -A i dhatë vulë Berishës? Mbajeni tani e na dërgoni në burg të gjithë ne viktimat!- u shprehën shumë njerëz. Dikush qe edhe më i çmendur e stampoi vulën në ballë dhe iu drejtua selisë ku mendoi se do të gjente Berishën jo në arrest. ‘E mori vulën gjigandi!? Tani jepini urgjent zyrën e Ramës!”, thanë disa që kishin veshur tirq leshi dhe xhamadan të kuq. Por nuk po i konsideroj këta ca të çmendur. Në publik, vendimi i ‘Gjykatës së Vulës’ shkaktoi shurdhim në valët mes qytetarëve dhe Drejtësisë së re. Cilin të besonin, zërin e SPAK apo zërin e Gjykatës së Apelit? Sepse është momenti shumë delikat, njerëzia këtu duket sikur pret te salla e operacionit në spitalin ku do të ndëshkohet krimi dhe do të shërohet trupi i shoqërisë sonë. Është koha kur edhe ata dhjetë vetë që shfaqen mbrëmjeve poshtë ballkonit, as vetë këta nuk e besojnë se do ta gjejnë Salën aty ku e lanë”, shprehet Çupi ndër të tjera.

Arrestimi i Metës dhe Berishës

Analisti thotë se Berisha dhe Meta do të arrestohen, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Apelit dhe këtë fakt e tregon lëvizja e SPAK, të cilët thirrën menjëherë atë ditë Metën dhe Kryemadhin për t’i zbërthyer për aferat e tyre korruptive. “Pastaj publiku dëshmitar e viktimë njëkohësisht, i bëmave kriminale të Berishës & Family & Co., presin ndëshkimin me mbyllje në qeli të fajtorëve. A duhet folur ndonjëherë qartë? Tani pritet burgosja e Sali Berishës dhe e Ilir Metës. Këtë zë desh e shurdhoi Gjykata e Apelit që i dha Berishës vulën e PD. Fillimisht Gjykata rrëzoi dikë dhe ngriti dikë tjetër. Rrëzoi vetë historinë tonë politike dhe vetë Amerikën si aleat; ndërsa ngriti gjykatësin në oborrin e Berishës, Zhukri. Zhukri, gjysmë shofer, gjysmë gjykatës dhe i tëri në shërbim familjar të Berishës, bëri harakiri, i dha vulën Berishës, e pastaj i duhej të largohej nga sistemi i Drejtësisë edhe për krim pasuror. Po Amerika? Amerika kishte deklaruar se nuk e njeh Berishën me vulë të PD-së ose nuk njeh fare një PD me vulë në dorë të Berishës. Kjo ra. Gjykata e Apelit ‘shurdhoi’ dy kolonat mbajtëse të ekuilibrit tonë shtetëror e kombëtar: SPAK-un dhe Shtetet e Bashkuara. Gjykata ka përsëritur njëmijë herë se ‘nuk merret me politikë’. Ndoshta edhe në këtë rast kështu do të thotë. Por pikërisht këtu është marrë me politikë. Edhe sikur të mos ia jepte vulën Berishës, prapë ‘do të ishte marrë me politikë’. Por cila është politika e dobishme për shtetin dhe për kombin!?, kjo është çështja: Kundër krimit apo kundër SPAK-ut?. Të hedhësh një gur e të shurdhosh gjithë zërat dhe shpresat e qytetarëve për Drejtësi, kjo ishte ajo që ndodhi në bulevardin ‘Zhan D’Ark’ Tiranë 1000. Po të mos ishin thërritur në SPAK Monika e Iliri, zëri rreth SPAK nuk do të dëgjohej më si i qartë. Pale, sikur të vonohet procesi i Berishës!? Njerëzit do të thonë se ‘dikush po ia kreh bishtin andej nga Drejtësia!’”, thotë Çupi

Thirrja e Metës dhe Kryemadhit në SPAK

Gjithashtu analisti ka komentuar edhe thirrjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në SPAK. Ai ka folur edhe për fjalimin e ish-presidentit dhe sulmet e tij ndaj drejtësisë së re. “Këta, me sa duket, janë nisur të gjithë për në shtëpinë e re. Ndodhet te Zogu i Zi. Adresa që i thonë ‘Don Bosko është veçse një ngatërresë; Don Bosko është shumë ‘i ri’ para Zogut të Zi. Vendi aty është quajtur gjithnjë ‘Zogu i Zi’. Gazetari i pashoq dhe miku im i ndritur, Fatos Baxhaku, pat shkruar një libër, jo voluminoz, por të studiuar kujdesshëm dhe shkruar me brilancë. Ai e ka treguar me dëshmi pse ajo zonë thuajse jashtë qytetit atëherë, në pikën me Perëndimore të Tiranës, ishte quajtur ‘Zogu i Zi’. Ka shumë konotacion me jetën e sotme, veçanërisht nervozizmi i kandidatëve për në ‘shtëpinë e re’ të Zogut të Zi, e sjell edhe më afër ‘shtëpinë e vjetër’. Ish presidenti dhe ish kryeministër dhe ish kryeparlamentar, dhe ish ça të dush…, zoti Ilir Meta, iu afrua shumë ‘Zogut…’ kur mbajti një fjalim rreth ‘baxhellave’. Është një fjalë e papërshtatshme, aq sa nuk mund të thuhet; por kur e thotë kryetari i shtetit, nuk ke çfarë bën. Në atë kohë, kur shtëpisë së vjetër të Zogut i vinin shumë banore, si nga Italia edhe nga Shqipëria, askush nuk ishte aq katil sa t’i quante ‘baxhella’. Zonjat e ardhura shërbenin sojliun. Aq sa kishte klientë shqiptarë të sërës së pasur, aq kishte edhe italianë. Madje vetë aeroporti u ndërtua aty pranë për të mos humbur kohë ‘personalitetet e larta’, siç mund të quhen sot Iliri, Saliu e shokë. Mysafiret quheshin banoret e ‘shtëpisë publike’, dhe kaq. Ca njerëz vulgarë, më vonë, të mësuar me moralin e imponuar të Partisë, nisën t’i prozvalin e  t’i quajnë herë ‘prostituta’, herë ‘të përdala’, por asnjëherë kaq keq sa ç’i quan presidenti i djeshëm”, shkruan Çupi.

Dalja jashtë kontrollit e Ilir Metës

Frrok Çupi po ashtu ka treguar dhe çfarë fshihet nga dalja jashtë kontrollit e Ilir Metës pas thirrje në SPAK. “Ish presidenti tani e frekuenton shtëpinë e re te Zogu i Zi, disa herë në muaj, bashkë me të shoqen, Monika. Po si mundi ta thotë atë fjalë aq të rëndë kur pak para tij në atë shtëpi u pa që hyri e shoqja?! Shtëpia e re e politikanëve shqiptarë që janë zhytur me vite në një korrupsion dhe krim të pa treguar, mban emrin ‘SPAK, Rruga Don Bosko’. Kjo shtëpi po frekuentohet mjaft shpesh nga ish presidenti dhe ish zonja e parë, nga familja e ish presidentit dhe kryeministrit Berisha, dhe nga zyrtarë të epokës së re që askush nga partia e tyre nuk i përkrahu, por i drejtuan ‘për atje, te shtëpia’. SPAK, Rruga ‘Don Bosko’!… Ca vite të shkuara ky emër, nëse do të  mund të formulohej, do të dukej si një Ufo, ose si një konstelacion yjesh që nuk ka punë me këtë tokë. Por ja që zbriti këtu dhe po thith një nga një dinozaurët e korrupsionit. Deri dje ata ëndërronin të vinin fshehurazi, natën, te Zogu i Zi, në kuptimin që studioi Fatos Baxhaku. Ndoshta kjo etje e parealizuar e bëri ish presidentin të mbante një fjalim të tërë për ‘baxhellat’. Them se është një e vërtetë reale arsyeja pse këta ‘kanë ikur nga mendtë’, mbajnë fjalime fantazmave nën ballkon ose flasin për ‘vrasje në Malin me Gropa’. Padyshim konvulsionet kanë të bëjnë me shpjegimin që i ka dhënë Frojdi. Fenomeni ka lidhje me urinë seksuale; nuk ka lidhje me politikën. Se ç’ne ‘politika’ t’u bëhet kaq adrenalinë, kaq shumë opsesion, kaq shumë ëndërr, kaq shumë paranojë, kaq shumë fobi?! E ç’ne, një vulë të bëhet kaq epshore!? Jam i mendjes se vetëm uria seksuale i ka çuar në këtë pikë shpërthimesh me paranoja e dëshira, njëherësh. Fakti që ish presidenti del para publikut, në një fjalim me letër, dhe i rrëshqet truri e i shkon nga Partia te ‘baxhella’, nuk ka shpjegim tjetër. Por edhe lidhja mes ‘Don Boskos’ dhe ‘Zogut të Zi’, i tërbon këta, i tërbon si ‘bari’. Se, në këtë mes diçka fshihet: O Don Bosko, një prift italian i shekullit 20 që e kishte për betim në ungjill të mos kishte punë me asnjë ‘shtëpi publike’, ose Zogu i Zi që e kishte për mision shtëpinë e atyre që tani Meta u thotë ‘baxh…’. Kjo është një ngatërresë e madhe në ‘histerinë e mbrojtjes’ sipas Frojdit”, përfundon Frrok Çupi.

Më të lexuarat