BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Politike

“Inceneratorët” dhe afera “McGonigal” çojnë Edi Ramën në SPAK, ja kur do të thirret kryeministri nga prokurorët për të dhënë llogari për dosjet “e nxehta” që janë gati të shpërthejnë

“Inceneratorët” dhe afera “McGonigal”

Deri më tani kemi parë të gjithë bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama që të shkojnë një nga një në dyert e Prokurorisë së Posaçme. Por radhën shumë shpejt do e ketë vetë kreu i qeverisë pasi hetimet e SPAK për dosjet qeveritare po shkojnë deri në pikën ku fjalën e fundit do ta ketë lideri i tyre. Me rastin e klubit Partizani, Sali Berisha u fundos për një vendim të qeverisë dhe vendim kolektiv. Kjo lëvizje e SPAK fut Ramën në rrethin e kuq, pasi sot që flasim janë dhjetëra socialistë të burgosur, të cilët akuzohen se janë përfshirë në zullume, por që në të vërtet kanë qenë firmat për Edi Ramën që i fundosën. Dosja që mund të tronditë pozitat e tij, është ajo e inceneratorëve dhe “McGonigal”. Rama është kokë e këmbë i zhytur dhe kryesor në aferën e djegësave. Madje mund të ketë dhe shkesa që vërtetojnë më hapur se Berisha tek Kompleksi Partizani implikimin e tij. Ka zëra se brenda qershorit Rama do të thirret në SPAK, njësoj siç shkoi së fundmi kryebashkiaku Erion Veliaj, zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe krahu i djathtë i kryeministrit, Engjëll Agaçi. Avokati Kujtim Ibra thotë se legjendat urbane se Rama nuk do të thirret asnjëherë në SPAK janë të pavërteta. “Nuk dua të bëj fallxhorin, por besoj se kryeministri Edi Rama brenda muajit qershor do të shkojë në Prokurorinë e Posaçme. Për të dhënë llogari për inceneratorët, apo për çështje të tjera, këtë nuk di ta them. Por e sigurt është që Rama do të shkojë, për dyshimet që kanë prokurorët, ose për ato që duan ta pyesin ata Z.Rama. Nuk përjashtohet as Edi Rama nga kjo. Lëreni se çfarë thonë legjendat urbane. Rama do të shkojë për një sërë çështjes për të cilat prokuroria ka filluar hetimet, si inceneratorët, çështje tenderash, tokash etj. Shkallën e përgjegjësisë të zotit Rama do e caktojë Prokuroria e Posaçme”, u shpreh së fundmi avokati në një intervistë televizive.

“McGonigal”

Nga ana tjetër, Rama do të thirret në SPAK për të thënë llogari edhe për aferën “McGonigal”. Këtë herë asnjë zyrtar socialist nuk mund të bëhët “kurban”, pasi kjo dosje mban emrin e Edi Ramës. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme po thellohen. Madje PD zyrtare ka çuar pak muaj më parë dosjen e plotë që kanë përgatitur amerikanët për kryeministrin shqiptar me të gjitha provat përvëluese. Në dosje janë deklarimet e ish-agjentit të FBI, ku dalin në pah pazaret e pista nga vizitat në Tiranë, takimet dhe bisedat e fshehta me zyrtarët shqiptarë, përfshirë Edi Ramën dhe deri te dëmi i madh prej miliona dollarësh që i është shkaktuar shtetit shqiptar. Mësohet se në dosjen amerikane janë me emra se për cilin nga shërbimet e tij në Shqipëri u pagua me dollarët që i dha Agron Neza. Deri tani ai ka pretenduar se paratë, thjesht i mori borxh, por SHBA ia ka nxjerrë të gjitha që në arriti në fund t’i zbuste dënimin duke i hequr të gjitha pikat e tjera të rënda që mund ta dënonin me vite. Në këtë mes dalin dhe bizneset ruse, madje dhe gjobat për oligarkët.  Tashmë hetimet e SPAK pritet të zgjerohen edhe më shumë dhe nuk do të mjaftohen vetëm te fakti i 225 mijë dollarëve. Skandali është edhe më i gjerë dhe kjo provon korrupsionin në nivelet e larta në Shqipëri. Dëmi i shkaktuar shtetit shqiptar që po hetohet nga SPAK nuk është në këtë nivel, por shumë herë më i lartë. Në lojë janë miliona dollarë që i janë shkaktuar shtetit shqiptar. Po ashtu pjesë e dosjes janë dhe ndërhyrjet e Ramës për licencat e naftës. McGonigal ka pranuar se në takimin e parë në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ku ishte i pranishëm, Agron Neza dhe Dorian Duçka u fol për licencat e kompanive të naftës. Kujtojmë se këta dy të fundit janë thirrur nga SPAK dhe radhën tashmë e ka Edi Rama.