BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Politike

Ja pse po hetohet Flamur Noka, drejt mbylljes 3 dosjet e Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe zyrtarëve të lartë të ish-LSI, gati fletë-arrestet, personazhi që iu ka bërë “gropën” duke iu hapur dosjet në SPAK zbardh detajet e fundit

Ja pse po hetohet Flamur Noka, drejt mbylljes 3 dosjet e Ilir Metës, Monika

Avokati Idajet Beqiri ka folur për zhvillimet e nxehta të SPAK që ka tensionuar jo pak sferën politike dhe atë kriminale në vend. Z.Beqiri në një intervistë për gazetën “SOT”, komentoi dhe qëndrimin stoik të kreut të SPAK, Altin Dumanit i cili shprehet se i dha mesazhin e prerë politikës që ne jeni të vendosur për drejtësi pavarësisht intimidimeve që bëhen ndaj Prokurorisë së Posaçme. Nga ana tjetër, avokati thotë se ndër 50 të arrestuarit nga operacioni i fundit të SPAK, janë ekzekutorë të urdhrave që kanë marrë për vrasje nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Gjithashtu, Beqiri tregon se dosja e CEZ-DIA-s, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe dosja për operacionet estetike të familjes Meta, janë drejt fundit të hetimeve për të çuar në gjykim dhe për të vënë shumë shpejtë prapa hekurave Metën dhe Berishën. Ai ka dhënë detaje dhe nga hetimi që ka nisur SPAK për Flamur Nokën.

-Besoj e keni dëgjuar raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumanit te Komisioni i Ligjeve, si iu duk prezenca e disa deputetëve të janë nën hetim nga SPAK dhe raportimi i Dumanit përpara tyre?

Ata erdhën aty e jam i bindur për të mësuar më shumë se çfarë po bëhet me ta, por nuk mësuan dot gjë sepse profesionalizmi i lartë i zotit Dumanit, të qenurit e tij një njeri institucional por edhe respektues në përmasat model të kodit të procedurës penale, bëri që ata nuk mësuan e nuk morën dot gjë prej tij. Gjithsesi ishte një bilanc i punës së SPAK-ut për 2023, e kur shikon atë volum pune edhe çfarë arritje ka patur në këtë vit, është një bilanc pozitiv dhe janë në rrugën e duhur. Kuptohet është fillimi, por gjithësi po tregon që hap pas hapi SPAK po e merr veten dhe tashmë e ka të qartë objektivin e punës së vet luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë shtetëror. Madje i kërkoi ndihmë Parlamentit në dy drejtime, në një aspekt që kapacitetet njerëzore janë të pakta dhe duhen plotësuar me prokuror të tjerë pasi volumi i punës është shumë i madh por edhe me personal tjetër dhe në Byronë Kombëtare të Hetimit. Nga ana tjetër, SPAK është mbingarkuar me disa çështje të cilat nuk duhet të jenë kompetencë e saj pasi janë çështje që duhet të merret Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm. Mirëpo këto janë volum i madh punë, e SPAK do të lirohej në 50% të punës nëse këto vepra penale dhe grupet e strukturuara kriminale për vepra penale që nuk janë të rrezikshmërisë shoqërore që duhet t’i marrë SPAK, e këto do ta lehtësonin jashtëzakonisht shumë për të bërë detyrën e vetë e luftën kundër korrupsionit të lartë shtetëror dhe krimit të organizuar. Organizatat kriminale siç ishte operacioni i fundit i SPAK me 50 të arrestuar. Këtë gjë e kërkoi Dumani me të drejtë, e jam i bindur që do ta marr formën e do të bëhet një projektligj ne qëllim që t’i mundësohet kjo kërkesë ligjore SPAK-ut.

-Zoti Beqiri, nisur nga prezenca, reagimet, veprimet, mimikat, komunikimet me njëri-tjetri, pyetjet që i shtruan zotit Dumani, kush ishte deputeti që iu bëri më tepër përshtypje dhe u duk se kishte një sens protagonizmin?

Problemi është që ajo situatë në Komisionin e Ligjeve ishte e pritshme pasi tashmë ne jemi mësuar. Ne kemi 2 botë të ndryshme, botën e qeverisjes aktuale e cila si nismëtare e reformës në drejtësi që kur ishte në opozitë dhe kur mori pushtetin si mbështetësja kryesore e reformës në drejtësi duke pranuar pa kushte çdo lloj oferte dhe sugjerimi e projekti që sollën ndërkombëtarët e SHBA posaçërisht që u bënë kumbarë të reformës në drejtësi bashkë me Bashkimin Europian. Këta tashmë janë në rolin e asaj që nuk janë bërë asnjëherë pengesë. Kur shikojë ata se u duket se më shumë goditet majtas e pse nuk po goditet dhe djathtas, reagime të kësaj natyre, politika edhe kjo qeverisje dhe ka patur. A e ka patur drejtë? Unë do të thoja jo se nuk është problemi se çfarë ngjyre ka krimi, meqë godite majtas tani godit dhe djathtas, nuk është çështje balance kjo punë. Lufta kundër krimit dhe kriminalitetit, bëhet në bazë të ligjit, ka një kod të procedurës penale, dihet kur fillon një procedim penal. Po të ketë kallëzim penal, çështja shkon deri në fund dhe afatet e hetimit janë afate hetimi. Në krahun politik të majtë e kanë respektuar drejtësinë e re, përfaqësuesit kanë shkuar në SPAK sa herë janë thirrur dhe kanë deklaruar që janë në mbështetje të SPAK-ut, ndryshe nga krahu tjetër, posaçërisht Foltorja pasi nuk mund të themi gjë për Partinë Demokratike zyrtare sepse të paktën me deklarime e kanë mbështetur SPAK dhe veprimtarinë e tij. Ndërsa Foltorja e posaçërisht Berisha dhe mbështetësit e tij që shkojnë pas tij si Flamur Noka, Albana Vokshi, Luçiano Boçi dhe disa të tjerë si dhe partia e Ilir Metës, ato kanë qenë anti-SPAK, të tërbuar se janë të ngarkuar shumë me krime. E dinë që kanë procese të hapura në SPAK, se kanë njerëzit e vetë brenda dhe i marrin vesh sesa procese janë hapur kundër tyre, e dinë dhe vetë se çfarë krimesh kanë bërë dhe iu është hequr peta e lakrorit tani dhe lakrat e tyre të korrupsionit galopant të vjedhjeve të pasurive të shqiptarëve që kanë bërë, pakësimin e buxhetit të shtetit, e dinë se nuk mund të fshihen më, e nuk mund të jenë më ata mbretërit siç kanë qenë që nuk janë të paprekshëm e kudo futej drejtësia por vetëm te këto kurën e kurës. Dhe kur prekej diçka këto jepnin ultimatum dhe brenda 24 orëve, ndryshoheshin dhe gjyqtarë, emëroheshin të tjerë në rast e do kishte ndonjë nga ata që mund të ishte i linjës që t’i vinte në bankën e të akuzuarve duke respektuar parimin që para ligjit të gjithë të barabartë. I eliminonin ato se mendonin se nuk do të ndëshkoheshin kurrë ndonjëherë. Tani iu ka vajtur thika në palcë e po binden që nuk ka të pandëshkueshëm në këtë vend, prandaj dhe ulërimat e tyre e anatemimet që i bëjnë SPAK-ut e me fjalorin banal kërkojnë intimidimin që i bëjnë SPAK-ut janë skandaloze, por faktikisht e kanë marrë përgjigjen më të bukur kur Dumani i dha Sali Berishës, Ilir Metës, Flamur Nokës, Monika Kryemadhit dhe të gjithë të tjerëve, e posaçërisht këtyre të dyve që merreshin vesh me njëri tjetrin dhe se çfarë pyetje do bëjmë për ishin si pula të lagura. E patë dhe ju se nuk ishte ai Flamuri që hidhte shashka e molotov në Parlament, ishte një Flamur tjetër ai. Aq më shumë se ai kallëzimi penal që kanë bërë kundër tij për korrupsion të lartë shtetëror është marrë në konsideratë nga SPAK, është regjistruar procedimi penal dhe ai do të hetohet tani për pastrim të produkteve që rrjedhin nga një krim dhe për korrupsion pasiv që ka bërë. Në këtë aspekt, Dumani ua dha përgjigjën e prerë se më njihni mirë se jam njeri i prerë dhe nuk dua t’ja di për krahe politike apo të më intimidojë cilido qoftë, jam fanatik dhe respektues vetëm i ligjit, njoh vetëm kodin e procedurës penale dhe të gjithë kolegët janë të një mendje me mua, do luftojmë të gjithë sipas ligjit dhe kompetencave që na ka dhënë ligjvënësi për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin e lartë shtetëror dhe mos u mundoni të bëni presione, të na intimidoni e bëni deklarata me fyerje e shpifje sepse nuk zënë vend te ne. Ky ishte mesazhi i qartë që ato morën, e këtë mesazh e morën dhe shqiptarët të cilët presin nga SPAK.

-Ju keni bërë denoncime të shumta në SPAK, keni thënë që prisni të ketë një reagim nga SPAK, ka çështje për të cilat hetohet tashmë prej vitesh por ende nuk janë finalizuar. Ndoshta SPAK nuk ka gjetur prova konkrete për t’i ngarkuar me përgjegjësi këto persona?

Jo, nuk flitet se nuk ka gjetur prova por aferat janë të rënda, të hapura e të hetuara tashmë mjaft prej tyre por ngarkesa është e jashtëzakonshme, e madhe. Afera e CEZ-DIA është e mbyllur tashmë dhe aty Ilir Metës i dalin përgjegjësitë dhe i del grabitja e vjedhja hapur që i ka bërë pasurisë kombëtare të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij si Sali Berisha, djali i Berishës dhe është tamam grup kriminal. Çështja e CEZ-DIA-s tashmë është e gatshme për të shkuar në gjyq, sikurse është e gatshme dhe dosja e lobimit amerikan, sikurse pastrojnë paratë dhe me operacionet estetike që kanë bërë gjithë familja e Ilir Metës në San Marino. E përpos kësaj, operacionet e tjera që ka bërë Ilir Meta në Austri, janë procese thuajse të mbyllura e drejt finalizimit për t’i çuar në gjykatë. Por janë një serë aferash të tjera, nga më të rëndat. Posaçërisht në fushën e naftës, ku Sali Berisha, Ilir Meta dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë bërë kërdinë, me privatizimet e paligjshme që i kanë bërë sektorit të naftës, sektorit më strategjik në vendin tonë dhe që i jep pasuri të jashtëzakonshme këtij vendi. Ajo aferë arrin deri në 3 miliardë euro dëm. Mbretëresha dhe mbreti në një lojë shahu, Sali Berisha, Ilir Meta dhe familjet e tyre, ata e kanë pas qafe lëvizjen e SPAK-ut. Grupet kriminale që u arrestuan 50 persona në operacionin e fundit të SPAK, i ka subvencionuar dhe i ka mbajtur politika e kanë qenë krahu i armatosur i mbretit dhe mbretëreshës. Ilir Meta porosiste vrasjen e vëllait të ish-deputetit Ndoka të Lezhës dhe u vra. Nga ai grup me 50 të arrestuar do të ketë të penduar e do ta tregojnë si vrasje. Ky grup që doli, që ka qenë në rolin e ekzekutorit duke patur të penduar brenda tij por dhe me dëshmitë dhe deklarimet do të tregojnë e do të na çojnë të kuajt dhe torot që janë kolonel e gjeneral e ish-drejtorë policie e deri te drejtor të përgjithshëm policie që kanë bërë vrasje me duart e tyre.

-Po thoni që zyrtarët e policisë kanë bërë vetë vrasje?

Po, po. Kanë bërë vrasje dhe janë me emër e tani dalin e bëjnë pensionistin e analistin nëpër studio televizive në një kohë që janë vetë vrasës. Pastaj do të shkohet edhe te urdhëruesit kryesor që kanë porositur vrasje.