BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Politike

KLSH rreshton shkeljet e Belinda Ballukut, si i dha lejet e parqeve eolike në Zonat e Mbrojtura, ja firmat që do ta çojnë drejt burgut zv/kryeministren

KLSH rreshton shkeljet e Belinda Ballukut, si i dha lejet e parqeve eolike

Emisioni investigativ, “Vetting” në News24 ka zbardhur disa fakte të panjohura për publikun për licencat e firmosura nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjikes, Belinda Balluku, të cilat sipas raporti të KLSH, por edhe ekspertëve janë dhënë me shkelje procedurale, por edhe në konflikt të dyshuar interesi. Vetting hedh dritë mbi kompanitë që kanë përfituar nga firmat e Ballukut, lidhja e tyre me ministren, si dhe shkeljet që janë zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

EMISIONI VETTING

Por si mund të ishte diçka e tillë e realizueshme?!

Ministrja Belinda Balluku nuk është mjaftuar vetëm me “diellin” që e ka “shpërndarë” duke thyer shumë nga rregullat, por ka përzgjedhur edhe se kujt ia dhuron këtë mundësi pasurimi. Shqipëria ndërkohë është edhe një oaz pasurish dhe mundësish për parqet eolike, të cilët monetizojnë erën. Të paktën 10 leje janë dhënë për ndërtimin e parqeve eolike, gjysma e të cilave gjenden pranë Zonave të Mbrojtura.

Por cilat janë këto kompani?!

Cili është ai person që ka marre  nga lejet në fjalë? Kush qenka ky aksioner që administron tashmë 2 nga parqet eolike që do ndërtohen pranë Karaburunit dhe parkut arkeologjik të Amantias? Në mbledhjet e Këshillit të Ministrave të vitit 2023,  të drejtuara nga zv.kryeministrja Belinda Balluku janë miratuar leje ndërtimi për centrale eolike, përkatësisht për Realdo Mansakun. Theksojmë se Mansaku është aksioner në kompanitë RENEVV POVVER ALBANIA dhe Suntech Povver. Përmes investimit të kompanisë “Renevv Povver Albania” nëpërmjet këtyre projekteve është parashikuar të preket edhe Parku Arkeologjik i Amantias  nën rrënojat e të cilit ndodhet qytetërimi më i lashtë ilir dhe njihet botërisht si një ndër asetet më të shkëlqyera të arkeologjisë shqiptare.

Por çfarë e lidh Realdo Mansakun me Ministren Belinda Balluku?

Më herët emisioni “Vetting” ka dëshmuar për konfliktet e mundshme të interesit për Rrugën e Arbrit, ku kompania “GR ALBANIA”, në vitin 2022 kishte fituar shtesën për mbikëqyrjen e kompanisë koncesionare të Rrugës së Arbrit nga Ministria e Infrastrukturës. Në këtë kompani rezulton aksioner Realdo Mansaku së bashku me Gentjan Filaj. Por në vitin 2021, kjo kompani do të bëhej pjesë e kontratës koncesionare për ndërtim hidrocentrali tek kompania “GRABOVA HIDROPOVVER”. Në këtë kompani rezulton aksioner dhe GR ALBANIA, e cila mbikëqyr kompaninë, me të cilën është duke ndërtuar një hidrocentral. KLSH nga ana tjetër ka zbuluar edhe një tjetër skandal të krijuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes. Audituesit evidentojnë se në raport, grupi i punës  nuk është shprehur qartësisht se kjo zonë është e mbrojtur si park natyror kombëtar. Ndërkohë që kjo është e njohur historikisht si e tillë.

Sipas KLSH – së: “Në çdo rast të mëtejshëm, kur bëhet fjalë për projekte, në të cilat zona është e identifikuar dhe nuk zgjidhet nga subjekti privat, grupet e punës për identifikimin e zonave duhet të marrin parasysh të gjitha risqet e ndërtimit të projekteve, me qëllim që të evitohen konfliktet e mundshme, si dhe të garantohet përfundimi me sukses i projekteve.” Situata bëhet edhe më alarmante kur KLSH vendos theksin e riskut, prej ankimimit në Arbitrazh duke krijuar potencialisht dëm të madh financiar në buxhet të shtetit.  Ndërkohë, më 10 nëntor 2018, qeveria shqiptare shpalli fituesin që do të ndërtonte parkun e parë fotovoltaik në vend, atë të Akërnisë dhe bëhej fjalë për konsorciumin India Povver Corporation LTd. Por dy vite më pas, kontrata me këtë konsorcium nuk u nënshkrua asnjëherë dhe për këtë nënshkrim nuk është dhënë asnjë sqarim institucional.

Më të lexuarat