BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x
BREAKING NEWS

Njeriu i besuar i Niko Peleshit përfshihet në skandal, ja si manipuloi kontratën 4 milionë euro me kompaninë fantazmë për shuarjen e zjarreve nga ajri, zbardhen faktet

Njeriu i besuar i Niko Peleshit përfshihet në skandal, ja si manipuloi
x
BREAKING NEWS

Shteti digjital i Mirlinda Karçanajt merr një tjetër goditje, hakerat iranianë të “Homeland Justice” nxjerrin të dhënat e kartave të identitetit dhe numrat e telefonit të mbi 65 mijë shqiptarëve

Shteti digjital i Mirlinda Karçanajt merr një tjetër goditje,
x
BREAKING NEWS

Akademia e Shkencave batërdi me lekët e shqiptarëve, ja si janë bërë “rrush e kumbulla” 240 milionë lekë gjatë pandemisë, KLSH zbulon shkeljet

Akademia e Shkencave batërdi me lekët e shqiptarëve, ja si
x
BREAKING NEWS

Lajmet e mira që i presin pensionistët brenda këtij viti, nga ligj i ri për të moshuarit që nuk kanë dokumentet e sigurimeve të vjetra për të përfituar pension, te ndryshimet e reja që po përgatit Instituti i Sigurimeve Shoqërore në zonat rurale, ja ku...

Lajmet e mira që i presin pensionistët brenda këtij viti, nga
x

Politike

"Koalicionet parazgjedhore të propozuara nga opozita, alibi për të prishur...", ekspertët vendosin në 'tryezë' Reformën Zgjedhore: Koha e mbetur, e mjaftueshme për ta përmbyllur

"Koalicionet parazgjedhore të propozuara nga opozita, alibi për

Për ekspertët e zgjedhjeve Kristaq Kume dhe Gerta Metaj,  koha që ka mbetur për të përfunduar reformën zgjedhore është e mjaftueshme në qoftë se palët politike kanë vullnet për ta përmbyllur atë.

Pas vendimit të gjykatës e cila i dha vulën dhe siglën e partisë Demokratike grupit të rithemelimit, Kristaq Kume theksoi se palët  do të jenë më komode  për të përfunduar reformën zgjedhore.

“Palët do të jenë të gatshme dhe të angazhuara për ta realizuar. Atë çfarë duhet bërë në ndryshimet në legjislacionin zgjedhor dhe jo vetëm”, tha Kume.

Ndërsa ekspertja e zgjedhjeve Gerta Metaj  u shpreh me tone më pesimiste lidhur me përfundimin e kësaj reforme.

“Kemi disa shtylla bazike që palët politike kanë rënë dakord secili në podiumet e tyre politike, por kur vjen çështja që ulen bashkë, situata fillon nga fillimi”, deklaroi Metaj.

Përsa i përket votës së emigrantëve Kume është besimplotë se kjo do të ndodh, por për një numër të kufizuar emigrantësh të cilët duhet të kenë të  regjistruar në regjistrin e gjendjes civile në Shqipëri adresën e vendbanimit të vendin ku jetojnë.

“Ajo që do të ndodhë në 2025 do të jetë dhënia e mundësisë për votim jashtë vendit, por dhënia e kësaj mundësie do të jetë shumë e kufizuar”, u shpreh Kume.

Nga ana e saj Gerta Metaj  e shikon si një shou politik votën e diasporës.

“Gjithmonë ka qenë tendenca që topin e ka KQZ, ai këtë radhë po e kërkon topin, por nuk ja japin, nuk duan t’ia japin”, tha Metaj.

Eksperti  i zgjedhjeve elektorale Krista Kume shkon me tej duke propozuar disa rekomandime në funksion të përmirësimit të sistemit elektoral.

“Në Kodin Zgjedhor ne sot kemi 12 njësi zgjedhore, duhet bërë ndryshimi që të bëhen 4 njësi zgjedhore që i jep të drejtë qytetarëve që të garojnë me listë kandidatësh të pavarur”, theksoi Kume.

Lidhur me koalicionet parazgjedhore të propozuara nga opozita, ekspertët mendojnë se ky element mund të përdoret si alibi për të prishur marrëveshjen e deritanishme të arritur mes palëve për reformën zgjedhore.