BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Politike

Myslim Murrizi: Gjysma e grupit parlamentar të PS dhe PD kanë vila luksoze te Gent Sula në Kodrën e Diellit, në Palasë dhe Gjirin e Lalëzit, ja skenari që po përgatitet për të nxjerrë Sali Berishën nga politika

Myslim Murrizi: Gjysma e grupit parlamentar të PS dhe PD kanë vila

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar ‘fatin’ e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ndodhet prej 5 muajsh në izolim, si dhe aspiratat e të bijës, Argita Malltezit për të marr në dorë drejtimin e Rithemelimit. Murrizi deklaron se Argitën nuk e sheh në asnjë strukturë legale të Partisë Demokratike që prej Dhjetorit të 90’-ës e deri më sot. Nga ana tjetër ish-deputeti thotë se prej kaq muajsh nuk di të ketë ndonjë akuzë konkrete ndaj Berishës, përkundrazi apelon organet ligj zbatuese që të hetojnë pasurinë e tij e të fëmijëve, si dhe tokën që mori Karlo Bolino e dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. Gjithashtu, Murrizi bën thirrje organeve ligj zbatuese që të hetojë pasuritë e deputetëve si të grupimit të majtë dhe të djathtë për vilat te Gent Sula te Kodra e Diellit, në Palasë e Gjirin e Lalëzit.

-Gjykata e Lartë ia hodhi sërish poshtë kërkesën ish-kryeministrit Sali Berisha për t’u paraqitur në Parlament, ndërkohë Argita Malltezi së bashku me avokatët ka bërë të qartë se nëse vijohet kështu pasi në fund qershori mbyllet afati i Berishës në mosparaqitje në Parlament ai humbet mandatin, vajza e tij është e gatshme t’i futet politikës dhe të jetë pasardhësja e babait të saj. Çfarë është për ty vlen apo nuk vlen?

Në të gjithë deklaratën tuaj do ta ndaja në dy pjesë. E gatshme për t’u futur në politikë pas 8 dhjetorit 90’, gjithsecili shqiptar që mendon dhe jep kontribut politik i ka rrugët e hapura për t’u angazhuar në politikë ku të ketë dëshirë e sa të ketë mundësi. Pjesa e dytë për pasardhëse, kjo është një hamendësi e juaja pasi pasardhësit nuk emërohen. Një eksperiment të dështuar, e ka kryer Berisha në vitin 2013-ën me Lul Bashën. Në politikë vihet me përfaqësim dhe duhet ë garosh për të marrë atë pozicion që e aspiron. Ato që janë anëtarë të opozitës të cilët sot nuk e kanë logon dhe vulën, ata që morën 5700 vota në 14 Maj, në momentin që nuk do të jetë apo do të tërhiqet, pasi Berishën mos pasja e mandatit të deputetit, nuk e kushtëzon për të qenë kryetar i këtij grupimi që ka marrë 5700 mijë vota. E parë nga syri im, nuk besoj se Berisha do të jap dorëheqjen si kryetar partie para 2025-ës.

-Përfshirjen e zonjës Malltezi në politikë, ju e quajtët një hamendësim mediatik. Ju vetë besoni se zonja Malltezi mund t’i futet zyrtarisht politikës duke u pozicionuar si një demokrate e thjesht siç ka bërë deri tani apo Argita Malltezi mund të ketë ambicie të mëtejshme. Çfarë i sjell PD-së kjo?

Në politikë je kur je pjesë e forumeve drejtuese të një subjekti politik minimalja. Për mua në politikë aktive je kur je në Parlament. Për mua Argita nuk është në asnjë strukturë legale të PD, nga dhjetori i 90’-ës e deri më sot.

-Kjo nuk e pengon të kandidojë si deputete vitin tjetër?

Patjetër! Argita si çdo anëtarë që ka PD, nëse është pjesë, ka të drejtë të kandidojë në kryesi, në Këshill Kombëtar, kryetare nëse jep futet në garë me babën e shumë të tjerë se nuk do të jenë këto të dy nëse do të rikandidojë sërish e të aspirojë për të qenë deputete si çdo ëndërrimtar si Gazi, Gjekmarkaj, Flamuri, Albana e me radhë.

-Por nëse ndodh ky lloj emërimi si pasardhëse?

Jo nuk ndodh. Edhe Basha kaloi një emërim përmes një procesi formalisht votues por u pozicionua fuqia potenciale e demokratëve për shumë arsye u pozicionuan me Bashën. Por unë besoj se është 2013-ta, pasi e patëm një garë me Berishën dhe Ibsel Elezin, i cili ky i fundit mori 300 e ca vota. Në një garë të ardhshme pas 2025-ës unë nuk jam nga ato që duartrokasin poshtë ballkoni por duan sa më shpejtë Berishës t’i digjet mandati. Dhe e kam thënë që në momentin që është arrestuar që strategjia është të mos dalë deri në qershor që të mos i digjet mandati, që ta dënojnë deri nga fundi i vitit në një nga nenet e dekriminalizimit për të mos e lënë që të jetë deputet në 2025-ën dhe të ketë një vdekje politike të Sali Berishës. Këto e ëndërrojnë jo vetëm kundërshtarët politik të tij por edhe disa pseudo-demokrat apo këto që kanë kapërcyer katër herë ylberin brenda 3.5 vite.

-Gjasat siç po duken ku  5 muaj kaluan pasi në 30 qershor mbaron mandati

Vulën nuk na e ka marrë Luli me Gazin se po të ishte ashtu na e kishte sjellë Gazi kur erdhi me Agron Gjekmarkajn e iu ulën në prehër Flamur Nokës me emërim, na e ka marrë administrata SORROS dhe Biden. E nuk do të na e jap në datë 11 sepse tre gjyqtarucët e Apelit pasi janë tre Enveriste.

-Nëse Berisha humbet mandatin e deputetit, ligjërisht ai ka të drejtë të kandidojë në 2025-ën, ligjërisht ka të drejtë të mbajë Rithemelimin si kryetar por politikisht do të duhet që Berisha të jap dorëheqjen përfundimisht nëse humbet mandatin?

Jo, sepse arrestimi i tij për një vendim kolegjial është politik dhe pa një akuzë konkrete. Nëse do të më thoni se Sali Berisha ka vjedhur 5 milion euro, ka shtëpi këtu-atje në Lalz me para të vjedhura, që është arrestuar për Gërdecin, 21 Janarin, etj; i pari që do dilja kundra tij jam unë. Por të më thuash pse i ka dhënë 1/3 e tokës që e ka marrë Karlo Bolino. Karlo ka marrë 5 dylym tokë, Jamarbëri ka marrë 1.3 dylym tokë, se aq i bie në 27 trashëgimtarë. Kjo është bërë me vendim qeverie, po pse nuk hyjnë në burg Haxhinasto e Edmond Panariti, se edhe ato kanë ngrit dorën në qeveri, pse nuk hyn në burg Genc Ruli, Ridvan Bode e Majlinda Bregu, pse nuk hyjnë në burg këto. Se ky vendim qeverie është vendim kolegjial që kanë ngritur dorën të gjithë. Tre vjet në hetim e unë nuk di akoma se çfarë akuze konkrete, nuk kanë gjetur një fakt penal që ta çojnë për ta gjykuar Sali Berishën. Ligjërisht, nëse do të vazhdohet me këtë hipotezë, Sali Berishës t’i hetojnë pasurinë. Edhe të fëmijëve të tij dhe atë çfarë thotë ligji. Sikurse do t’ja hetojnë Edi Ramës që thotë kam 2 mijë dollarë në bankë e ka vilë 2 milion euro që e ka bërë Pand Arabuli, sikurse thotë Erioni se ma ka bërë mami dasmën në Gjirokastër. Të hetojnë gjysmën e Grupit Parlamentar të PD dhe PS, që ka vilën te Gent Sula te Kodra e Diellit, kanë vila në Lalz, që kanë vila në Palasë. Ligjërisht Berisha nëse dënohet deri në dhjetor nuk lejohet të jetë deputet, përpos mandatit në qershor. Mandati në qershor duke iu hequr ligjërisht atë nuk e pranon kush të jetë kryetari i PD. Ligji i dekriminalizimit nuk lejon nëse je i dënuar me vendim të formës së prerë për të qenë deputet. Unë shoh që loja ka hyrë në këto kalendat greke, zvarritja e parë që ta çojnë drejt limitit që të dënohet në shkallë të parë e të shkojë çështja në Apel, që ta bëjnë me njollë e të mos lejohet të jetë deputet në 2025-ën.

-E quani të padrejtë arrestimin e Sali Berishës atë për të cilën akuzohet por ka një dosje nga Britania e Madhe që lidhet me shpalljen ‘non-grata’ ndaj tij, që e konsideron se zoti Berisha është i përfshirë në korrupsion dhe që ka lidhje me element të krimit të organizuar. Bën dhe parashikimin ku nuk do të mundet të jetë në pushtet

Me të gjitha dosjet ‘non-grata’ nuk merrem unë. ‘Non-grata’ është një njollë në biografi, është mbledh fronti dhe të ka etiketuar si një njeri që ke prish rregullin e një shoqërie bolshevike. ‘Non-grata’ ka qenë kancelarja e Austrisë, as i pyeti fare dhe u bë kancelare, ‘non-grata’ ka qenë Papa Ndreu i cili qeverisi Greqinë dhe dogji makinën e Klintonit në 96’-ën në mes të Athinës. Berisha provën e parë e ka në 2025-ën pas betejës me Lulin  dhe me grupin e tij. Të shkojë në 2025-ën për të thyer çdo lloj paragjykimi për të thyer ‘non-grata’ angleze e amerikane e sovjetike, Berisha duhet të zbresë me këmbë në tokë dhe të mos besojë lëpirësat që e mashtrojnë, që vijnë vërdallë e takojnë një grusht njerëzish si takime turistike dhe shkojnë e ua tregojnë sa hajdut është Rama. E dinë ato më mirë sa hajdut është Rama dhe sa hajdut janë kryetarët e bashkive respektive.

-Grupi i dialogut në Parlament mblidhet për reformën zgjedhore, titujt kryesor janë vota e emigrantëve për të cilën nuk bie akoma dakord. Ku qëndron ngërçi?

Ngërçi qëndron te Sali Berisha i cili duhet të thotë më falni për marrëveshjen e 2008-ës me Ramën, nën presionin e Gërdecit, duhet të pranohet publikisht. Ngërçi qëndron te fakti që duhen lista të hapura, duhet ndryshuar kjo 12 qarqe sepse Tritan Shehu ka marrë mandat me 13.900 vota, Damian Gjiknuri me 6800. Nëse se kuptojnë dhe luajnë për një karrige të qelbur në 2025-ën, do të jetë katastrofike për opozitën. Kjo është faturë për 34 vite politike edhe e Sali Berishës. Votën e emigrantëve nuk e duan të dyja palët.