BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x
BREAKING NEWS

Njeriu i besuar i Niko Peleshit përfshihet në skandal, ja si manipuloi kontratën 4 milionë euro me kompaninë fantazmë për shuarjen e zjarreve nga ajri, zbardhen faktet

Njeriu i besuar i Niko Peleshit përfshihet në skandal, ja si manipuloi
x
BREAKING NEWS

Shteti digjital i Mirlinda Karçanajt merr një tjetër goditje, hakerat iranianë të “Homeland Justice” nxjerrin të dhënat e kartave të identitetit dhe numrat e telefonit të mbi 65 mijë shqiptarëve

Shteti digjital i Mirlinda Karçanajt merr një tjetër goditje,
x
BREAKING NEWS

Akademia e Shkencave batërdi me lekët e shqiptarëve, ja si janë bërë “rrush e kumbulla” 240 milionë lekë gjatë pandemisë, KLSH zbulon shkeljet

Akademia e Shkencave batërdi me lekët e shqiptarëve, ja si
x
BREAKING NEWS

Lajmet e mira që i presin pensionistët brenda këtij viti, nga ligj i ri për të moshuarit që nuk kanë dokumentet e sigurimeve të vjetra për të përfituar pension, te ndryshimet e reja që po përgatit Instituti i Sigurimeve Shoqërore në zonat rurale, ja ku...

Lajmet e mira që i presin pensionistët brenda këtij viti, nga
x

Politike

Nga shfarosja e emigracionit të paligjshëm, te mbështetja për të thelluar reformat, trajnimi gjyqtarëve dhe asistenca ekonomike në fusha të ndryshme, Sekretari i Jashtëm Britanik mbyll vizitën në Tiranë dhe niset me urgjencë drejt Londrës

Nga shfarosja e emigracionit të paligjshëm, te mbështetja

Shfarosja e emigracionit të paligjshëm, mbështetja për të thelluar reformat, trajnimi gjyqtarëve dhe asistenca ekonomike në fusha të ndryshme, kanë qenë dje disa nga temat për të cilat ka folur Sekretari i Jashtëm Britanik, David Cameron gjatë vizitës që zhvilloi në Tiranë, ndërkohë që pas qëndrimit disa orësh ai ka fluturuar me urgjencë drejt Londrës, duke bërë  që takimet e planifikuara me Presidentin Bajram Begaj dhe kreun e SPAK, Altin Dumani të mos zhvillohen. Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ndërpreu në mes vizitën e tij në Shqipëri, për t’u nisur me shpejtësi drejt Londrës, ku mori pjesë në një mbledhje urgjente të kabinetit qeveritar. Sekretari i Jashtëm, i cili ishte në Tiranë për të diskutuar politikën e imigracionit, u thirr urgjentisht në Britani që të mund të merrte pjesë në takimin e Downing Street rreth orës 16:00. Arsyeja e kësaj thirrje urgjente erdhi për shkak se kryeministri britanik, Rishi Sunak nuk përjashtoi mundësin e thirrjes së zgjedhjeve të parakohshme. Megjithatë, fjalët u përhapën me shpejtësi në Westminster, se kryeministri mund të thërriste një votëbesim brenda pak orëve. Sidoqoftë duhet theksuar se vizita e Lordit Cameron në Shqipëri ishte histori suksesi, teksa Sekretari i Jashtë Britanik tregoi edhe njëherë gatishmërinë se Londra zyrtare mbështet thellimin e reformave në gjyqësor dhe ekonomi, duke treguara hapur mbështetjen për vendin tonë. Diplomati Cameroni u takua “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që më pas dolën në një konference të përbashkët shtypi. Fjalën e tij, Sekretari i Jashtëm të Britanisë së Madhe, e nisi me vlerësime për Shqipërinë, të cilën e konsideroi një histori suksesi jo vetëm për zhvillimin ekonomik, por edhe për rolin e saj në arenën ndërkombëtare. Në vizitën e shkurtër vetëm 2-orëshe në Tiranë, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar mesazhet i kishte të qarta. Pa nguruar ta cilësojë të suksesshme punën e bërë deri më tani mes palëve, kërkoi vazhdimin e luftës së përbashkët kundër emigracionit të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe. Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron deklaroi se Shqipëria duhet të çojë përpara me reformat, ndërsa shprehu gatishmëri se Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë të japë kontribut në sistemin gjyqësor. Po ashtu, Britania do financojë hekurudhën Durrës-Prishtinë.

Më të lexuarat