BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Politike

“Nuk kemi betejë për karrige apo vulë, por…”, Basha për VOA: Vendimi i Apelit, i padrejtë, jemi të gatshëm t’i ofrojmë vendit më shumë sesa ç’ofron tangoja e Ramës dhe Berishës

“Nuk kemi betejë për karrige apo vulë, por…”,

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë për Zërin e Amerikës, e ka cilësuar të padrejtë vendimin e Apelit për t’ia dhënë vulën e partisë Sali Berishës, ndërsa shtoi se beteja e tij nuk është për karrige apo për vulë, por për Shqipërinë.

Basha deklaroi gjithashtu se vendimi i Apelit  është “një vendim në vazhdën e një bashkëjetese midis kryeministrit dhe ish kryeministrit, ku thelbi është t’i mohojmë shqiptarëve një alternativë një shpresë, për të dalë nga kjo gjendje”.

“Alternativa është shpalosur, zoti Rama nuk do kjo alterantivë të diskutohet, ai do që zgjedhjet e ardhshme t’i bëj me gogolin Sali Berisha para socialistëve të mërzitur e të mllefosur me qeverisjen e tij të korruptuar. Zoti Berisha mjaftohet me vulën e Partisë Demokratike, as unë e as mbështetësit tanë nuk e kanë bërë kurrë këtë betejë për vulë, për logo, për karrige, për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Sepse besojmë që Shqipëria meriton më shumë dhe jemi të gatshëm t’i ofrojmë më shumë sesa ç’ofron tangoja e kryeministrit dhe ish kryeministrit”, tha ndër të tjera ai.

Pyetje: Zoti Basha, jemi në një moment të rëndësishëm për ju dhe aksionin tuaj politik. Ndërsa Gjykata e Apelit ka dhënë një vendim e cila njohu përkatësinë e Partisë Demokratike zotit Berisha dhe mbështetësve të tij. Ndërkohë zgjedhjet nuk janë fort larg, zgjedhjet e ardhshme politike, çfarë përbën kjo për të ardhmen tuaj politike?

Lulzim Basha: Nuk e shoh njëherë në këndvështrimin personal, apo thjesht të forcës politike që kam drejtuar deri të martën dhe bashkimin e njerëzve që vazhdojnë të shpresojnë për një Shqipëri më të mirë, një Shqipëri që meriton më shumë. Këtu është fokusi im, këtu është fokusi që na rrethojnë, na mbështesin. Sepse vendimi i të martës përpos në këndvështrimin tonë edhe profesional i padrejtë. Dhe kjo është arsyeja se pse ne do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Është një vendim në vazhdën e një bashkëjetese midis kryeministrit dhe ish kryeministrit, ku thelbi është t’i mohojmë shqiptarëve një alternativë një shpresë, për të dalë nga kjo gjendje.

Ndaj, detyrimi ynë kryesor është ndaj shqiptarëve dhe për shqiptarët të cilët meritojnë më shumë sesa të zgjedhin midis kryeministrit dhe ish kryeministrit me sentencën kush është më pak i korruptuar dhe të kenë një alternativë të plotë.

Për fat, vetëm dy javë më parë është shpalosur me të 5 komonetët e saj. Me familjen shqiptare në qendër, të gjithë propozimet tona për fondin për mirëqenien e familjes, me propozimet tona për ekonominë e shqiptarëve, për taksën e sheshtë, për thjeshtimin e burokracive, për krijimin e një klime biznesi miqësore për bizneset shqiptare që do të nxis punësimin dhe të ardhurat më të larta për shqiptarët. Me propozimet tona për të përndjekurit politik dhe pronarët duke e kthyer Partinë Demokratike për herë të parë në 34 vite tek premtimet e pambushura me të cilat nisi rrugëtimin e saj.

Tek siguria nga propozimet tona për xhandarmërinë kombëtare dhe për një qasje të re ndaj Forcave të Armatosura dhe natyrisht tek lufta kundër korrupsionit ku angazhimi ynë me mbështetje ndaj drejtësisë, në veçanti ndaj SPAK-ut mbetet i palëkundur.

Siç janë propozimet tona ndaj njësisë të zbulimit dhe rikuperimit ndaj aseteve dhe pasurive të vjedhura të shqiptarëve. Dhe shndërrimin e KLSH-s në një gjykatë me forcë vendimmarrëse.

Alternativa është shpalosur, zoti Rama nuk do kjo alterantivë të diskutohet, ai do që zgjedhjet e ardhshme t’i bëj me gogolin Sali Berisha para socialistëve të mërzitur e të mllefosur me qeverisjen e tij të korruptuar. Zoti Berisha mjaftohet me vulën e Partisë Demokratike, as unë e as mbështetësit tanë nuk e kanë bërë kurrë këtë betejë për vulë, për logo, për karrige, për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Sepse besojmë që Shqipëria meriton më shumë dhe jemi të gatshëm t’i ofrojmë më shumë sesa ç’ofron tangoja e kryeministrit dhe ish kryeministrit.