BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Politike

Reforma Territoriale, PD dhe PS caktojnë ekspertët teknik, javës tjetër nisin dëgjesat me shoqërinë civile dhe grupet e interesit

Reforma Territoriale, PD dhe PS caktojnë ekspertët teknik, javës

Opozita dhe mazhoranca janë mbledhur në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, ku janë caktuar emrat e ekspertëve teknik. Në mbledhjen e kaluar u refuzua kërkesa që të shtoheshin ekspertët e grupeve parlamentare nga 4 në 6, ndërsa kryetarja e Komisionit Anila Denaj bëri një propozim për javën e ardhshme për tu ezauruar dëgjesat me organizatat e shoqërisë civile dhe tha se presin nga Kuvendi për një përgjigje formale nëse do të ketë shtesë në mënyrë që të mos pengohet fillimi i punës të ekspertëve që janë definuar. Nga mazhoranca u propozuan dy ekspertë teknikë: Adelina Farrici dhe Artan Shkëmbi. Nga opozita u propozuan Agron Haxhimali dhe Roland Bejko në cilësinë e ekspertëve teknik në këtë komision. Ndër të tjera, Xhelal Mziu ka dhënë propozimin e tij që të merret eksperiencë nga vendet e rajonit për Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale. “Unë do të propozoja ekstra që mendoj se do të jepnin kontribut të jashtëzakonshëm për të përfituar atë reformë të cilën do i eliminonte problematikat që janë përcaktuar deri më sot dhe që do të ishin më afër standardeve të vendeve të BE. Ngul këmbë që Komisioni i Reformës Territoriale duhet të gjejë modalitetin me Kosovën, me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk po them që t'i ftojmë ato për të dëshmuar këtu para nesh apo për të kontribuar, por them nuk është luks i tepërt që ky Komision të ndërmarrë një tur të shpejtë në këto 3 vende për të parë risitë e tyre në raport me ne dhe jam i sigurt që kanë më shumë kompetenca se ne dhe që të mos shkojmë te shpikja e rrotës, por të bëjmë implementimin e standardeve që kanë evoluar më shumë. Të treja kanë risi që janë më shumë se ne, por jam i sigurt që do të kontribuojnë maksimalisht për një reformë komplekse jo vetëm në një aspekt”, deklaroi Mziu.

Çupi: Reforma Territoriale e vitit 2014 dështoi

Ndërkohë, deputetja Dhurata Çupi ka thënë se Reforma territoriale e vitit 2014 dështoi. Në mbledhjen e parë të Komisionit për këtë reformë, Çupi në rolin e bashkëkryetares u shpreh se kjo reformë ka dështuar, pasi sipas saj, nuk ka garantuar shërbim për qytetarët dhe nuk ka ulur numrin e zyrtarëve lokalë të punësuar. Sipas bashkëkryetares demokrate, nga 19 mijë të punësuar në komuna dhe bashki që ishin në 2014, sot janë 39 mijë.“Reforma Territoriale ka dështuar, tani duhet t’ua kthejmë atë qytetarëve. Synojmë decentralizimin e pushtetit vendor, dhënien e shërbimit publik sa më pranë qytetarëve dhe largësia e madhe gjeografike. Synimi tjetër ishte ai për vetëqeverisje lokale, por kryebashkiakët janë të varur nga pushteti qendror. Jemi të detyruar t’i kthehemi reformës, sepse nuk ka arritur atë pritshmëri që pritej. Sot nga 2014 me 19 mijë punonjës të bashkive dhe komunave, ne sot kemi 39 mijë. Ndërkohë që synim ishte shkurtimi i stafeve”, u shpreh Dhurata Çupi, bashkëkryetare e Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale.