BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Politike

Skandal me KQZ, 23 milionë euro “hidhen në erë” nga Ilirjan Celibashi, KQZ pranon dështimit me identifikimin elektronik

Skandal me KQZ, 23 milionë euro “hidhen në erë” nga

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka pranuar problemet në këto zgjedhje. Edhe pse u punua për muaj të tërë dhe u hodhën miliona lekë fonde, sërish në këto zgjedhje vijoi avazi i vjetër. Celibashi doli dje në një konferencë për mediat, ku deklaroi se ka pasur probleme në disa qendra. Sipas tij, ka pasur fletë me shënime, ka pasur kuti të dëmtuara, si dhe prani të personave të paautorizuar në qendrat e votimit. Ndërkohë sistemi i identifikimit elektronik ka rezultuar dështim total. Në 500 qendra u puna me identifikim manual, pasi ai nuk arriti të vihej në punë. Po ashtu, ka pasur probleme në disa qendra edhe me energjinë, pasi është shkëputur apo janë është denoncuara edhe cilësia e dobët e bojës, e cila fshihej me një të larë të duarve. “Kemi disa të dhëna në lidhje me pjesëmarrjen. Ajo çfarë merr më shumë në këtë moment është ecuria e procesit në qendra e votimit dhe situata e fillimit të procesit. 77% e QV e kanë nisu votimin në 07:00, 13% në 07:30, 11% pas orës 08:00, kryesisht kjo është % e atyre QV që kanë pasur problem me funksionimin e pajisjes elektronike të identifikimit. Në orët e para të mëngjesit kishim disa QV që nuk kishin kuorum. Tashmë prej disa orësh ka zero QV që se kanë kuorumin. Nga raportimet që kemi procesi është duke shkuar qetë. Kemi pasur raportim për ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në Shijak. Në 1 QV dhe në Fier rezultonin mangët për bashkinë e Peqinit 500 fletë votimi për kryetar, ndërsa për Fierin 500 fletë votimi për këshillat. Dy QV në Devoll ka patur problematika me kutinë e votimit, kanë qenë të dëmtuara. Kemi një raportim që vjen direkt nga QV. Mbi numrin e zgjedhësve që kanë qenë prezent pak a shumë në orët e mëngjesit, llogarit 21%. Mbi incidente të mundshme, kemi informacion për dy incident, një në Fushë Krujë dhe një me operatorin e pajisjes së identifikimit në Dibër. Janë 14 denoncime të administrua deri tani në KQZ nëpërmjet aplikacionit. Denoncimet lidhen me parregullsi të veprimeve të anëtarëve të komisionit të Qendrave të votimit, probleme të aksesimit në disa QV nga persona me aftësi të kufizuara”, deklaroi ai.

Pajisa elektronike

Më tej, Celibashi ka hedhur poshtë mundësitë që pajisja e votimit elektronik të tjetërsojë votat në Elbasan. Duke iu përgjigjur rastit të ndodhur në lagjen Partizani ku një komisioner i koalicionit BF, pretendoi se kishte votuar për Boçin por në fletën e printuar i kishte dalë Llatja, Celibashi tha se nuk ekziston fare si mundësi që një gjë e tillë të ndodhë. “Të votosh për një kandidat dhe të dalë emri i një tjetër kandidati tek fleta e votimit probalbiliteti është zero dhe këto janë spekulime. Të gjitha pajisjet janë të koordinuara me një softuare unik dhe nuk ka shpjegim pse kjo ka ndodhur vetëm në Elbasan dhe jo në vende të tjera. Më është komunikuar kjo problematikë edhe nga Boçi dhe e kemi rikonfirmuar me konsulta me specialistë të kompanisë dhe nuk ka asnjë lloj mundësie që të ndodhë kjo situatë”, u shpreh ai.

Intimidimi i votuesve

Po ashtu, ai foli dhe për praninë e peronave të paautorizuar në qendrat e votimit. Ai ka thënë se kjo nga KQZ konsiderohet si një presion dhe intimidim ndaj votuesve. Celibashi tha se ata duhet të largohen menjëherë. “Prania e personave të paautorizuar konsiderohet si intimidim dhe presion ndaj votuesve. Ndaj duke filluar nga policia e shtetit dhe autoritete e tjera të marrin masa. Është e papranueshme që qytetarë të ndryshëm të rrinë në ambiente të brendshme të votimit. Të largohen menjëherë. Kush refuzon ta zbatoje këtë urdhër do të mbajë përgjegjësi”, nënvizoi Celibashi.

PS: KQZ të kërkojë ndjesë për dështimin me sistemin elektronik

Ndërkohë Partia Socialiste ka sulmuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për dështimin me identifikimin elektronik. Problemet me sistemin bënë që shumë qytetarë të mos votojnë në mëngjes dhe tani puna po bëhet manualisht. Në emër të Partisë Socialiste, ministrja Bora Muzhaqi ka bërë thirrje KQZ t’i kërkojë ndjesë publike të gjithë qytetarëve të cilët nuk kanë mundur të votojnë për shkak të problematikave. “KQZ duhet ti kërkoj ndjesë qytetarëve që nuk votuan në fillim. Partia Socialiste ju lutet të gjithë atyre që nuk votuan në orët e para të mëngjesit që të rikthehen gjatë ditës. Të bëjnë detyrën e tyre qytetare duke votuar. Kushdo prej nesh që voton, voton dhe për ata që nuk e kanë të mundur të votojnë”, deklaroi dje Muzhaqi, teksa kërkoi prej tyre që të rikthen gjatë ditës dhe të votojnë.

Skandali me pajisjet e identifikimit elektronik

Por edhe pse pajisjet e identifikimit elektronik i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 23 milionë euro, KQZ-së duket se kjo nuk i intereson fare dhe i transporton ato në mënyrë të papërgjegjshme. Në një video të bërë publike dje në media mund të shihet fare qartë se si po transportohen pajisjet elektronike nga KQZ. Siç mund të shihet, ato pajisje hidhen drejt kamionit pa asnjë përkujdesje, nga ku mund të kuptohet fare mirë se përse pati probleme me identifikimin elektronik. Gjë kjo që solli vonesë për nisjen e procesit të votimit në disa zona. Ajo që e bën edhe më alarmante këtë sjellje është fakti që ky tender për pajisjet elektronike ka kushtuar 23 mln euro.

Denoncimet për bojën e KQZ

Megjithatë duhet thënë se procesi i zgjedhjeve që ka organizuar kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, përveçse është më i shtrenjti financiarisht, me vlerë 2.2 herë më tepër se zgjedhjet lokale 2019, është edhe i turpshëm, skandaloz e i dështuar, mbasi cenon rëndë besimin e strukturave të BE për integrimin. Sikur të mos mjaftonte dështimi me pajisjet e identifikimit të zgjedhësve, dhe me votimin elektronik në shumë qendra votimi të Elbasanit, Kamzës e Vorës, doli skandali tjetër me bojën shënjuese të gishtave. Boja Timbruese, rezulton se nuk është e llojit dhe cilësisë së bojës që përdoret në votime, por është bojë- ujë, që hiqet menjëherë e lehtësisht, tamam si bojërat që përdoren për vizatime në kopshtet e fëmijëve, ndërkohë që boja e votuesit duhet të rezistojë 24 orë pas përdorimit. Boja ujë ka kushtuar 384 milionë lekë, me 2 tenderë që Celibashi ia ka dhënë firmës “FARMA NET ALBANIA Sh.p.k” të Sokol Topçiut, shpallur në Buletinin e Prokurimeve Publike të datave 20 shkurt e 3 Prill 2023. Ndërkaq, si shumë qytetarë edhe gazetarja e njohur Erla Mëhilli ka shkuar dje dhe ka hedhur votën e saj në Tiranë, në qendrën e votimit, Akademia e Arteve. Gazetarja ka bërë një denoncim, ku tregon se gishti ku lihet shenja për të treguar se ke votuar një herë, mund të fshihet lehtësisht me një letër të lagur. Kjo tregon se një shenjë e procesit ka dështuar, por që normalisht nuk është aq e lehtë që një person të rikthehet dhe të hedhë votën për herë të dytë. Të njëjtin denoncim e ka bërë edhe Kryetari në Partia Demokratike Dega Durrës, Joni Myshketa.