BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Politike

Vuloset dosja e “shekullit”, Sali Berisha ia hedh paq akuzave për vrasjen e Azem Hajdarit, ja si ish-kryeministri iu shmang drejtësisë gjithë këto vite, refuzoi mbi 50 thirrje nga gjykatat dhe prokuroria

Vuloset dosja e “shekullit”, Sali Berisha ia hedh paq akuzave

Gjykata e Lartë ka rrëzuar dje rekursin e Izet Haxhisë, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të vitit 2022, e cila po ashtu la në fuqi dënimin me 21 vite burg të Haxhisë, për vrasjen e deputetit Azem Hajdari në vitin 1998. Izet Haxhia kërkonte prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim me një tjetër trup gjykues për shkelje të rënda të rregullave proceduriale të gjykimit ose në alternativë deklarimin e pafajshëm. Kujtojmë se Izet Haxhia u arrestua në Turqi dhe ndonëse fitoi statusin e azilantit, vendosi të kthehej në Shqipëri, ku u rihap nga e para procesi.  Ekstradimi i tij zgjati për vite të tëra dhe Haxhia mbërriti në Shqipëri pas 12 vitesh. Haxhia u ekstradua në maj 2018, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën për rigjykimin e tij, duke rrëzuar dënimin e mëparshëm nga gjykata. Ai deklaronte në atë kohë se ishte vetëdorëzuar në policinë turke.

Haxhia fajëson Sali Berishën

Izet Haxhia e ka mohuar që ai të ketë rol në vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari në 12 shtator 1998. “Nuk e nxora unë Azem Hajdarin në pritë. Para se të vritej, Hajdari ishte në takim me Sali Berishën. Azemi u njoftua se jashtë PD-së ishte një mjet me tritol. Kur e informoi këshilltari, ishte në zyrën e Berishës. Kur doli te makina, Azemi trokiti te xhami. Jaho Mulosmani ishte shofer i makinës, nuk qëlloi. Ai që qëlloi ishte Fatmir Haklaj. Kur ndodhi ngjarja, unë isha me Halil Haklajn. Unë e Azemi kemi qenë bashkëthemelues të PD-së. Jam ndjerë shumë i përdorur. Vrasja u bë për të rrëzuar Fatos Nanon. Fatmir Haklaj më tha se nuk kishte shkuar për të vrarë Azemin”, mësohet të jetë shprehur në gjyq Haxhia. Sipas Izet Haxhisë, vrasjes së bujshme i parapriu një takim i datës 1 shtator të vitit 1998, midis vetë Azem Hajdarit dhe Muharrem Haklajt. Haxhia shprehet se Azem Hajdari e kishte informuar Muharrem Haklajn se urdhri për vrasjen e djalit të tij kishte ardhur nga zyra e katit të dytë, duke nënkuptuar Sali Berishën. Madje, ish-truproja i Sali Berishës ka pretenduar se dispononte edhe një kasetë të regjistruar në mitingun e 21 qershorit. Për të siguruar këtë kasetë, Fatmir Haklaj i kishte kërkuar Izet Haxhisë që ta ndihmonte për të takuar Myftar Lumneshin dhe Dem Dollapin, takim i zhvilluar në një lokal në zonën e Linzës, i cili shërbente edhe si bazë e Shërbimit Informativ Shtetëror. Izet Haxhia ka deklaruar se takimi nuk u arrit të realizohej pasi Lumneshi kishte udhëtuar me Azem Hajdarin drejt Fierit. Sa i përket ditës së ngjarjes, Haxhia është shprehur se ndodhej në një bilardo pranë shtëpisë, kur mbërriti një makinë që drejtohej nga Jaho Mulosmani dhe në të ishte edhe Halil Haklaj. Ai pretendon gjithashtu se nuk është përfshirë në vrasjen e Hajdarit dhe se duhet të dënohet vetëm për përfshirjen në ngjarjet e 14 shtatorit, pasi ka sulmuar me armë institucionet.

Sali Berisha ia hedh paq akuzave

Me “vulosjen” që i bëri Gjykata e Lartë, Berisha ia hedh paq këtyre akuzave dhe për të nuk do të ketë hetim. Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri shpëton nga drejtësia. Gazeta ka siguruar detaje nga dosja hetimore e prokurorisë për vrasjen e Hajdarit dhe sipas të dhënave, Berisha i është shmangur mbi 50 herë thirrjes në gjykata e prokurori. Nga të dhënat bëhet e ditur se vetë prokuroria gjatë hetimeve e ka thirrur plot 25 herë Sali Berishën të dëshmojë dhe ai në asnjë moment nuk është paraqitur pranë organit të akuzës. Ndërkohë herët e tjera ai është thirrur në të gjitha shkallët e gjyqësorit ku vijoi procesi dhe i refuzoi. Sipas informacioneve bëhet fjalë për mbi 50 fletë thirrje të cilat u hodhën në kosh nga ish-kryeministri. Por Berisha e shmangu drejtësinë dhe vendosi të rrëfehej te ambasadat. “Unë dëshminë time për vrasjen e Azemit e kam bërë me vullnet të plotë. S’ia kam bërë Arben Rakipit. Ai ishte avokati i krimit në atë kohë. Dëshmia ime i është dhënë ambasadorit amerikan që ai e dorëzoi te Prokuroria. Ishte këmbëngulja jonë te hetimi ndërkombëtar dhe ata erdhën e dënuan disa prej atyre. Të tjerët i eliminuan nga dosja. Vrasësit direkt të Azemit morën ndëshkim, organizatorët nuk ishin në dorën tonë. Unë i thashë të gjitha dhe dija jo pak”, ka deklaruar kohë më parë Berisha.

Ja si ndodhi vrasja e Hajdarit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet. Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra. Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia, njerëz që qëndronin shumë pranë kryeministrit Berisha. Prokuroria në atë kohë pretendonte se ish-truproja i kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia, telefonoi Hajdarin dhe e nxori nga zyra e tij, ku dhjetë minuta më pas e ekzekutuan në pritë, ndonëse një moment i tillë mbetet realisht i paqartë.